RMV, qytetarët mund të propozojnë në formë online plane për vitin 2021 deri te komuna e Karposhit

RMV, qytetarët mund të propozojnë në formë online plane për vitin 2021 deri te komuna e Karposhit

Në buxhetin e komunës për vitin 2021, do të përfshihen edhe planet dhe idetë e propozuara nga qytetarët e komunës së Karposhit në Shkup. Në këtë anketë si kategori në vetë është theksuar edhe rubrika për propozimet në lidhje me Kovid-19.

“Me sugjerimet dhe propozimet e juaja do të kontribuoni në krijimin e Buxhetit më gjithëpërfshirës, i cili do të reflektojë nevojat e sa më shumë qytetarëve që është e mundur”, u shpreh Stefan Bogoev, kryetari i komunës.

Propozimet e qytetarëve që do të përfshihen në diskutimin për Buxhetin e vitit 2021 në Komunën e Karposhit, mund të paraqiten në formë elektronike, por duke paralajmëruar se komuna do të realizojë anketa edhe në terren.

“Iniciativat e juaja do të shqyrtohen na sektorët dhe repartet e komunës, dhe në përputhje me mundësitë financiare, të njëjtat do të jenë pjesë e Buxhetit”, premtoi Bogoev.

Në lidhje me zbukurimin për festat e fundvitit, kryetari ka theksuar se do të shpenzojë 600 mijë denarë, derisa  vitet e kaluara janë shpenzuar 2 milionë denarë. Dallimin prej 1.4 milionë denarë raportoi se janë dedikuar për pastrimin e shkollave dhe çerdheve.