Author: Jeta almakos

Prokurori Vlladimir Milloshevski, në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Besa Trans”, sot prezantoi video nga kamerat e sigurisë së pikës kufitare “Deve Bair” për daljen dhe hyrjen e autobusëve të kompanisë, njëri prej të cilëve, më 23 nëntor, duke ardhur nga Stambolli për në Shkup, në autostradën “Struma” të Bullgarisë është aksidentuar dhe më pas është djegur, ku si pasojë kanë humbur jetën 45 persona, ndërkaq 7 të tjerë janë lënduar, raporton Portalb.mk. “Në video mund të shihni se më 18 nëntor të vitit 2021, në ora 21:51:10 sekonda, autobusi me targa SK0284BA [autobusi i aksidnetuar] ka dalë nga Maqedonia e Veriut nëpërmjet pikës kufitare “Deve…

Lexo më Shumë

Me oferta e kundër oferta u zhvillua takimi i sotëm mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Pas përfundimit të takimit Kovaçevski tha se i vjen mirë që Mickoski ka zbutur qëndrimin se katergorikisht me asnjë kusht nuk pranojnë ndryshime kushtetuese. Me qëllim të vazhdimit të rrugës europiane të vendit dhe sigurimin e votave për ndryshimet kushtetuese Kovaçevski i ofroi Mickoskit që të bëhet pjesë e qeverisë,  të votohen ndryshime kushtetuese e pastaj menjëherë të shkohet në zgjedhje. “Kuptova se për z.Mickoski dhe për VMRO-DPMNE-në është e rëndësishme që të jenë pjesë e qeverisë. 14.34- Propozova që…

Lexo më Shumë

“Për Aleancën për Shqiptarët nuk janë të rëndësishme emrat e partive që janë në Qeveri, por vizioni i tyre”. Kështu thonë nga ASH, në një prononcim për Telegrafi Maqedoni, në lidhje me ndryshimet eventuale për të cilat u raportua, pas takimit të sotëm në mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. “Për ne emrat e partive që formojnë qeverinë nuk ka qënë kurrë të rëndësishëm. Kryesorja është vizioni i këtyre partive. Fati i vendit nuk është çështje tifozerie, është çështje pune”, thonë nga ASH. Ndryshe, Mickoski në takimin e sotëm Kovaçevskit i ka propozuar Qeveri gjithëpërfshirëse, në…

Lexo më Shumë

Disa opsione të propozuara nga kryeministri Dimitar Kovaçevski ishin të papranueshme për kreun e opozitës Hristijan Mickoski në takimin e liderëve për ndryshimet kushtetuese kurse ata që u propozuan nga Mickoski ishin të papranueshme për Kovaçevskin. Liderët përfunduan këtë takim pa epilog duke i dhënë kohë njëri tjetrit dhe partisë oponentë të mendohet për pozitat e saj. Mickoski propozoi qeveri të zgjeruar pa BDI-në e cila do të sigurojë garanci nga vendet anëtare të BE-së për identitetin dhe gjuhën maqedonase dhe do të kërkojë nga Bullgaria zbatim të vendimeve të Gjykatës së Strazburgut. Më pas, është i gatshëm të pranojë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në intervistë për Telma, i është referuar konceptit që ka promovuar në Bruksel “Më shumë integrim para anëtarësimit”. Me këtë koncept, të cilin e paralajmëroi edhe Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen, vendet e Ballkanit Perëndimor që do të nisin negociatat do të kenë një sërë përfitimesh, qasje në fonde dhe pjesë të madhe të privilegjeve, të cilat i sjell integrimi i plotë, që në kohën e negociatave. “Shtetet kandidate do t’i kishin të gjitha privilegjet para anëtarësimit formal dhe jo para anëtarësimit aktual në BE. Në Bratisllavë në GlobSec, unë…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga dhe nënkryetari Elmi Aziri gjatë ditës së sotme kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Hotël të komunës së Likovës, shkruan Top24 “Me vendosjen e luleve të freskëta dhe një minutë heshtje në nder të të rënëve në altarin e lirisë, u shënua 6 Qershori, Dita e Çlirimit të zonës së Likovës nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare.” https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02mPFCSF4s14xPDH4DDTuQND7BNGnR3F1Ec6TBmQyXEvT8xx5KNaxB147vGajab6qyl&id=100044467238047&mibextid=Nif5oz

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka paraljmëruar për nesër një raport ku do të japë llogari për punët e kryera nga funksionarët e saj gjatë këtyre 100 ditëve të para të qeverisjes në pushtetin qendror, përcjell KlanM. Kjo bëhet e ditur nga shërbimet partiake të cilët njoftojnë se ngjarja do të zhvillohet prej orës 11. “Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, i shoqëruar nga funksionarët qeveritarë, do të mbajë konferencë për media ku do të shpalos punën dhe të arriturat gjatë njëqind ditëshit të qeverisjes së kuadrove të ASh-së”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Lexo më Shumë

Qëllimi ynë është që të përpiqemi të hyjmë sa më shpejt në BE, thotë zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si e vlerëson optimizmin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, se në tre apo katër vitet e ardhshme vendi ynë do të hyjë në BE. “Ne i filluam negociatat vitin e kaluar, ato zgjasin mesatarisht katër deri në pesë vjet. Pra, nuk është aq e pamundur, nëse punojmë nga të dyja palët, sigurisht që duhet të jemi optimistë, por edhe realistë. Qeveria ka vendosur një objektiv që të bëhet anëtare e…

Lexo më Shumë

Pas dorëheqjes së Hari Lokvenecit nga pozita e drejtorit në Ndërmarrjen Publike për Infrastrukturë Hekurudhore, qeveria në seancën e sotme vendosi që ta pranojë dhe zëvendësojë të njejtin. Qeveria, siç përcjell Klan Maqedoni, i ka rekomanduar Bordit Drejtues të kësaj ndërmarrjeje që ta pranojë dorëheqjen me kërkesë të ish drejtorit. Në vend të Lokvenecit, qeveria ka propozuar që drejtor i ei në NP “Hekurudhat – Infrastrukturë” të emërohet Zoran Trifunovski./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se nesër dhe pasnesër (e mërkurë dhe enjte), në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet faza e dytë e dezinsektimit me aeroplan në rajonin e qytetit të Shkupit kundër formave të mëdha të mushkonjave. Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën e parë të ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, në terminin e njëjtë. Nga Qyteti i Shkupit i njoftojnë bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

Lexo më Shumë

Viti i ri shkollor do të nisë pa mungesa të teksteve shkollore. Ky është premtimi më i fundit i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili ka theksuar se deri tani për 80 për qind të lëndëve janë dorëzuar dorëshkrimet nga autorët. Ai nuk i ka përjashtuar problemet, sidomos për lëndë për të cilat nuk kanë konkurruar autorë, por sipas tij si alternativë do të jenë edhe tekstet provizore. Sa i takon gabimeve përmbajtjesore, apo teknike ministri nuk ka dhënë asnjë premtim. Për aq kohë sa ligji nuk parashikon asnjë lloj mase, ai thotë se autorët dhe recensentët…

Lexo më Shumë

Standardi i jetesës, pagat dhe pensionet e ulëta, krimi dhe korrupsioni, si dhe rritja e çmimeve dhe inflacionit, janë tre problemet e para më të mëdha me të cilat përballen qytetarët e RMV-së. Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së opinionit publik të Institutit Nacional Demokratik “Maqedonia e Veriut: Perceptimi i qytetarëve për gjendjen e përgjithshme, politikat ekonomike dhe mbrojtjen e konsumatorëve”, i cili u publikua sot. Në pyetjen se cili është problemi i parë më i rëndësishëm me të cilin përballet vendi, 27.2 për qind janë shprehur se është standardi i jetesës, pagat dhe pensionet e ulëta, për 22.9…

Lexo më Shumë