Author: Jeta almakos

Banorët e Haraçinës për tre ditë radhazi nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre, e kjo po ndodh për shkak se EVN e ka ndërprerë furnizimin me rrymë të pompave të ujit të ujësjellësit në komunë. Nga komuna thonë se arsyeja e ndaljes së rrymës janë borxhet të pa paguara që nga viti 2006. Kryetari i Haraiçnës thotë se kjo është edhe një padrejtësi që po i bëhet komunës sepse një gjë e tillë është toleruar për 15-20 vite. “Kemi një komunikim të vazhdueshëm me kompaninë EVN-së dhe e kemi lutur që nëse është bërë një tolerancë e tillë vite…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nesër do të presë në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Takimi mes Kurtit e Osmanit do të mbahet nga ora 12:20 në ndërtesën e qeverisë, thuhet në njoftimin e kryeministrisë, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, përpara Kurtit, Osmani do të ketë takim edhe homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla, që pritet të nisë nga ora 09:00. Pas takimit, Gërvalla e Osmani, paralajmërohet se do të mbajnë edhe konferencë për media.

Lexo më Shumë

Në fshatin Vaksincë të Komunës së Likovës, u zbulua pllaka përkujtimore e Fadil Nimanit, Komandant Tigrit, i cili para 22 vitesh ra dëshmor gjatë luftimeve të ashpra përballë forcave maqedonase të sigurisë. Në zbulimin e pllakës përkujtimore të Komandant Tigrit, kishin ardhur edhe anëtarë të familjes së gjeneralit të rënë nga Gjakova, bashkëluftëtarë, invalid të luftës si dhe mysafirë të tjerë. Gjatë shpalosjes së pllakës përkujtimore , gjithë folësit vlerësuan lartë veprën e Komandant Tigrit. “Invalid të luftës , ushtarë të UÇK, Ju familje e dashur e Komandant Tigrit , që keni gjet kohë nga koha e juaj e çmuar…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka nënshkruar ndryshimet e Rregullores për procedurat e vendosjes, klasifikimit dhe zhvendosjes së personave të dënuar në Institucionet Ndëshkuese-Korrektuese, përcjell KlanM, komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë. Me këto ndryshime, gratë dhe vajzat të cilat vuajnë dënim me burg do t’i kenë të drejtat dhe lehtësimet e njëjta si meshkujt. “Është e paraparë që, nëse personi i dënuar i gjinisë femërore, e që është dënuar me burgim deri në tre vjet ose ka vuajtur dënimin me burg deri në tre vjet, të mund t’i shfrytëzojë përfitimet në përputhshmëri me rregulloren dhe rendin shtëpiak të INK “Idrizovë” –…

Lexo më Shumë

Ministri  i Punëve të Brendshme Oliver Spasiovski tha se Prokuroria Publike do të ngre kallëzime kundër atyre që kanë kërcënuar kryetarin dhe administratën e Komunës së Haraçinës. Sipas Spasovskit ajo që po ndodh në Haraçinë, është punë që duhet ta sqarojnë mes vete autoritetet. Ai thotë se të gjitha ato që po ndodhin në Haraçinë janë gjëra që duhet të zgjidhen reciprokisht, sepse konfliktet reciproke që kanë njerëzit nga I njejti subjekt politik dhe me interesa të njejta nuk guxojnë të reflektojnë negativisht tek qytetarët. OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Tashmë po merren masa në përputhje me udhëzimet…

Lexo më Shumë

Një shtetas serb është arratisur nga Qendra për të Huaj në Gazi Babë. Bëhet fjalë për shtetasin serb me inicialet M.G, i lindur në vitin 1987. Autoritetet vendase duhej ta ekstradonin në Gjermani, pasi atje është i dënuar me 15 vjet burg. 35 vjeçari është arratisur një ditë më parë nga qendra për të huaj ndërsa mungesën e tij e ka vërejtur nëpunësi policor. Gjatë kontrollit të dhomave, respektivisht dhomës numër 3 ku ishte vendosur shtetasi serb, polici ka vërejtur mungesa e tij dhe më pas është konstatuar se grilat në dritaren e dhomës kanë qenë të prera.

Lexo më Shumë

Fatkeqësisht, ekziston mundësia që Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut të ndahen në procesin e negociatave për anëtarësim në BE, sepse Maqedonia e Veriut ka disa kushte që nëse nuk përmbushen, nuk do të mund të vazhdojë. Kështu deklaroi presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar, Rumen Radev, ndodhet për vizitë zyrtare në Bullgari. Sipas tij, Shqipëria ndoshta do të mund të vazhdojë vetë procesin e negociatave. “Tani do të arrijmë në atë pikë ku RMV ndoshta, nëse nuk i bën këto ndryshime kushtetuese për të cilat u angazhua, do të duhet…

Lexo më Shumë

Prezantohet platforma digjitale “shëndeti im” Pas vitit të ri, tridhjetë klinikat të cilat nga viti 2007 funksionojnë veç e veç, sërish do të bashkohen në një institucion shëndetësor, paralajmëroi Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Projekti është drejt fundit, vetëm duhet të merr “dritë jeshile” nga Qeveria. Ministri Mexhiti, siç njofton KlanM, thotë se nuk frikësohet nga presionet partiake pasi me bashkimin e klinikave do të hiqen më shumë se 50 pozita drejtorësh kuadra partiak. “Mezi pres që kjo të ndodh. Nuk do të ketë humbës si shërbimet e përbashkëta prej 20 milion eurove, të cilët nuk dijnë se cfarë punojnë.…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore për rastin “Softuerët” ka vazhduar sot në Gjykatën Themelore Publike – Shkup, me fjalë përfundimtare të të pandehurve Ivica Dimitrovski dhe Igor Hristovski. Avokatja, Suzana Joshevska – Atanasovska, si mbrojtëse e profesorit Dimitrovski tha se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për propozimin e Prokurorisë për shqipitimin e dënimit dhe ndalesën për ushtrimin e profesionit. “Sa i përket propozimit të Prokurorisë për shqiptimin e dënimit, ndalesën për ushtrimin e veprimtarisë profesionale ndaj Ivica Dimitrovski, konsideroj se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për shqiptimin e të njëjtës, sepse nuk ekziston asnjë dëshmi se Ivica Dimtrovski e ka keqpërdorur profesionin e…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Financave Filip Nikolloski thotë se Maqedonia vazhdimisht e zhvillon sistemin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit përmes vendosjes së standardeve ndërkombëtare. Ai merr pjesë në një takim të Komitetit Moneyval në Këshillin e Evropës në Strasburg, komitet që kontribuon në krijimin e një sistemi më efektiv. Në takim u miratua draft-raporti për vlerësimin e vendit për sistemin për luftimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit. “Ne vlerësojmë përpjekjet e Moneyval në vlerësimin e detajuar të sistemit tonë dhe veprimet e rekomanduara që synojnë përmirësimin e sistemit vendas kundër pastrimit të…

Lexo më Shumë

Duke folur për zgjedhjen e kryetarit të Degës së BDI-së në Çair, Izet Mexhiti në Click Plus në TV21 tha se nëse zbatohet parimi një anëtarë një votë, nuk mund të dihet se kush do ta merrte këtë post. Mexhiti tha se për këtë post po eliminohen emrat e afërt me Grupin e Zjarrit, dhe se siç tha ai, Kreshnik Bekteshi ka kërkuar që të gjithë bashkëmendimtarët e Grupit të Zjarrit të largohen nga BDI. “Kërkesa e këtyre. Fraksionit të qeveritarëve, konkretisht i një ministri në Kryesi, ka thënë se duhet të largohen jo vetëm Izeti, Blerimi, Musa e Nevzati,…

Lexo më Shumë

Sindikata e pavarur e arsimit dhe Sindikata e pavarur e arsimit dhe shkencës (SPASH) në Shkup sot kanë mbajtur protestë, siç kanë theksuar, në interes të të drejtave të punonjësve të arsimit dhe kanë kërkuar që të mos bashkohen lëndët mësimore dhe të bëhen marrëveshjet kolektive. Protesta nisi në mesditë nga Parku i gruas dhe të pranishmit shkuan në këmbë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ku mbajtën fjalime. Njerëzit e parë të sindikatave thanë se shprehin pakënaqësinë e tyre si pasojë e mungesës së dialogut social, nëpërkëmbjes së të drejtave të punëtorëve, nëpërkëmbjes së dinjitetit të punonjësve…

Lexo më Shumë