Një sondazh i thelluar zbulon perceptimet për të ardhmen politike Albanian Post Një sondazh i realizuar në gjysmën e dytë të nëntorit 2025 nga Gani Bobi, ka ofruar një pasqyrë të qartë mbi perceptimet politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përballë sfidave të përfaqësimit dhe dinamikave të brendshme lidershipi. Sondazhi, i cili përfshiu 1,050 qytetarë shqiptarë nga Tetova, Gostivari, Çairi, Saraji, Struga, Dibra, Kumanova dhe zona të tjera me popullsi shqiptare, ka hulumtuar në thellësi qëndrimet e tyre ndaj lidershipit politik aktual, besimin për të ardhmen dhe sfidat që lidhen me përfaqësimin në një shtet multietnik. Instrumenti i përdorur…
Author: Jeta almakos
“Më 16 tetor të vitit 2007 vdiq aksidentalisht këngëtari maqedonas Todor Proeski, i njohur si Toshe Proeski. Në shenjë pikëllimi, Qeveria e atëhershme e Maqedonisë (VMRO–PDSH) shpallën 17 tetorin zi kombëtare, ndërkaq qyteti i lindjes së tij, Krusheva, shpalli tri ditë zie! Më 26 nëntor 2025, vdiq nga arresti kardiak Shpat Kasapi, këngëtari më i popullarizuar shqiptar i viseve shqiptare nën Maqedoni. Meqenëse Shpat Kasapi vdiq në Itali dhe transferimi i kufomës mori kohë katër ditë për ta sjellë në vendlindje, udhëheqësit e pushtetit qendror dhe lokal kishin në dispozicion katër ditë që të respektonin zyrtarisht dhembjen dhe pikëllimin e…
Pensionistët që mbështesin rritjen lineare të pensioneve njoftuan sot se të hënën, më 1 dhjetor, pensionistët nga e gjithë vendi do të demonstrojnë para Gjykatës Kushtetuese në Shkup, me qëllim, siç thonë ata, të vazhdojnë llogaritjen lineare të pensioneve. Ata bënë thirrje për një prani masive, për të luftuar së bashku për të drejtat e tyre. “Të hënën në orën 11:00, do të protestojmë para Gjykatës Kushtetuese në Shkup, nga e gjithë Maqedonia”, tha pensionisti Zoran Trajkov. Ata njoftuan se nëse protesta e së hënës nuk sjell rezultate, ata do të vazhdojnë me protesta më 10 dhjetor, sepse nuk po…
Deputeti Ilir Demiri do të veprojë si i pavarur. Ai e informoi Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, për këtë vendim, njoftoi zyra e Kryetarit të Kuvendit. Demiri u zgjodh deputet nga njësia e gjashtë zgjedhore si anëtar i Aleancës për Shqiptarët nga krahu i Zijadin Selës, një parti që garoi në zgjedhjet parlamentare në Koalicionin “Fronti Evropian” të udhëhequr nga BDI. Vendimi i Demirit për të vepruar në mënyrë të pavarur vjen menjëherë pasi Sela njoftoi se po largohej nga koalicioni me BDI-në. Kryesia Qendrore, siç raportoi ASH më 18 nëntor, vendosi që partia të veprojë në mënyrë të pavarur,…
Zëvendësministri i brendshëm, Astrit Iseni, lidhur me arrestimin e një dite më parë të të riut nga Kumanova Ard Saiti, për shkak të festimit me flamur kombltar, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në facebook. Iseni thotë se policia ka vepruar sipas ligjit dhe se po veprohet sipas procedurave ligore. Iseni shton në tej se MPB mbetet e përkushtuar ndaj për ruajtjen e sigurisë dhe qetësisë për të gjithë. Postimi i plotë i zëvendësminstrit Iseni Të nderuar qytetarë, Gjatë shënimit të Ditës së Flamurit në Kumanovë, disa persona shkelën rregullat dhe cenuan rendin publik. Policia ndërhyri sipas…
Pas publikimit të një shkrimi nga gazetarja Farije Dauti Bakiju, ku aktori i njohur kosovar Sevdai Radogoshi – Qumili – akuzohet për sjellje me premisa islamofobike gjatë një interviste të zhvilluar më 28 Nëntor në Shkup, kanë ardhur reagime që hedhin poshtë versionin e paraqitur në postim. Aktori ka sqaruar se asnjëherë nuk ka pasur qëndrim armiqësor ndaj gazetares dhe se gjithçka ka nisur nga një keqkuptim. Ai tregon se gazetarja fillimisht ka komunikuar në gjuhën maqedonase me kameramanin, prandaj ai ka menduar se ekipi ishte i një mediumi maqedonas. Për shkak se dëshironte të fliste ekskluzivisht për media shqiptare…
Mjekët paralajmërojnë epidemi të re të fruthit në Maqedoni. Sipas tyre, arsyeja për këtë është mbulimi i ulët i vaksinimit në popullatën e re me vaksinën MRI, pra vaksinimi kundër fruthit, rubeolës dhe parotit, apo shytave, për të cilat mbulimi për dozën e parë është 72%, dhe për të dytën 78%. “Mjafton që një rast me frutha të hyjë në Maqedoni dhe ne të kemi një epidemi. Deri më tani nuk kemi asnjë rast të fruthit, por nëse hyn një, do të kemi epidemi. Kishim pertussis për gati një vit, për shkak të mbulimit të ulët. Ne filluam vaksinën HPV…
Më 29 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez, në Shkup dhe në dhjetëra qytete të tjera në mbarë botën u zhvilluan protesta kundër vrasjeve të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës. Në Shkup, demonstruesit u mblodhën në mesditë para monumentit “Simfonia e Paqes”, prej nga nisën marshimin e tyre. Protesta vazhdoi para godinës së Kuvendit dhe përfundoi para Ministrisë së Punëve të Jashtme. Organizatorët e protestës, nën moton “Të gjithë për Palestinën”, deklaruan se ndërprerja e armëpushimit ishte vetëm një farsë dhe një mjet propagandistik. Sipas tyre, Izraeli vazhdoi sulmet duke shkaktuar qindra viktima, ndërsa Gaza…
Ramadan Ramadani Pasi në një shkrim paraprak kisha parashtruar një pyetje për nëse VLEN e di se taksimetri llogarit edhe kohë dhe jo vetëm distancë të kaluar, sikur duhej qartësuar më tej se çka është ajo që ia llogarit taksimetri koalicionit VLEN: a) Mbetja dhe qëndrimi në kontekstin dhe diskursin politik qytetar. Nëse ka diçka që e ka karakterizuar votën qytetare shqiptare gjatë këtyre zgjedhjeve lokale, sidomos atë që iu dha VLEN-it është mu ky insistim në zgjidhje të probleme lokale dhe përqëndrim në kontekstin dhe diskursin politik qytetar e shtëtëror. Shqiptarët nuk hynë në kurthin e disa akterëve që…
Me pikëllim të thellë, komuniteti artistik dhe familja Kasapi njoftojnë se nesër (e Diel, 30 Nëntor) do t’i jepet lamtumira e fundit këngëtarit të dashur, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, më 26 Nëntor 2025. Familja njofton të gjithë dashamirësit dhe kolegët që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit, të marrin pjesë në ceremoninë mortore që do të mbahet në Tetovë. Detajet e Homazheve dhe Varrimit (Nesër, 30 Nëntor) Varrimi: Do të bëhet në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës. Ndarja e tij e papritur ka thyer zemrat e të gjithë atyre që…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët nga krahu i Ziadin Selës, Ilir Demiri, ka konfirmuar sot se në vijim do të veprojë si deputet i pavarur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, ky hap vjen me qëllim të hapjes së rrugës për një riorganizim më funksional të opozitës shqiptare në vend. Burime të TS nga Kuvendi bëjnë të ditur se Demiri ka dorëzuar zyrtarisht dokumentacionin për largimin nga grupi parlamentar dhe se nisma e tij synon krijimin e një blloku të koordinuar opozitar. Sipas dokumentit të dorëzuar dhe burimeve parlamentare, nismës pritet t’i bashkohen edhe deputetë të tjerë nga…
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se analizat e mostrave të ujit të marra nga Shkolla Fillore “Dimo Haxhi Dimov” kanë përfunduar dhe se analizat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të ujit janë brenda vlerave referuese, respektivisht nuk u gjetën metalet të rënda në mostrat e ujit. “Siç raportuam më parë për rezultatet e mostrave të ushqimit dhe sipërfaqeve të punës nga shkolla me të njëjtin emër, bakteret fekale u gjetën në musaka dhe në disa sipërfaqe në kuzhinë dhe shkollë, duke treguar higjienë të dobët në shkollë dhe kuzhinë. Nga shtatë mostrat e materialit biologjik të marra nga Instituti i Shëndetit…

