Bashkëshortja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, Elena, ka marrë pjesë në pritjen në Nju Jork të organizuar nga zonja e parë e Turqisë, Emine Erdogan, në kuadër të promovimit të iniciativës “Zero mbeturina”. Gruaja e kryeministrit që e shoqëron në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara del për herë të parë në publik sipas protokollit. Elena Kovaçevska me këtë rast ka veshur një fustan të krijuar nga dizejnerja, Tanja Kokev. Foto nga pritja janë shpërndarë edhe në profilin në Instagram të Emine Erdogan, e cila prej disa vitesh përfaqëson këtë nismë. “Zero Waste” synon të rrisë ndërgjegjësimin për nevojën e…
Author: Jeta almakos
Ministrat e Jashtëm evropianë do të zhvillojnë nesër e enjte, 22 shtator një takim të jashtëzakonshëm në New York. Arsyeja e takimit urgjent është deklarata që presidenti rus Vladimir Putin, bëri këtë mëngjes. Putini urdhëroi sot mobilizimin e ushtrisë ruse, teksa ka bërë thirrje që forcave ruse t’i bashkohen 300 mijë rezervistë për të luftuar në Ukrainë. Mësohet se Ministrat e Jashtëm do të takohen në orët e para të mëngjesit nesër.
Njoftimi i Vladimir Putinit për një mobilizim të pjesshëm për të përforcuar trupat e tij në Ukrainë shkaktoi një “nxitje” në faqet e internetit të linjave ajrore të mërkurën pas përpjekjeve të rusëve për t’u larguar nga Rusia sa më shpejt të jetë e mundur. mobilizimi fillimisht ka të bëjë me 300,000 rezervistë, por sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjithsej 25 milionë rusë mund të marrin thirrjen. Kërkimet në Rusi për termat “bileta” dhe “aeroplan” u dyfishuan nga ora 08:00 të mërkurën në krahasim me fillimin e javës, sipas mjetit statistikor Google Trends, i cili gjurmon se sa shpesh është shkruar…
Kështu duken raftet në disa dyqane në fillim të javës, para shtrenjtimit të qumështit. Shitësit thonë se nuk kanë qumësht as në magazinë. Por, tre ditë më vonë, qumështi u bë me çmim të ri. Në rastin konkret, çmimi i qumështit të importuar është 95 denarë, kurse qumështi nga prodhuesit vendas mund të blihet edhe për 87 denarë. Qumështi “Bitolsko”, nëpër dyqanet e Shkupit kushton 87 denarë. Po ta analizonim lëvizjen e çmimit të qumështit, do të dukej kështu: BLEGTOR QUMËSHTORE DYQAN 27 DENARË ? 87 DENARË Kjo do të thotë se çmimi blerës i qumështit është më i lartë…
Pas nëntë muajve të menaxhimit të “Parqeve dhe gjelbërimit”, Angele Sotirovski dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të ndërmarrjes publike. Sotirovski që vjen nga Partia Socialiste, në koalicion me VMRO-në ka thënë se shkak për dorëheqjen e tij është ambienti i krijuar së fundmi qe sipas tij nuk do ti jepte hapsirë të fokusohet në menaxhimin e suksesshëm të ndërmarrjes. “Vlerësoj se ambienti i ri politik në Qytetin e Shkupit nuk do të më lejojë që maksimalisht të fokusohem tek më e rëndësishmja , e ajo është menaxhimi I suksesshëm I ndërmarrjes. Pikërisht për këtë, tërhiqem nga detyra U.D Drejtor”,…
Filloi Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri në rend dite të së cilit është Propozimi qeveritar për vazhdim të gjendjes së krizës në vend deri më 30 prill 2023. Siç arsyetoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, vazhdimi i afatit është për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjeve të tregjeve me energji elektrike, ndërsa qëllimi është të ndihmohen qytetarët, ekonomia dhe institucionet. “Ky propozim vjen si pasojë e krizës energjetike e cila është pasojë, para së gjithash, e ngjarjeve gjeopolitike. Menaxhimi me sektorin energjetik është integruar në bazë të lidhjeve që i ka vendi me rajonin dhe BE-në, por…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një intervistë për televizionin amerikan CNN, ku ka theksuar se Beogradi dhe Moska duhet të mendojnë mirë para se të ndërmarrin ndonjë veprim në Kosovë. Në këtë intervistë, të realizuar me gazetaren e mirënjohur Christiane Amanpour, ai ka shtuar se edhe pse Kosova nuk është pjesë e NATO-s, trupat e saj janë të pranishme në Kosovë, shkruan Klan Kosova. “Serbia refuzon t’i pranojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Serbia nuk është vend demokratik, është një regjim”. “Situata në Ballkanin Perëndimor është në rrezik. Ne jemi duke e forcuar sistemin tonë të…
Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine në portin e Pireut. Lënda narkotike ishte fshehur në një kontenier frigoriferik. Në total u gjetën 173 kilogramë kokainë e ndarë në 160 pako. Operacioni për zbulimin e drogës u krye mëngjesin e së hënës. Kontejneri kishte mbërritur në Pire nga Afrika e Jugut. Sipas vlerësimeve të policisë, fitimet nga shitja e kokainës do të kalonin 6.000.000 euro. Nëndrejtoria e Prokurorisë së Narkotikëve po kryen hetimet paraprake dhe ka nisur tashmë bashkëpunimin me Autoritetet përkatëse jashtë vendit, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle, Dukesha e Sussex, pritet të largohen nga Mbretëria e Bashkuar “sa më shpejt që të jetë e mundur” në mënyrë që të kthehen te dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet. Çifti kanë kaluar pothuajse gati tre javë larg tyre. Harry dhe Meghan Markle thuhet se po planifikojnë të fluturojnë në shtëpi sa më shpejt, por ata janë ende në Britani, pasi kishin qëndruar në Windsor pas funeralit të Mbretëreshës, tha një burim për Times. Çifti mbretëror fillimisht duhej të qëndronte në Britaninë e Madhe për disa ditë kur mbërritën në fillim…
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Christiane Hohmann ka shprehur mbështetjen e palëkundur të BE-së për Shqipërinë. Duke iu referuar sulmeve kibernetike iraniane ndaj vendit tonë, ambasadorja e BE-së tha se kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin e sulmeve kibernetike. “Kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin e sulmeve kibernetike në infrastrukturën e qytetit të inteligjent. BE tashmë është dhe do të vazhdojë të mbështesë partnerët e #Ballkanit Perëndimor dhe # Shqipërinë për të zbuluar, përgjigjur dhe rritur qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve kibernetike”, shkruan ambasadorja e BE-së në Twitter . Christiane Hohmann mori pjesë në konferencën e mbajtur sot…
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi ka publikuar disa nga vendimet që Qeveria i miratoi në seancën e 89-të e cila u zhvillua sot. Grubi nëpërmes një statusi mes tjerash ka dhënë një lajm të mirë për pensionistët, kategori e cila sipas zëvendëskryeministrit të parë, në fund të këtij muaji do të fillojnë të marrin pensionin e tyre me rritje prej 6.8 %, raporton indeks.mk Ai ka shkruar gjithashtu se marzha tregtare e produkteve themelore të ushqimit të vazhdojë të jetë e ngrirë edhe për tre muajt e ardhshëm, konkretisht deri më 31 dhjetorë. Njoftimi i plotë: Në seancën…
Oliver Andonov, i cili është ish-ministër i Punëve të Brendshme, paralajmëron iniciativë për ndryshimin e kreut të VMRO-DPMNE-së dhe shkarkimin e kryetarit aktual të partisë, Hristijan Mickoski. Ai për nesër ka paralajmëruar konferencë për media para selisë së partisë në qendër të Shkupit. Ju dërgoj ftesë për të marrë pjesë në konferencën për media të organizuar nga fraksioni për rivitalizimin demokratik të VMRO-DPMNE-së, me temë: “Iniciativa për ndryshimin e Mickoskit nga pozita udhëheqëse”. Konferenca për media do të mbahet më 21.09.2022 (e mërkurë) në ora 12:00 para selisë së VMRO-DPMNE-së në Shkup, thuhet në njoftim.