Policia e Maqedonisë së Veriut ndaloi dje katër kinezë që qëndronin ilegalisht në vend. Siç mësohet, dje në orën 11:30 në vendin e quajtur “Karaorman” punonjësit e policisë nga Qendra Rajonale Jugore kanë ndaluar katër shtetas kinez me inicialet C.H.(44), V.R.(47), J.L.(38) dhe një të mitur. Pas kontrollit të kryer është konstatuar se ata nuk kanë pasur hyrje të ligjshme në vend, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për të Huajt, gjegjësisht qëndrim ilegal në vend. Policët e Departamentit për Krime Ndërkufitare, Migrime, të Huaj dhe Ripranim Gjevgjeli kanë përgatitur vendime për kthim dhe largim nga territori i shtetit. (INA)
Author: Jeta almakos
Të punësuarit në Gjykatës Administrative në Shkup kanë kallëzuar penalisht kreun e kësaj gjykate, Burim Sejdinin mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare. Kallëzimet penale të cilat i ka siguruar ekskluzivisht Televizioni Alsat i janë dërguar Policisë Financiare, Komisionit për parandalimin e korrupsionit, kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministres për Qeverisje të mirë, Sllavica Gerkovskas. Përmbajtja e kallëzimeve penale përfshinë në rend të parë shpërndarjen e lëndëve në mënyrë manuale edhe pse Sejdini ka qenë i obliguar që të njëjtën ta bën përmes sistemit AKMIS. Sipas denoncimeve anonime nga të punësuarit, Sejdini dyshohet se së fundmi ka punësuar dy persona në…
Programet e reja mësimore për klasën e tretë dhe të gjashtë, të punuara sipas Konceptit të ri për arsimin fillor janë gati. Disa libra tashmë janë miratuar dhe përpunuar, ashtu që do të jenë në kohë te nxënësit, ndërsa për disa nuk do të kërkohet të jenë të shtypura. Më 22 qershor, përgjegjësit nga Ministria për Arsim dhe Shkencë (MASH) e publikuan Konkursin për dhënien e librave në arsimin fillor, ku theksohet se për cilat libra nevojiten dorëshkrime. Duke llogaritur që përzjedhja e librave është proces i ndërlikuar dhe afati i fundit për dorëzimin e dorëshkrimeve është deri më 21…
Ministria e Punëve të Jashtme e udhëhequr nga Bujar Osmani për një vit do të shpenzoj rreth 7 milion e 200 mijë denarë, ose rreth 117 mijë euro vetëm për tu reklamuar gjatë kryesimit me OSBE-në. Alsat ka siguruar kontratën e nënshkruar nga Ministria e Punëve të Jashtme, me njërën nga Agjencitë konsultative. Për këto 117 mijë euro Agjencia do të bëjë një sërë shërbimesh për ministrinë e Jashtme dhe atë, Për të angazhuar bashkëpunëtor të jashtëm të saj do duhet të marrë mbi 1. Milion e 147 mijë denarë, Që Agjencia të mendojë logot me OSBE-në dhe formimin e…
Sipas burimeve të TV21 brenda ASh-së, pritet që këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët në Strugë të ndërpresin çdo lloj komunikimi me kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ky bojkot vjen për shkak se nuk shohin asnjë veprim konkret as nga Merko e as nga organet e drejtësisë që pas shpalljes “persona non grata” nga SHBA. Pritet që ditët në vijim të ketë edhe veprime tjerë konkrete demokratike ndaj kryetarit Merko dhe ndaj udhëheqësisë së Komunës së Strugës deri në largimin plotësisht të Merkos. “Më nuk do të ketë as koordinime dhe as komunikimi me kryetarin e Strugës”, thonë këshilltarët./TV21
Dy dytë me radhë punonjësit e Higjienës Komunale në Shkup nuk i grumbullojnë mbeturinat, pasi drejtoresha Kosana Nikoliq Mazneva ka larguar nga puna rreth 100 punonjës me kontrata në vepër, ndërsa ka shkarkuar edhe dhjetëra tjerë me vendim pune. Të indinjuar me vendimin e Maznevës, e cila për herë të dytë largon nga puna deri 200 punonjës, punëtorët po mbajnë protestë, ndërsa kanë siguruar se nuk do të nisin pastrimin e qytetit derisa të kthehen kolegët në punë. Megjithatë, duket se Maznevës nuk i bëhet vonë, madje ka kërcënuar se do të largojë të gjithë nëse nuk nis pastrimi i…
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” kanë ndërprerë bojkotin e punës për një kohë të shkurtër. Kanë nisur dy kamionë për të grumbulluar vetëm mbeturinat e Spitaleve në Shkup. Këtë, siç thanë para kamerës së TV21 e bëjnë në shenjë solidariteti për personat e sëmurë të shtrirë në spitale. Ata thanë se pati t’i grumbullojnë mbeturinat, do të kthehen sërish.
Në një akademi të organizuar në komunën e Gostivarit për nderë të 9 Korrikut kur Rufi Osmani vendosi para objektit të Komunës së Gostivarit flamurin kombëtarë për të cilën u dënua me burg, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në një postim shrkuan se “prof. Rufi Osmanit na mësoi, se si duhen dhe mbrohen simbolet kombëtare!” shkruan Top24 Respekte veprës së prof. Rufi Osmanit, i cili la gjurmë me të cilat na mësoi, se si duhen dhe mbrohen simbolet kombëtare! https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02NiGKo2ouc9PpC2mVDKjpYK6afwELj4xdYu2ywwPsL8fPMgneXD1vkdckzFUssfmMl&id=1265185232&mibextid=Nif5oz
LSDM-ja në pushtet dhe Partia Liberal-Demokratike dje, në mbledhjet e këshillave qendror të partive, edhe një herë theksuan përkushtimin e tyre për të sjellë ndryshime kushtetuese për të vazhduar rrugën evropiane të vendit. VMRO-DPMNE-ja opozitare, nga ana tjetër, përmes deklaratës së liderit të saj, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se po e ndërprenë komunikimin zyrtar me qeverinë për ndryshimet kushtetuese, duke theksuar se mund të bisedohet vetëm për zgjedhje të shpejta të parakohshme në vjeshtë, njofton AIM, përcjell Nistori. Këshilli qendror i LSDM-së sot mbajti mbledhje onlajn në të cilën u sollën disa konkludime. Mes tjerash, vlerësohet se procesi i skriningut në kuadër…
Njëzet e pesë vjeçari nga Shkupi ka goditur me veturë një këmbësor në Çair. Sipas informacioneve nga policia, aksidenti ka ndodhur dje në kryqëzimin e rrugës “August Cesarec” me rrugën “Bllagoja Paroviq”. Automjeti “dacia logan” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.J.(25) nga Shkupi, ka goditur një këmbësor fëmijë nga Shkupi. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, njofton MPB. Në vendin e ngjarjes e ka kontrolluar ekipi i SPB Shkup.
Driton Nebiu është drejtor në Agjencinë për Konfiskim të Pasurisë, dhe për momentin është një nga drejtorët më të suksesshëm. Nebiu së fundmi u bë i njohur pasi nxori në shitje pronat dhe aksionet e konfiskuara të Gruevskit dhe Sasho Mijallkov,guxim që se kanë pasur drejtor të tjerë të deri tanishim. Këtë sukses ai ja ka kushtuar nënës së tij,për të cilën shkruan : Nebiu : Bekimi i Nënës është çelsi i suksesit! Të faleminderit për gjithçka mbretresha ime! Shkruan Top24 .
Një 48-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se është rrahur nga një grua në një parking në rajonin e Karposhit, transmeton TV21. “Më datë 08.07.2023 në ora 00.10 në Stacionin Policor në Karposh, B.B.(48) nga Shkupi denoncoi se më datë 07.07.2023 rreth orës 20.15, në parkingun në afërsi të objektit hotelerik në rajonin e Karposhit, pas një përleshje paraprake, është sulmuar fizikisht nga një grua N.S.. Merren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

