Author: Jeta almakos

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, deklaroi se Millun Millenkoviq- Llune nuk është kriminel dhe se Policia e Kosovës nuk ka prova për akuzat ndaj tij. “Ai është një luftëtar i shquar për interesat kombëtare serbe dhe për të drejtat e serbëve në veri të Kosovës”, tha ai gjatë një konference për media në Beograd. Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka arrestuar Millun Millenkoviq- Llune, që ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar si “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë”. Sipas…

Lexo më Shumë

Rrjetet sociale janë bërë mollë sherri dhe mjetë kërcënimi për një 16 vjeçare nga një fshat i Tetovës. Sipas nënës së vajzës së mitur, një djalë 17 vjeçarë nga një fshat i komunës së Zhelinës dikur ish i dashur i vajzës,  shpërndanë foto dhe video të vajzës në TikTok, fjalë fyese dhe fotografi denigruse vetëm për të kërcënuar vajzën. Nëna  e vajzës së mitur, rastin e ka lajmëruar në polici, por sipas saj policia nuk ka marrë masa, ku më pas ajo shprehet për portalin TetovaSot të gjithë ngjarjen trishteuse të familjes së saj. TS ka kontaktuar policinë e Tetovës…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti dhe kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev në seancën e sotme qeveritare është emëruar ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë Doganore, pasi drejtoresha e deritanishme Sllavica Kutirov, e cila ishte në krye të institucionit për dy vite, dha dorëheqje. Kutirov paraprakisht me një kumtesë për mediat informoi se Qeveria e ka pranuar dorëheqjen e saj nga funksioni drejtoreshë e Drejtorisë Doganore, të parashtruar për arsye personale, ndërsa me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të karrierës profesionale në planin ndërkombëtar. “Dëshiroj të falënderoj Qeverinë dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për mbështetjen e parezervë në dy vitet e fundit, e cila kontribuoi…

Lexo më Shumë

BDI-ja ka një kusht të ri për VMRO-DPMNE-në, për të hequr dorë nga pushteti në rast të formimit të qeverisë së zgjeruar për ndryshimet kushtetuese sipas kërkesës së Mickoskit. Nga partia e Ahmetit thonë se pranojnë që ndryshimet kushtetuese të hynë në fuqi në ditën e konferencës së dytë ndërqeveritare dhe po të njëjtën ditë ata të dalin nga pushteti por kanë një kusht si pikë të tretë të planit, të cilin e zbardhi sot zëdhënësi i partisë Bujar Osmani. “Kemi vetëm një kusht nëse pranohet ky plan dhe kjo është pika e tretë që detyrimisht që nesër të fillojë…

Lexo më Shumë

Sot në Biçincë të Kërçovës sot është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli. Nga MPB thonë se trupi i pajetë është gjetur në lumin “Zajashka”, ndërsa bëhet fjalë për një personi cili ishte raportuar si i zhdukur, “Nga masat e marra është konstatuar se bëhet fjalë për V.S.(77) nga Kërçova i cili është raportuar i zhdukur më 12.06.2023. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune”, shtojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut më shqetësues mbetet rënia e standardit të jetesës dhe rritja e çmimeve, ndërsa kryefjalë e zyrtarëve të lartë të shtetit muajve të fundit mbeten modalitetet për ndryshimin e Kushtetutës, përkatësisht përfshirjen bullgarëve në preambulë. Ky është kushti për Maqedoninë e Veriut që t’i hapet rrugë procesit të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Anketa e realizuar së fundi nga Instituti Kombëtar Demokratik, NDI, ka nxjerrë në pah se 56 për qind e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut mendojnë se vendi po ecën në drejtimin e gabuar, kundrejt 11.1 për qind që konsiderojnë…

Lexo më Shumë

Ndaj deklaratave të Presidentit ka reaguar VMRO-DPMNE-ja, zëdhënësi i së cilës Naum Stoillkovski doli dhe tha se as nuk e vinin në dyshim se Pendarovski do të kishte qëndrimin e njëjti si kryeministri Kovaçevski dhe BDI-ja. “Nuk kishim dyshim se Stevo Pendarovski do të kishte qëndrim të ndryshëm nga Dimitar Kovaçevski dhe pronari i tyre në pushtet, BDI. E imagjinoni sikur të guxonte të kishte një qëndrim me të cilin do të mbronte interesat kombëtare dhe shtetërore. Është obligim i Stevo Pendarovskit që të bëjë atë që mendon se është më e mira për shtetin dhe popullin, jo atë që…

Lexo më Shumë

Kërkesa e VMRO-DPMNE-së që amendamentet kushtetuese të miratohen, por me efekt të vonuar dhe të vlejnë pasi Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së, sipas presidentit Stevo Pendarovski, është absolutisht joreale. Ai thotë se edhe ai do të donte diçka të tillë, por se konkluzionet e Këshillit të Evropës janë të qarta – “Duhet të bëni ndryshime kushtetuese deri në fund të procesit të shqyrtimit për të vazhduar me konferencën e dytë dhe hapjen e grupimet”, shpjegoi Pendarovski. “Pozicioni i Bullgarisë është inkorporuar në këto konkluzione”, tha Pendarovski. “Duhet të kemi konkluzione të reja të Këshillit të Evropës dhe ju e…

Lexo më Shumë

Drejtoresha e Drejtorisë së Doganave të RMV-së, Sllavica Kutirov, në një deklaratë për opinionin publik njofton dorëheqjen e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme pranoi dorëheqjen time nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Doganave, e paraqitur për arsye personale, me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të karrierës sime profesionale në nivel ndërkombëtar. Dëshiroj të falënderoj Qeverinë dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për mbështetjen e tyre të parezervë në dy vitet e fundit, e cila kontribuoi që Drejtoria e Doganave të rritet në një nga institucionet kryesore profesionale dhe teknologjike të avancuara…

Lexo më Shumë

Përpos qytetarëve, as vetë gjykatësit në Maqedoninë e Veriut nuk besojnë se sistemi gjyqësor është i pavarur. Hulumtimi i Antikorrupsionit i realizuar me vetë gjykatësit, nxori në pah të dhëna alarmante për ndikime nga të gjitha anët në punën e tyre, ata madje nuk shohin shpresë pasi sipas tyre nuk ekziston një mekanizëm efikas për të mbrojtur funksionimin e gjyqësorit nga ndikimet e jashtme. Gjykatësit janë shprehur se “duart” në punën e tyre për të ndikuar në vendime i fusin vetë kolegët e tyre gjykatës ndërsa 42 për qind prej tyre kanë përjetuar presion dhe përpjekje për ndikim nga eprorët…

Lexo më Shumë

PROPOZIMI PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE NË KUVEND NË FUND TË QERSHORIT ? Brifingu me gazetarë i Kryeministrit Kovaçevski nuk solli asgjë të re, njofton KlanM. Ai ende shpreson se VMRO DPMNE nuk do ta braktis procesin e ndryshimeve Kushtetuese edhe pse opozita maqedonase nuk ka qëndrim të saktë se a ka ndërruar qëndrim dhe se a do të merr pjesë në këtë operacion. Moment i ri, sic njofton KlanM, ishte vetëm informata se edhe një shtet tjetër do të sjellë rezolutë me të cilën do të deklarohet përkrahja për identitetin maqedonas. ”Pas Gjermanisë edhe një shtet tjetër i madh që nuk…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nga Kumanova tha se me shumë gjasa ndryshimet kushtetuese do të realizohen marrë parasysh gatishmërinë e VMRO-DPMNE-së. Taravari theksoi se nuk është e rëndësishme se si do të organizohet Qeveria në 100 ditët e fundit. “Tashmë shihen sinjale të qarta edhe prej partisë opozitare maqedonase VMRO, se janë të gatshëm të votohen ndryshimet kushtetuese, tash bisedohet vetëm për finesa, për gjëra të vogla, tash unë i quaj të vogla pasi nuk është me rëndësi se si do të duket Qeveria e ardhshme apo si do të organizohet pushteti në 100 ditët e ardhshme…

Lexo më Shumë