18 vjeçari nga Kumanova, Ardi Saiti u arrestua mbrëmë nga policia në Kumanovë për shkak siç bëhet e ditur vetëm pse mbante flamurin kombëtar shqiptar me rastin e festimeve për 28 Nëntorin. Familjarët theksuan se arrestimi ka ndodhur pa asnjë arsye dhe në mënyrë të tmerrshme duke e çuar në stacion policor dhe duke e mbajtur deri sot në mesditë. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dega e BDI-së në Kumanovë që thekson se “shpreh shqetësimin e thellë dhe indinjatën e saj lidhur me arrestimin e të riut kumanovar, Ardi Saiti, i cili mbrëmë u ndalua nga ana e policisë…
Author: Jeta almakos
Ende pa i mbushur 1 muaj nga marrja e mandatit për të udhëhequr me qytetin e Shkupit, kryetari Orce Gjeorgjievski ka ndezur ekskavatorët, ndërsa kësaj here për ti rrënuar ndërtimet pa leje. I pari i Shkupit me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, zotohet se nuk do të ketë më uzurpime. ORCE GJEORGJIEVSKI, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT “Kemi filluar një aksion të madh për pastrimin e objekteve të ndërtuara pa leje, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha komunat e Shkupit. Hapësirat publike u takojnë qytetarëve.Trotuaret, shtegjet për këmbësorë dhe hapësirat publike nuk duhet të jenë…
Atmosfera festive dhe krenaria kombëtare kanë pushtuar rrugët e Shkupit gjatë gjithë ditës së sotme. Analisti Arsim Zekolli, i prekur nga pamjet emocionuese, ka përshkruar një ditë të paprecedent të manifestimit të identitetit dhe dinjitetit kombëtar shqiptar në kryeqytet. “Nuk gjej fjalë dot për ta përshkruar atmosferën sonte, në këtë moment, nëpër rrugët e Shkupit,” – shkruan Zekolli. Sipas tij, që nga ora 9 e mëngjesit, byrektorja e lagjes ka qenë e mbushur me fëmijë fillorist të veshur kuq e zi, që ecnin rrugëve me flamuj shqiptarë dhe plisa në kokë. “Gjatë tërë ditës, nuk kaloje pesë metra pa parë…
Është koha për hap strategjik të BE-së ndaj Ballkanit Perënidmor. Pas eurointegrimit të gjatë, madje edhe maratonik, gjeografisë së përbashkët, historia dhe kultura duhet të rrumbullakësohen me hapje të dyerve për anëtarësim të shteteve ballkanike, porositi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në Forumin ballkanik për integrim 2025, në Mal të Zi. Siç informoi Kabineti i Siljanovska-Davkova, ajo tha se “inkuadrimi duhet të jetë proces kredibil i bazuar vetëm në Kriteret e Kopenhagës, ndërsa Unioni duhet t’i mbrojë parimet dhe vlerat e veta”. “Standardet e dyfishta e komplikojnë procesin dhe nuk duhet të kenë rëndësi. Sipas saj, anëtarësimi në BE është mënyra më…
Analisti politik, gazetari dhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla, është vlerësuar nga Senati i Italisë. Në një ceremoni të organizuar në Romë, Kullës iu nda medalja “Luani i Artë për Merita të Veçanta”, një nga vlerësimet e rëndësishme të këtij institucioni.
Instituti për Shëndet Publik (ISHP) njofton se në mostrën e marrë nga musakaja e shërbyer gjatë turnit të parë në shkollën “Dimo Haxhi Dimov” në vendbanimin Vllae, u gjetën baktere gram-negative nga grupi Enterobacteriaceae, baktere fekale që u gjetën edhe në tre rubinete uji në shkollë. Siç thonë nga ISHP, pas konferencës së sotme për shtyp, ata morën rezultat të ri nga mostra e marrë nga musakaja e shërbyer gjatë turnit të parë në shkollë, dhe në të u gjetën baktere gram-negative. Dy fëmijë të tjerë nga shkolla fillore “Dimo Haxhi Dimov” janë shtruar në spital në Klinikën e Fëmijëve,…
Në një intervistë për “Euronews Bulgaria”, komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë Kushtetutën për të avancuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se Shkupi ka nisur zbatimin e reformave të domosdoshme, por se faza zyrtare e hapjes së kapitujve mbetet e bllokuar deri në përmbushjen e këtij kushti. “Sapo të miratohen ndryshimet kushtetuese, dhe pa vonesa apo kushte të tjera, do të mund të organizojmë Konferencën Ndërqeveritare,” tha Kos, duke e cilësuar hapin si vendimtar për përparimin e vendit drejt BE-së. Komisionerja vuri në dukje se Maqedonia e Veriut…
Nëpërmjet rrjetit social, Ramiz Lladrovci së bashku me ndërmarrësin e shquar Lazim Destani, ua kanë uruar qytetarëve 28 Nëntorin. Postimi i Lladrovcit në FB: Në Tiranën tonë, bashkë me mikun tim, shembullin e sukseseve, Lazim Destanin me miq, kudo jeni, ua urojmë festën më të çmuar të kombit, 28 Nëntorin! Kjo ditë, na bën të reflektojmë për të djeshmën dhe të sotmen, për unitetetin e domosdoshëm në shekullin e arritjeve të shqiptarëve në botë, krah kombeve të lira dhe të përparuara. Gëzuar 28 Nëntori!
Izet Mexhiti nga VLEN konfirmoi se Muhamed Hoxha do të jetë ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, përcjell TV21. Mexhiti tha se ajo që dihet gjithashtu është se Bekim Sali do të jetë zëvendëskryeministër i parë, ndërsa ka mbetur të definohet se me cilën ministri do të udhëheq Sali. “Nuk do të ketë rekonstruim, por do ketë plotësim të vendeve kryesisht, po. Po finalizohen. Ajo që dihet është se Bekim Sali do jetë zëvendëskryeministri i parë. Dhe do të duhet këto ditë ta definohet cilin resor tjetër do e mbulon. Dhe ministri i Ekologjisë do të jetë Muhamed Hoxha”,…
Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, thirri mbledhjen e parë të Trupit Koordinues të Kryetarëve të 10 Komunave të kryeqendrës. Me këtë rast, Gjorgjievski premtoi sanimin e gjendjes në ndërmarrjet publike komunale që kanë të bëjnë me mbeturinat apo transportin publik, përkatësisht sigurimin e 80 autobusëve të rinj, me qëllim të normalizimit të transportit publik në kryeqendër. “Autobusët e rinj që i presim t’i marrim në fillim të vitit të ardhshëm, me përkrahjen e Qeverisë, por edhe krijimin e sistemit që ne vet do të mund ta realizojmë që nënkupton BRT sistemi, do të ndikojë seriozisht edhe në cilësinë e ajrit…
Në seancën e sotme të pyetjeve parlamentare, deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, paralajmëroi se treguesit fiskalë të publikuar më 25 nëntor 2025 zbulojnë një boshllëk serioz në realizimin e të ardhurave të buxhetit. Në vend të dinamikës së planifikuar, shteti deri më tani ka mbledhur gati 299 miliardë denarë, që është vetëm 82.32% e planit vjetor, duke lënë një boshllëk prej mbi 64 miliardë denarë ose 1.04 miliardë euro, fonde që duhet të sigurohen deri më 31 dhjetor të këtij viti. “Në pyetjen drejtuar zëvendësministrit të Financave, Nikollçe Jankulovski, deputeti Bytyqi pyeti se sipas cilave artikuj, në çfarë shumash dhe…
Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë përfshirë rajonin perëndimor, në numrin unik për thirrje emergjente 112 është marrë një njoftim për një rrëshqitje dheu në fshatin Shipkovicë, informon Qendra për Menaxhim me Kriza. Rrëshqitja ndodhet në një zonë të banuar dhe paraqet rrezik për banorët, ku drejtpërdrejt janë të rrezikuara 4 shtëpi. Është aktivizuar Shtabi i Krizave i Komunës së Tetovës, ndërsa në terren kanë dalë ekipe të QMK-së, SPB Tetovë dhe Inspektoratit Ndërtimor të Komunës së Tetovës. Aktualisht po merren masa dhe banorëve të zonës u janë dhënë udhëzime të braktisin banesat për shkak të…

