Author: Rilinda

VMRO –DPMNE ka akuzuar zëvendëskryeministrin Artan Grubi se ka harxhuar 30 mijë euro për të larë veturat. Sipas tyre, Grubi ka shpenzuar edhe mijëra euro për të përditësuar veb faqen e ministrisë dhe për lule. “Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendës kryeministri Artan Grubi, i kanë harxhuar 30 000 euro për gjëra të panevojshme. Ministria e sapoformuar dhe zëvendës kryeministri i sapoemëruar  kanë nënshkruar tender prej 350 000 denarësh për larje të automobilave”, deklaroi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së. Ndërkohë, nga LSDM-ja akuzuan kryetarët e VMRO-DPMNE-së janë shembull i përtacisë dhe shpenzimit të parave të qytetarëve në kohë krize. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhje sot mori pjesë në hapjen e biznes forumit në mes Republikës së Çekisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në fjalën e tij, zëvendësministri Rexhepi theksoi se nevojitet intenzifikimi i baskëpunimit në mes kompanive vendase dhe atyre nga Republika e Çekisë me qëllim të rritjesë së këmbit tregtarë në mes dy vendeve. “Këto partneritete mund të tërheqin investime që të zhbllokojnë potencialin e vendit tonë nëper fusha të ndryshme.Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është motori i ekonomisë vendore ku vetëm në këtë moment investojmë diku mbi 1 miliard euro në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe gazifikimin.…

Lexo më Shumë

Një delegacion i Lidhjes së organizatave jo qeveritare turke në Maqedoninë e Veriut (MATUSITEB), në përbërje të Kryetarit z.Husrev Emin dhe drejtorit ekzekutiv, z.Mehmed Arif, kanë realizuar një takim me liderin e Aleancës për Shqiptarët, z.Ziadin Sela dhe Drejtorin e NP Higiena Komunale – Shkup, z.Zudi Enuzi Dekoka. Në takimin e realizuar në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Shkup janë biseduar disa tema të rëndësishme për qytetarët dhe vendin, ndërsa janë shkëmbyer edhe mendime për regjistrimin e popullsisë që u realizua vitin e kaluar dhe rezultatet e të cilës pritet të publikohen në fund të muajit mars. Nga Lidhja…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar ndryshimi i Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin, shkruan gazeta LAJM. “Edhe një detyrë tjetër u përmbush sot! Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë! Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat…

Lexo më Shumë

Antalya/Bruksel MERVE GÜL AYDOĞAN AĞLARCI/ÖMER TUĞRUL ÇAM Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke theksuar se Turqia është një aleat i vlefshëm i NATO-s, tha se i përgëzon përpjekjet diplomatike që Turqia ka ndërmarrë për t‘i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë. I ndodhur në Turqi për Forumin e Diplomacisë në Antalya në të cilën Andaolu Agency (AA) është Partner Global i Komunikimit, Stoltenberg zhvilloi një intervistë për AA. “Turqia është një aleat shumë i vlefshëm i NATO-s. Turqia kontribuon në mbrojtjen kolektive të NATO-s në mënyra të ndryshme”, tha Stoltenberg, i cili shtoi se Turqia në të njëjtën kohë luan…

Lexo më Shumë

Ankara Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Turqisë, Hulusi Akar, në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Sergei Shoigu diskutoi zhvillimet e fundit në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA). Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, thuhet se gjatë bisedës telefonike, Akar theksoi rëndësinë e ofrimit të mbështetjes për arritjen e sigurt të anijeve civile që presin në portet ruse për të shkuar në Turqi dhe hapjen e një korridori humanitar për evakuime. Akar theksoi gjithashtu nevojën për një armëpushim urgjent në Ukrainë për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve në luftën që vazhdon mbi dy javë.…

Lexo më Shumë

Antalya Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, raporton Anadolu Agency (AA). Çavuşoğlu ka vazhduar takimet dypalëshe në ditën e parë të Forumit të Diplomacisë Antalya i cili mbahet në Qendrën e Kongresit NEST në zonën turistike Belek në Antalya. Fillimisht Çavuşoğlu u takua me Stoltenbergun dhe më pas me ministrat Raduloviq dhe Osmani.

Lexo më Shumë

Shkup / Tiranë Është organizuar ceremonia e ndarjes së certifikatave për “programin e trajnimit të nivelit bazë të gazetarisë së mediave të reja” që u organizua në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, në bashkëpunim të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Radio Televizionin e Turqisë (TRT), raporton Anadolu Agency (AA). Koordinatori i TIKA-s në Shkup, Halim Ömer Söğüt, në fjalimin e tij tha se i kushtojnë rëndësi organizimit të trajnimeve të tilla në vendet tjera të Ballkanit. “Faza e avancuar e këtij trajnimi të nivelit bazë parashikojmë, planifikojmë ta organizojmë në Turqi në muajt në vijim”, tha ai.…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në OKB, Ljubomir Frçkovski në një intervistë për televizionin Sitel, thotë: “Shqiptarët do të përfundojnë në Adriatik” transmeton News33.tv. Ljubomir Frçkovski në një intervistë tek Sitel, në vitin 2001 mes të tjerash, ai shprehet se shqiptarët nuk mund të prodhojnë struktura, ata nuk mund të prodhojnë as një Shqipëri të vogël, ata mund të prodhojnë vetëm një kaos të madh rajonal. Frçkovski gjithashtu thotë: “Nëse do përballemi me tezën se duhet negociuar me terroristët dhe ndarjen e vendit, absolutisht opsion më i pranueshëm për ne është ndërhyrja e ushtrisë greke dhe atë bullgare së bashku…

Lexo më Shumë

Lotaria Shtetërore me kënaqësi njofton se në xhiron e 11-të të lojërave të fatit Loto 7, ra 7-shja në vlerë prej 27.385.728 denarë, (rreth 440.000 euro). Tërhiqja u realizua të mërkurën, më 9 shkurt 2022, me transmetim direkt në televizionin Kanal 5. Sipas të dhënave nga sistemi, mësojmë se pagesa është bërë në pikën shitëse “Balila 1”, në Koçani. Janë paguar 2 kombinime loto dhe fitues është kombinimi i dytë me numrat: 4, 10, 17, 28, 30, 32, 37. Kjo është 7-ja e pestë nga lojërat e fatit Loto 7 dhe çmimi i 26-të që nga fillimi i organizimit të…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së Arbër Ademi ka replikuar në fjalimin e kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela. Ademi e ka akuzuar Selën se nuk ka legjitimitet të flasë për legjitimitetin pasi i ka humbur të gjitha ciklet zgjedhore, shkruan Alsat. “Në zgjedhje prej në rrethin e parë. prej në 80 mijë vota ranë në 40 mijë vota. Këtu kërkohet përgjegjësi. Ju thatë kush ka një votë më tepër në bllokun shqiptar ai ka legjitimitet. andaj lejoni që ai që ka mandat të formojë Qeveri. Andaj u kërkoj që në kongresin e partisë tuaj të jem idelegat dhe me dy duar do të…

Lexo më Shumë

Kryeministri bullgar Kiril Petkov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse qeveria bullgare ka biseduar me Ambasadën Amerikane në lidhje me pakicën maqedonase në Bullgari, tha se, ai apo qeveria kurrë nuk kanë biseduar me Ambasadën Amerikane në Bullgari për njohjen e të ashtuquajturit. pakicës maqedonase në vend. “Nuk ekziston një pakicë e tillë dhe as që mund të flasim për një pakicë të tillë”, tha Petkov. Ai sërish potencoi se pakica bullgare duhet të hyjë në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. (INA)

Lexo më Shumë