Author: Rilinda

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sonte me fillim në ora 21:10, do të jetë mysafir në emisionin më të shikuar debatues ClickPlus në TV21 me gazetarin Fatmir Aliu. Ahmeti do të flas për të gjitha temat me interes publik, përfshirë edhe zgjedhjet lokale. Emisionin ClickPlus do të mund ta ndiqni në Televizionin 21 dhe në rrjetin sociale Facebook TV21 me fillim në ora 21:10.

Lexo më Shumë

Integrimi i plotë i të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE është skenari më racional dhe më logjik, i cili do të jetë në funksion të krijimit të një Unioni që do të ekzistojë i bashkuar, i begatë dhe në paqe, theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në fjalimin në konferencën shkencore ndërkombëtare me temë “Ballkani ndërmjet integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal”. Integrimi i plotë i të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE është skenari më racional dhe më logjik, i cili do të jetë në funksion të krijimit të një…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës ishte nikoqir i Konferencës Ndërkombëtare me temë: “Përdorimi efektiv i artit dhe teknologjisë krijuese në kultivimin dhe tregtimin e luleve” në kuadër të projektit: “Lulëzimi i artit (Rritja dhe fuqizimi i grave të reja nëpërmjet prodhimit artistik të luleve në mënyrë novatore dhe krijuese)” i financuar nga programi Erasmus +. Projekti synon krijimin e një baze të përbashkët për të ardhmen e politikave të prodhimit të luleve. Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi e përshëndeti këtë iniciativë duke theksuar se tema që trajtohet në këtë konferencë është në interes të…

Lexo më Shumë

Llotaria shtetërore me gëzim ju njofton me gjyshin Rade Stojçevskin, i cili nipit të tij si dhuratë për datëlindje i dhuroi banesë , duke i dhënë 5 intstant lojë ‘Shtëpi e ëmbla shtëpi’. Rade Stojçevski nga lagja e Shkupit Draçevë është fituesi i katërt të banesës nga tërheqja ‘Shtëpi e ëmbla shtëpi’. Banesa me madhësi prej 32 metër katrorë, me vlerë prej 2 914 181 denarë (me të gjitha taksat e përfshira , tatim prone , kosto transferimi etj) ndërsa do të jetë dhuratë për datëlindje për nipin e tij David. Me gëzim ndajmë edhe për takimin e bukur me…

Lexo më Shumë

Byroja e Metrologjisë njoftoi se ora e verore do të përfundojë të dielën, më 31 tetor, në orën 03:00. Akrepat e orës duhet të zhvendosen 1 orë prapa, nga ora 3 në orën 2. Me këtë, vendi do të fillojë të të numërojnë me kohën e dimrit. “Ora me 31 tetor 2021, për shkak të lëvizjes një orë mbrapa, do të shfaqet dy herë midis orës 2 dhe 3 , herën e parë e shënon si ora 2A dhe herën e dytë si ora 2B.” tha Byroja e Metrologjisë.

Lexo më Shumë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive njofton se fushata zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale zgjat deri në mesnatën e 29 tetorit. Rregullat për heshtjen zgjedhore zbatohen nga data 30 tetor deri në orën 19:00 të datës 31 tetor. Gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por pushojnë të gjitha format e përfaqësimit mediatik zgjedhor të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore. Sipas Kodit Zgjedhor, shkelja e heshtjes zgjedhore është transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materiali audio dhe audiovizual që lidhet ose në të cilin pjesëmarrësit marrin pjesë në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është…

Lexo më Shumë

8 fëmijë pozitivë me virusin korona po trajtohen në Institutin për sëmundje të Mushkërive tek fëmijët në Kozle. Dy nga pacientët e vegjël janë në mbështetje të oksigjenit. Gjendja shëndetësore e fëmijëve në përgjithësi është e mirë njofton drejtori i institutit “Kozle” Besnik Zeqiri, i cili thotë se në spital vijnë fëmijët të kontrollohen edhe si rezultat i virozëve të tjera të stinës së vjeshtës, mirëpo të hospitalizuar ka vetëm fëmijë pozitivë me Covid-19. “Në Institutin Kozle për momentin ka 18 fëmijë, domethënë nga mosha zero deri në 18 vjeç. Në përgjithësi 70% e tyre fëmijëve janë nga 12 deri…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov thotë se nuk ka negociata me Maqedoninë e Veriut derisa pakica bullgare nuk bëhet pjesë e Kushtetutës. Ky mesazh i ish kreut të ekzekutivit bullgar erdhi pas takimit me shoqatat e bullgarëve në Maqedoni. Borisov ka garantuar se mbështetja ndaj Maqedonisë së Veriut varet nga njohja e pakicës bullgare. “Të gjendet zgjidhje në Kuvend dhe të bëhet diçka që edhe bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës si serbët, boshnjakët dhe të tjerët që më pas të mund të vazhdohen negociatat për problemet shoqërore. Kjo është e patjetërsueshme. Pa këtë nuk kemi çfarë të diskutojmë…

Lexo më Shumë

Zyrtarja e lartë evropiane me origjinë gjermane, ish anëtarja e Bundestagut të Gjermanisë, ish deputetja e Parlamentit të Bashkimit Evropian dhe aktualisht kryetarja e forumit të gruas së Partisë Evropiane Popullor (EPP) ka bërë thirrje publike në përkrahje të kandidates së pavarur Danela Arsovska për kryetare të qytetit të Shkupit. Shkupi më në fund meriton të marrë një grua për kryetare komune, një profesioniste dhe një menaxhere të dëshmuar. E cila do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve – Danela Arsovska. Një grua e re, e fortë dhe e përkushtuar profesioniste si Danela, mund dhe do të bëjë…

Lexo më Shumë

Ka do dite, ndoshta prej se merkures se pare te qershorit, apo, ndoshta, edhe prej se enjtes, kur binte nje shi i imet, i dendur. Ti e ndien veten te shprazet, fyell; bosh, si shtogu kur ia nxjerrin palcen, si peshku kur ia shtrydhin vezet, si lehona kur ia heqin foshnjen. Te duket se nje humnere e gjere dhe e thelle, gati e paskajshme dhe e pafund, eshte mbeshtjelle me lekuren tende te holle, te bute, te bardhe qe e skuqin menjehere rrezet e diellit, duke te detyruar te kerkosh hijen qe i le te qeta nervat e tua te…

Lexo më Shumë

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, në emisionin debativ në TV Shenja, ka deklaruar se Shkupi për herë të parë është i të gjithë qytetarëve. “Kur kam hyrë në politkë, flas edhe si opozitar edhe si deputet dhe kryetar i Shkupit. Kam folur edhe për një gjë të rëndësishme që për mua është shumë e rëndësishme. Të gjithë janë të rëndësishëm. Shkupjanët janë të rëndësishëm. Këto nuk janë vetëm fjalë. Shkupi tash është qytet i të gjithëve. Për herë të parë është qytet i të gjithëve. Tash më nuk mund të flasim për Shkupin tuaj ose Shkupin tonë”,  ka thënë mes…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga koalicioni Aleanca, Alternativa , Bekim Sali në një intervistë për portalin republika.mk ka deklauar për kandidaten e e pavarur  për kryetare të qytetit të Shkupit, Danella Arsovska duke thënë se ajo është më e mira për Shkupin,. Sali ka thënë se partia e Afrim Gashit dhe ajo e Ziadin Selës do të mbështesin Danella Arsovskën dhe që bashkë do të bëjnë fushatë në terren. “Kam pasur rastin ta takoj dhe ajo është e madhe në karakter, ajo e do Shkupin, ajo është shumë e sinqertë dhe profesionale. Unë mendoj se ne do…

Lexo më Shumë