Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski duke folur për bashkëpunimin me Aleancën për Shqiptarët tha se kanë patur shumë bashkëpunim të mirë me ta, por i vjen keq se ata kanë shkuar në një drejtim të panjohur deklaroi për “Intervistë për Shenja”. “Duhet të jem korrekt dhe të them se deri sa Ziadin Sela ishte kryetar kishim marrëdhënie korrekte, me ndryshimin e udhëheqësisë së partisë, ndodhi ajo që ndodhi. Me këta që tani janë në opozitë kemi raporte korrekte, në fund të ditës është vendimi i tyre se si do të veprojnë, dhe nëse do të ketë mundësi për bahskëpunim. Nga…
Author: Jeta almakos
Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë Lindita Nikolla sot ka qëndruar në Düsseldorf të Gjermanisë Ajo ka vizituar zyrat e Klubit të Biznesit në Düsseldorf të Gjermanisë ku u prit nga z.Ylber Aliu një ndër udhëheqësit kryesor të “ND Group BV “dhe z.Skender Xhakaliu si përfaqësues i Klubit të Bizensit, ky takim u realizua në kuader të Diasporës Shqipetare në Landin North Rhein Westfalia. Vet kryeparlamantarja e Shqipërisë Lindita Nikolla ka ndarë disa fotografi në facebook nga ky takim ku shihen Lindita Nikolla dhe udhëheqësi kryesor i ND Group BV, Ylber Aliu. “Diaspora shqiptare në Landin North Rhine Westfalia, e integruar…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski duke folur për BDI-në, tha se në këtë parti po ndodhin disa fenomene. Ai tha se aty ka disa njerëz që shumë kohë janë në pushtet. “Fenomeni i dytë është se ata njerëz nuk janë të rinj dhe u janë rritur fëmijët dhe nëse funksionarët janë fshehur, fëmijët nuk duan, dëshirojnë të vozisin makina më të shtrenjta, të shkojnë në vikende në Paris, dhe kjo po del në shesh. E treta është ndjenja e gjysëmzotësisë, ngase janë shumë kohë në pushtet mendojnë se mund të bëjnë gjithçka që dëshirojnë dhe e katërta e cila është…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal tha se këto ndryshime ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tre muaj ka refuzuar që t’i nënshkruaj. Nikollovski tha se këto ndryshime i shërbejnë dy strukturave që nuk kanë fare të bëjnë me VMRO-në e tanishme. “Ka njerëz që me të vërtet janë të pafajshëm, po flas nga struktura e kaluar, por ka njerëz që me të vërtet kanë përgjegjësi. Ndërtimi i hotelit Meriot në shesh nuk mund të mos ketë përgjegjësi, dhe ishte e qartë se kujt i shërben të miratohet ky ligj”, tha Nikollovski. Ai tha se Zoran…
Kryetari aktual i Sarajit, Blerim Bexheti lavdëroi ish kryeministrin Nikolla Gruevski për ndërtimin e shkollës së mesme në komunën që drejton. Në një intervistë për Alsat, Bexheti tha se procedurat për ndërtimin e kësaj shkolle që u themelua gjatë kohës kur Gruevski ishte kryeministër, kanë rrjedhur pa asnjë problem. Ju keni qenë ministër i drejtësisë në kabinetin e Gruevskit. Si e keni njohur atë? Vërtetë shqiptarët nuk e donin vetëm për shkak të propagandës në media, siç tha Ahmeti, apo për shkak të politikave të tij që shpesh cilësoheshin si antishqiptare? “Unë kam qenë ministër në kabinetin e tij por…
Pasi protestuan para Qeverisë, pensionistët u takuan me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, në kërkim të një zgjidhjeje. Nga ministria thonë se zgjidhjet sistematike u sigurojnë pensionistëve një jetë dinjitoze. “Grupi i punës po punon për krijimin e masave afatshkurtra dhe afatgjata për pensionistët. Sërish, si një vit më parë, si zgjidhje afatshkurtër do të krijohen masa antikrizë-sociale dhe po punohet për ndryshimin e ligjit për sigurimet pensionale, i cili do të sigurojë një pension minimal më të lartë. Është një zgjidhje sistematike, si ajo e mëparshme, me miratimin e metodologjisë së re për harmonizimin e…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se presidenti Stevo Pendarovski është president i cili e rrëzon pozitën e presidentit. Nikolovski këtë e tha në kontekstin e deklaratës së presidentit Pendarovski për kërkesën që ka ardhur në adresë të tij për amnistimin e Nikolla Gruevskit. Sipas tij, kërkesë për të amnistuar Gruevskin ka patur nga pushteti. “Është bërë nga më shumë njerëz në një takim, me njerëz të LSDM dhe BDI-së, ku ka qenë edhe presidenti aty. Dhe ai këtë e tha vetëm. Pyetja është tani se kush e ka kërkuar këtë, dhe tani ai këtu mbetet.…
Sot gjatë ditës forcat policore maqedonase kanë ndërmarrë një aksion të madh në malësinë e Kumanovës. Forca të shumta policore të shoqëruara me autoblinda dhe kamion kanë shqetësuar sidomos banorët e fshatit Brezë. Banorë të fshatit për agjencinë e lajmeve INA njoftuan se i tërë fshati është i rrethuar nga forcat policore dhe se ka edhe banorë të arrestuar. Agjencia e lajmeve INA mëson se aksioni po zhvillohet për kapjen e disa personave të cilët po i presin malet në mënyrë të paligjshme. Por banorët shprehin revoltën për numrin e madh të policisë, ku sipas tyre bëhet fjalë për 300…
Sekretari organizativ i BDI-së dhe ish ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti thekson se Nikolla Gruevski mund të kthehet në Maqedoni kur të dojë ai, pasi është shtetas i vendit. Bexheti i ftuar në edicionin qendror të lajmeve të Alsat, tha se VMRO-ja duhet të zbardh se cilin ministër nga radhët e BDI-së ka qenë pjesë e delegacionit që është takuar me Gruevskin në Budapest. “Unë nuk mund të di a do të kthehet apo jo Nikolla Gruevski. Ai është shtetas i këtij vendi si të gjithë ne tjerët. Ai ka pas të drejtë në çdo kohë të kthehet. Ai ka…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për zhvillimet e fundit në VMRO-DPMNE dhe përplasjen me ish kryeministrin Nikolla Gruevski tha se, ka një koalicion në mes BDI-së, para se gjithash Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, LSDM dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski. “Aty po tregtohet me ide të ndryshme, disa ide kanë qenë të sigurohet deputetë për ndryshimet kushtetuese, dhe kur u pa se kjo është e pamundur dhe se 44 deputetët e VMRO-së dhe koalicionit kanë qëndrim të qartë, është dalë në ide tjera për dobësimin e VMRO-DPMNE-së”, tha Nikollovski, duke thënë se plani…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, i pyetur nëse Gruevski ka ndikim në anëtarësinë dhe në partinë, ai tha se partia është e bashkuar dhe nuk ka ndarje. Ai tha se e kanë gjetur partinë të shkatërruar, ndërsa tani, sipas anketave, të cilat pritet të dalin këtyre ditëve, tregojnë se dallimi mes tyre dhe LSDM-së është 3-1. “Asnjëherë në opozitë nuk ka patur 3-1 me partinë në pushtet. Në lidhje me zgjedhjet çdokush mund të të testohet dhe të sheh se çfarë mendojnë qytetarët. Mendojë se VMRO-DPMNE do të ketë e vetme mbi 61 deputetët, që është…
Në moshën 60 vjeçare pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë veterani i luftërave të Ballkanit, Nijazi Muharremi. Luftëtar i vyer e sypatrembur në luftat në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe kontribues edhe në luftërat në Kosovë e Maqedoni, i paposhtur nga beteja të ndryshme, të dielën (17 shtator 2023) u dorrëzua para sëmundjes duke kaluar në amshim. Atdhetar i madh dhe i gatshëm gjithmonë për të vënë veten në shërbim e për tu flijuar në luftërat kundër okupatorit serb, Muharremi vite të tërra jetoi me plagët e marra në luftën e Bosnjes në mbrojtje të Sarajevës. Nijazi Muharremi…

