Koha e “tanëve” apo “tuajve” ka përfunduar, ndërsa filtrimi duhet të njohë nëse ndonjë gjykatës apo prokuror ka punuar në interes të drejtësisë apo për interesin e biznesit të dikujt, deklaroi në intervistën për “Dojçe Vele” ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq. Sipas tij, pikërisht përmes procesit të filtrimit të gjyqësisë dhe prokurorisë do të kthehet besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor. “Është me rëndësi të përmendet se Këshilli Gjyqësor është institucion i cili do ta zbatojë filtrimin e gjyqësisë. Jemi dëshmitarë në shtyrje të shpeshta të seancave gjyqësore, para së gjithash, të atyre për korrupsion të lartë dhe krim të…
Author: Rilinda
Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, fill pas betimit të anëtarit të gjashtë të saj, Përparim Kalo. Në një prononcim për mediat nga qyteti i Elbasanit, Meta tha se duhet ende punë që gjykata të jetë plotësisht funksionale, dhe se për të mbetet një çështje thelbësore. Kreu i shtetit theksoi se ka bërë çdo përpjekje të mundshme por sipas tij, procesi u bllokua disa herë nga mazhoranca, me qëllimin për ta kapur këtë institucion. Më tej presidenti përmendi edhe përplasjen e disa kohëve më parë me ish-kreun e KED, Ardian Dvorani, dhe Parlamentin. Ai tha se…
https://www.youtube.com/watch?v=C7sAPFxTaDA&feature=emb_logo Kryeministrja serbe Ana Brnabiç është vaksinuar sot ‘live’ ndaj Covid-19, duke u bërë njeriu i parë në Serbi që merr dozën e Pfizer. Brnabiç i është injektuar ilaçi anti-Covid në ambientet e një spitali, shoqëruar nga ministrja e Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Darija Kisić Tepavčević dhe epidemiologu Predrag Kon. Ministrja Tepavçeviç u shpreh për mediat se ishte jashtëzakonisht krenare që Serbia arriti të ishte ndër të parat shtete që siguroi vaksinën. Me marrjen e rreth 5 mijë dozave të para të “Pfizer” që do të përdoren për 2500 qytetarë, Serbia është vendi i parë në rajon…
Kryeministri Edi Rama e cilësoi ardhjen në Tiranë të presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, të stisur me propagandë, demagogji dhe retorikë absurde. Në një konferencë për mediat me temë “Ekonomia në Fokus”, Rama u ndal tek një ndër kërkesat që Osmani shtroi në Parlament, heqja e traut në Rrugën e Kombit. Kreu i qeverisë u shpreh se trau është bërë debat grotesk, se paraqitet si kufi, ndërkohë që nuk është aspak i tillë. Sipas Ramës, Osmani erdhi në Tiranë për të fituar vota në Kosovë, dhe kjo është arsyeja se përse “luajti me thikën nacional-folkloriko-vulgare”. Kryeministri gjithashtu theksoi…
Qesharake! Kështu i cilësoi kryeministri Edi Rama kërkesat e vazhdueshme të Kosovës për miratimin e një rezolute nga Kuvendi i Shqipërisë për të njohur e dënuar gjenocidin serb, si dhe rrëzimin e qeverisë Hoti. Në një konferencë për mediat me temë “Ekonomia në Fokus”, Rama u shpreh se parlamenti shqiptar e ka dënuar me plot 15 rezoluta të miratuara gjenocidin serb, pa kursyer thumbat kundrejt presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Albin Kurtit. “PS dhe Kuvendi ka kaluar 15 rezoluta dhe historia e luftës për liri të Kosovës në Kosovë e Shqipëri nuk fillon me Vjosa Osmanin, as…
Një investitor shqiptar përfshihet për herë të parë në industrinë e prodhimit të automjeteve. Është fjala për biznesmenin Nazif Destani i cili është sipërmarrësi dhe investitori kryesor i kompanisë “Next. e.GO Mobile”, një linjë gjermane e angazhuar në prodhimin e automjeteve elektrike. Së fundi, kompania do të jetë prezente në shtetin grek, për të krijuar një ndërmarrje të përbashkët atje, pas një letre mirëkuptimi të nënshkruar nga “Next.e.GO Mobile SE” dhe “Enterprise Greece”, një agjenci qeveritare e investimeve dhe promovimit të tregtisë. Investimi, që në fazën e tij të parë kap një vlerë prej 100 milionë eurosh, parashikon prodhimin e…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 4 deri 11 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 9 deri 14 gradë Celsius. Gjatë ditëve të ardhshme pritet të vazhdojnë reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta.
Vazhdon edhe më tej moti stabil dhe me diell, por me temperatura të ulëta sidomos në orët e mëngjesit. Për sot sinoptikanët paralajmërojnë mot me diell dhe vranësira të ulëta. Temperatura do të lëviz nga 8 deri në 15 gradë Celsiusë. Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm me temperaturë deri në 10 gradë Celsiusë.
ytetarët e Maqedonisë së Veriut që do planifikojnë të shkojnë në Greqi, duhet të kenë parasysh se 24 orë do të jetë mbyllur pika kufitare në Evzoni. Pika kufitare në Evzoni do të jetë e mbyllur për shkak të grevës së paralajmëruar nga shërbimi doganor në Greqi. “Pika kufitare Evzonia do të jetë e mbyllur për çdo lloj të qarkullimit prej orës 05:00 më 24 nëntor deri në orën 05:00 më 25 nëntor”, sqarojnë nga ministria e punëve të brendshme në Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u takua sot pasdite me Aleksandar Trajanovskin, drejtor i Klinikës Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion, Kujdes Intensiv dhe Qendër e Urgjencës (TSOARKIQU) dhe me drejtorët e kovid-qendrave nga kompleksi “Nënë Terezë”. “Ky takim ishte koordinim i rregullt rreth hapjes së kapaciteteve të reja spitalore për pacientët kovid brenda klinikave kirurgjikale. Në takim u diskutua për realizimin e departamentit të ri kovid brenda TSOARKIQU, i cili do të aktivizohet nëse është e nevojshme, konform situatës epidemiologjike në vend dhe numrit të pacientëve që kërkojnë shtrim në spital”, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë. Njëherit, për…
Në buxhetin e komunës për vitin 2021, do të përfshihen edhe planet dhe idetë e propozuara nga qytetarët e komunës së Karposhit në Shkup. Në këtë anketë si kategori në vetë është theksuar edhe rubrika për propozimet në lidhje me Kovid-19. “Me sugjerimet dhe propozimet e juaja do të kontribuoni në krijimin e Buxhetit më gjithëpërfshirës, i cili do të reflektojë nevojat e sa më shumë qytetarëve që është e mundur”, u shpreh Stefan Bogoev, kryetari i komunës. Propozimet e qytetarëve që do të përfshihen në diskutimin për Buxhetin e vitit 2021 në Komunën e Karposhit, mund të paraqiten në formë elektronike,…
https://www.youtube.com/watch?v=zfnLpBXVfuE&feature=emb_logo Propozimi për plotësim të Rregullores për punë të Kuvendit, që parasheh deputetët të mund të punojnë online, është vendosur në rend dite për seancën e së enjtes, më 26 nëntor. Por një gjë e tillë tani për tani mbetet pikëpyetje, pasi duhen 61 vota, ndërsa një pjese e deputetëve janë në izolim ose të infektuar me Kovid-19. E opozita vazhdon ta kundërshton këtë propozim. Koordinatorët e grupeve parlamentare të partive opozitare nuk morën pjesë në takimin e rregullt me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. “Kuvendi ka mbi 115 deputetë që punojnë dhe që janë të pranishëm në sallën plenare.…