“Na këndojnë pushkët nëpër kulla”/ Meta ia merr këngës në Dibër të Madhe, Kastriot Tusha: I di fjalët skraparliu e s’i dimë ne

“Na këndojnë pushkët nëpër kulla”/ Meta ia merr këngës në Dibër të Madhe, Kastriot Tusha: I di fjalët skraparliu e s’i dimë ne

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook një video nga mbyllja e vizitës në Dibër të Madhe, me një takim me artizanin më të vjetër, 91-vjeçarin Ilmi Krifca.

Kreu i shtetit përkujtoi 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës i cili i parapriu Kongresit të Manastirit ku unifikua alfabeti shqip si dhe zhvilloi homazhe te busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Meta e ka mbyllur vizitën me një mesazh: “Ka udhëheqës që nuk po ja duan të mirën Atdheut”. Por për mua ata janë kuislingë, sepse Udhëheqësit e vërtetë i dalin për Zot, Atdheut!”.

Postimi i Metës
Nuk mund të mos takoja në Dibrën e Madhe, artizanin më të vjetër, 91-vjeçarin Ilmi Krifca, memorie e gjallë historike e kësaj treve dhe patriot i zjarrtë për çështjen kombëtare.

Me shprehu hapur shqetësimin e tij të drejtë se “ka udhëheqës që nuk po ja duan të mirën Atdheut”. Por për mua ata janë kuislingë, sepse Udhëheqësit e vërtetë i dalin për Zot, Atdheut!

U përshëndetëm me vargjet e këngës së njohur dibrane: “Na këndojnë pushkët nëpër kulla!”

Në një moment, tenori Kastriot Tusha iu drejtohet të pranishmëve: “I di fjalët (të këngës patriotike) skraparliu (duke iu drejtuar Metës) dhe nuk i dimë ne”. Kjo pasi, presidenti Meta ka qenë ndër ata që e këngonte më me zell, duke e ditur tekstin përmendësh.