Author: Jeta almakos

Pas shpërthimit, gruaja e dyshuar vrapoi për të marrë një taksi në lagjen Esenyurt të Stambollit, që ndodhet “pak larg” nga zona e Taksimit ku ndodhi shpërthimi. Kështu së paku raporton gazetarja e Al Jazeera, Sinem Koseoglu, duke raportuar nga Stambolli. Sipas policisë së Stambollit, 1,200 kamera sigurie u kontrolluan dhe u kryen bastisje në 21 vende të ndryshme me të cilat u identifikua gruaja, përpara se policia ta arrestonte në orën 2:50 të mëngjesit. “Ministrja e Brendshme turke tha se policia kishte një regjistrim zanor të një bisede mes anëtarëve të PKK-së që thoshte se ajo duhet të vritej…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Ballkani i Hapur do të vazhdojë, pavarësisht dinamizmit të Procesit të Berlinit. Ai ka theksuar se Ballkani i Hapur është një njësi jetësimi i Procesit të Berlinit, madje, bëri të ditur se janë duke punuar për përgatitjen e një samiti tjetër të Ballkanit të Hapur në Shqipëri. Në mbledhjen e përbashkët për medie me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Rama tha se Procesi i Berlinit nuk është i përjetshëm, ndërsa Ballkani i Hapur do të mbesë i tillë. “ Ne po përgatisim një…

Lexo më Shumë

Sot Këshilli i Prokurorëve Publik pritet të zgjedhë shefin e ri të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup. Janë paraqitur tre kandidatë, prokurori aktual Mustafa Hajrullahu, Burim Rustemi dhe Fatime Fetai. Në seancën e sotme gjithashtu pritet të merret vendimi për emërimin e Islam Abazit për shef të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Në të njëjtën seancë pritet të zgjidhen edhe disa krerë të Prokurorive në qytete tjera, si në Gostivar, Veles, Manastir, Kavadar dhe Kumanovë. Gjithashtu pritet të shpallet konkurs i ri për zgjedhjen e 4 prokurorëve të ri në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit…

Lexo më Shumë

Policia turke ka arrestuar një grua të dyshuar për vendosjen e një bombe që shpërtheu në një zonë këmbësore në qendër të Stambollit. Sulmi vrau të paktën gjashtë persona dhe plagosi dhjetëra. Policia ka bërë të ditur identitetin e gruas së arrestuar. Bëhet fjalë për një person nga Siria me emrin Ahlam Albashir, raporton CNN në turqisht. Sipas informacioneve, gruaja gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se ishte e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. U shfaq edhe një video nga momenti i arrestimit.

Lexo më Shumë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Stamboll, ku humbën jetën 6 persona dhe mbi 80 të tjerë mbetën të plagosur. Për shpërthimin e fuqishëm që ndodhi një ditë më parë pranë sheshit Taksim në Stamboll, është arrestuar një grua, Ahlam Albashir. Kjo e fundit dyshohet se është autorja e sulmit kamikaz dhe gjatë marrjes në pyetje, ajo ka zbuluar lidhjen me kurdët, raporton Reuters. Me origjinë nga Siria, Albashir tregoi se ka hyrë në mënyrë ilegale në Turqi ndërsa është trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga PKK, që konsiderohet si organizatë terroriste në shtetin turk. Ndërkohë,…

Lexo më Shumë

Në seancën ndërqeveritare që po mbahet mes dy qeverive të RMV-së dhe Shqipërisë me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, kryeministri Rama mes tjerash tha: ”Ska asnjë rrugë tjetër me përballjen me krizat përveç bashkëpunimit dhe krijimit të sinergjive dhe adoptimit në mes dy vendeve. Në takohemi pikërisht në kohën kur te gjithë kemi një qëllim të përbashkët per tu bere anëtare e BE, një hap e tejkaluar me hapjen e negociatave tani duhet punë për tu bërë. Për të ndërtuar një plan të përbashkët që na jep mundësinë të ndërtojmë një të ardhme të sigurt dhe të përbashkët” –…

Lexo më Shumë

Dëshmitarët e incidentit në Stamboll të Turqisë kanë ndarë përjetimet në momentin kur ndodhi shpërthimi vdekjeprurës. Siç raportohet, një dëshmitare, e cila foli për Al Jazeera, ka thënë se ajo mendoi se tingulli i shpërthimit erdhi nga një zonë ndërtimi kur e dëgjoi atë, në incidentin e së dielës në sheshin Taksim ku humbën jetën gjashtë persona. Shpërthimi ndodhi pranë një dyqani veshjesh Mango në Istiklal, transmeton Telegrafi. “Isha në Mango dy orë më parë. Pastaj shkuam në (lagjen ngjitur të) Cihangir dhe dëgjuam zhurmën e një shpërthimi ndërsa po hanim dhe nuk donim të mendonim se ishte një bombë”,…

Lexo më Shumë

Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay ka deklaruar se 81 persona janë lënduar nga shpërthimi që ndodhi të dielën në sheshin Taksim të Stambollit, derisa më herët u raportua se gjashtë persona humbën jetën. Sipas tij, dy prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, raportojnë mediet turke, përcjell Telegrafi. Oktay thotë se incidenti po konsiderohet si një akt terrorist që ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të bombës nga një sulmues, e që sulmuesi konsiderohet të jetë një grua. “Ne e konsiderojmë si një akt terrorist, që ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të bombës nga një sulmues, të cilin…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi ka njoftuar se një shtetase e Serbisë ka mbetur e plagosur nga shpërthimi i sotëm në Taksim të Serbisë. MPJ-ja serbe bën të ditur se ende nuk kanë marrë njoftim zyrtar nga autoritetet turke, por që rasti është raportuar nga turistët e tjerë nga Serbia që kanë qenë prezent në vendin e ngjarjes. “Në shpërthimin e sotëm në Stamboll ka mbetur e plagosur një shtetase e jona. Bëhet fjalë për turisten Dragana Ristiq nga Nishi. Ajo është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital ku do të operohet sonte për shkak se…

Lexo më Shumë

Sllovenia u bë me presidenten e saj të parë grua, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve triumfoi kandidatja e pavarur Natasha Pirc Musar, e cila fitoi më shumë vota se kundërshtari Anzhe Logar, përcjell “Delo”. Sipas rezultateve të fundit, bazuar në 98.29 për qind të votave, Pirc Musar ka fituar 54.03 vota, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Sllovene, Logar, ka fituar 45.97 për qind, shkruan gazeta sllovene. Logar tha se fushata ishte e vështirë dhe ai mbërriti për të uruar kundërshtarin e tij Pirc Musar. Presidentin e ri e ka uruar edhe kryeministri i Sllovenisë Robert Golob. “Kjo është…

Lexo më Shumë

Kanë dalë detaje të reja nga shpërthimi i bombës në Stamboll, ku humbën jetën 6 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Bekir Bozdag, ka dhënë detaje të reja lidhur me sulmin me bombë në qendër të sheshit Taksim, e cila sipas tij ishte e planifikuar më parë. Ai tha se gruaja që dyshohet se shpërtheu bombën u ul në një stol, priti 45 minuta para se të ngrihej dhe më pas bomba shpërtheu. “Një grua ulet në një stol për rreth 45 minuta dhe shpërthimi ndodh menjëherë pasi ajo ngrihet”, tha ministri turk i…

Lexo më Shumë

Një shpërthim ka ndodhur në rrugën Istiklal të Stmabollit pasditen e sotme. Sipas përcaktimeve të para, nga ky shpërthim të vdekur kanë mbetur katër persona, teksa 38 të tjerë janë lënduar. Këngëtari kosovar, Shpat Deda, po qëndron në Stamboll dhe hoteli ku ai ndodhet është afër vendit ku ndodhi shpërthimi. Në një postim në Twitter, Shpati ka publikuar një video. “Po ndodh tani në Taksim në Stamboll përballë hotelit ku po qëndroj. Një bombë u dëgjua më herët dhe ka raportime për njerëz të plagosur dhe/ose të vdekur”, ka shkruar Shpati në Twitter.

Lexo më Shumë