Muaji maj është muaji kur bëhet mbjellja e duhanit. Në gjithë Maqedoninë kemi 13 mijë hektarë tokë të mbjellë me duhan të cilën e punojnë rreth 17 mijë familje, ku 65% prej tyre janë familje nga Dollneni dhe Prilepi, të cilat më së shumti merren me këtë punë. Mende Stomnaroski, kryetari i Lidhjes së Shoqatës Bujqësore në rajonin e Pellagonisë, thotë se këtë vit janë dakorduar me blerësit për prodhimin e rreth 26.400 tonë duhan, që është sasi më e madhe se vitin e kaluar, dhe ata presin një vit më të suksesshëm. Kultivuesit e duhanit kërkojnë rritje të çmimit…
Author: Jeta almakos
Pasi 21 vjetëve Bashkimi Demokratik për Integrim shënon përvjetorin e themelimit ndaras. Grupi i Ahmetit në Shkup, ndërsa grupi i zjarrit në Tetovë. “Me rastin e 21 vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër (e Hënë, 5 Qershor 2023), me fillim në ora 12:00 në hotel Aleksandar Palace në Shkup, kryetari Ali Ahmeti do të organizojë panel debat në temë “Fronti europian”. Në debat do të drejtohen: z. Ali Ahmeti, Radmila Shekerinska, Petar Arsovski, Gazmend Ajdini, Teuta Arifi dhe të tjerë. Pas debatit, në ora 14:00, gjithashtu tek hotel Aleksandar Palace, z. Ahmeti do të ju drejtohet anëtarëve…
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se përderisa Kremlini synon realizimin e botës Ruse apo ‘Ruski Mir’ (Paqja ruse), Beogradi synon të realizojë ‘Botën Serbe’, që është një emërtim tjetër, një eufemizëm për Serbinë e madhe. Në një intervistë për The Geopost, Kurti tha Rusia është e interesuar për destabilizimin e Ballkanit dhe për këtë e përdor Serbinë. Kurti theksoi se Serbia është e gatshme që vazhdimisht t’i ngacmojë fqinjët, herë Bosnje e Hercegovinën, herë Malin e Zi e herë Kosovën sepse vetëm në këtë mënyrë ajo mund ta shmangë vëmendjen nga kriza e brendshme që ka, sepse asnjë popull nuk…
Xhabir Ahmeti KU MUND TA VË NË LËVIZJE E TA KTHEJ NË RRJEDHË LUMI AMULLINË QË ËSHTË KRIJUAR PAS TEJE, BIRI IM Biri im, dy përmujorë më ikën pa i shkruar psherëtimat e mia për largimin Tënd aq të beftë, aq të dhembshëm, aq të trishtueshëm. Sëmundja që më mundon kohëve të fundit m’i mori pabesisht çastet kur në datat e zisë – 25 – të muajve njëzet e pesë e njëzet e gjashtë pa Ty i shkruaja lamentet dhe kështu nuk arrita ta kumtoja fjalën e radhës të pikëllimit time që po më gulçon. Megjithatë në çdo çast kam…
Ish politikani dhe analisti, Xhevdet Hajredini përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka komentuar vizitën e kreu integrist, Ali Ahmeti në Kosovë. Sipas Hajredinit, Ahemti para se ta bënte këtë vizitë në Broj tek babai i Hashim Thaçit, fillimisht është dashur të shkoj në Budapest te ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili, për të qenë rehat në pushtet, e amnistoi. “Para se të shkojë në vizitë te babai i Hashim Thaçit, Ali Ameti u desh ta vizitojë në Budapest Nikolla Gruevskin, i cili, për të qenë rehat në pushtet, e amnistoi”, shkruan Hajredini. Ndryshe në dy ditët…
Kohëve të fundit brenda Bashkimit Evropian po zhvillohet një debat pa një enuziazëm të madh për procesin e zgjerimit të BE-së drejtë Ballkanit Perëndimor, shkruan agjencia e lajmeve INA. Ajo që bie në sy është se nuk parashihet ndonjë perspektivë e qartë për rajonin, i cili po vazhdon të prodhoj tensione me udhëheqës të pa përgjegjshëm, duke shkuar drejtë getoizimit. Këto oferta të lira, po vijnë për faktin se ky rajon vazhdon të ketë një mal me probleme. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka propozuar “Komunitet Politik Evropian”, që mund të jetë i hapur për shtetet që nuk i janë bashkuar BE-së,…
Të mërkurën pritet të mbahet takimi i kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Sipas informatave të MIA-s, bisedimet me siguri do të zhvillohen në Klubin e deputetëve. Tani për tani për orën dhe formatin e këtij tkaimi nuk ka informata. Kovaçevski paralajmëroi takim me Mickoskin dhe me ekipet e të dy palëve, përderisa Mickoski të premten deklaroi se preferon takim tet-a-tet sepse sipas përvojës së tij nga takimet e ekipeve asnjëherë nuk ka pasur konkludime. Kryeministri Kovaçevski tha se tema të bisedimeve do të ishin vendimet që nevojiten për integrimin evropian të shtetit,…
“Rastet e mashtrimit kompjuterik në RMV” Viti 2018 – 14 raste Viti 2019 – 12 raste Viti 2020 – 3 raste Viti 2021 – 6 raste Viti 2022 – 9 raste Shumë më i lartë është numri i denoncimeve por kryerësit vështirë gjenden për shkak të njohurive të mira kompjuterike. Këtë e vërteton fakti që në dy vitet e fundit, në Organizatën e Konsumatorëve të Maqedonisë janë ankuar 420 persona për pjesën e blerjes online. Profesori Bujamin Bela apeloi që qytetarët të mos besojnë çdo gjë që lexojnë në internet, sipas tij hulumtimi paraprak është tejet ë rëndësishëm. “Kisha apeluar të jetë…
Komunikacioni në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum në afërsi të fshatit Labunishtë po vazhdon me kalim të alternuar të automjeteve, njoftoi sot Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Mbrëmë kjo pjesë është përfshirë nga një stuhi e reshjeve të shiut dhe breshër që ka shkaktuar rrëshqitje të dheut në këtë rrugë. Shefi i Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave, Mitko Temellkoski, dje tha se rrëshqitja e dheut është shkaktuar nga një stuhi e shkurtër me reshje të forta shiu. Vërshime ka pasur edhe në Prilep dhe Kavadar, ku janë përmbytur më shumë se 10 objekte, kryesisht bodrume.
Pagat e ulëta i detyrojnë punonjësit në administratë gjithnjë e më shpesh ta lënë punën. Jozyrtarisht për tre vjet më shumë se tre mijë persona janë larguar për në sektorin privat ose jashtë vendit, thotë kryetari i SPOGJ-it Trpe Deanoski. Financat janë arsyeja më e madhe e largimit të administratorëve ndërsa vitin e fundit janë larguar edhe persona me përvojë shumëvjeçare. “Ka pasur statistikë jozyrtare që brenda tre viteve më shumë se 3500 persona të punësuar në administratë janë larguar ose jashtë vendit ose në sektorin privat pikërisht për shkak të pagave. Pagat në administratë nuk janë rritur që nga…
Partitë politike në Maqedoninë e Veriut, e kanë bartur betejën mes kundërshtarëve politikë, prej pankartave në rrugë, në rrjetet sociale, vlerësojnë njohës të këtyre platformave. Sipas tyre, profilet e rreme – të njohura në botën digjitale si troll – kanë agjendë të përcaktuar politike. “Jemi dëshmitarë të një realiteti të ri, ku kanë ndodhur ndryshime të mëdha, përfshirë këtu betejën mes partive politike, publikimin e lajmeve, argumenteve, por edhe sulmeve politike, me ç’rast rrjetet sociale paraqesin një front apo platformë ku zhvillohet beteja mes partive politike, për të fituar simpatinë e votuesve”, ka thënë profesori universitar në fushën e komunikimit,…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, I ka bërë thirrje liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, sic thonë nga opozita, që t`i jep leje Kryeministrit Kovaçevski, që takohet kokë më kokë me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, njofton KlanM. Sipas VMRO-DPMNE-së, Kovaçevski nuk ka autoritet në partinë e tij dhe sic thonë, në Qeverinë e BDI-së. Sipas opozitës, sic percjell KlanM, në takimin e liderëve duhet të bisedohet se cfarë do të bëhet me vendin pas mosuksesit të ndryshimeve kushtetuese. “Kovaçevski duhet të inkurajohet dhe ta organizojë takimin për shkak se kjo është rruga e vetme për dalje nga kriza politike që…

