Izet Mexhiti, njëri nga deputetët e fraksionit brenda BDI-së, ka konfirmuar për AIM se nga sot po fillon procedurën për formimin e një lëvizjeje të re. “Nuk kemi menduar ende për emrin e lëvizjes. Debati është i hapur dhe presim që të vijnë iniciativa nga qytetarët”, tha Mejiti për MIA-n. Të premten, për televizionin “Vision Plus”, Mexhiti theksoi se nuk do të krijohet një parti klasike, por një lëvizje që do të artikulojë mendimet e ndryshme brenda Bashkimit Demokratik për Integrim. Sipas tij, mes shqiptarëve do të ketë dy blloqe politike – një qeveri dhe një opozitë, të cilat, siç…
Author: Jeta almakos
Burgu i Idrizovës është burgu më i keq në Evropë, të burgosurit jetojnë në kushte çnjerëzore dhe degraduese, vuajtja e një viti burg në Idrizovë është e barabartë me një vit e gjysmë në kushte normale në burg, thotë profesori universitar i së drejtës penale, Gordan Kalajxhiev. Sipas tij, kriza në Idrizovë mund të shmanget vetëm me uljen e dënimit të të burgosurve, përkatësisht me amnisti. Kalajxhiev është i këtij qëndri pasi që siç thotë, nuk sheh që së shpejti do të ndërtohet një burg i ri që do t’u ofronte të burgosurve kushte humane për vuajtjen e dënimit me…
Në këtë periudhë kur temperaturat janë shumë të larta dhe qytetarët kërkojnë freskim, por lumenjtë nuk janë vendi i duhur për këtë. Thuajse në gjithë territorin e Maqedonisë ujërat e lumenjve janë shumë të ndotur. Situatë e njëjtë është dhe në lumenjtë që kalojnë nëpër qytetin e Gostivarit, Vardari, Radika dhe Llakavica e për të cilët autoritetet thonë se janë shumë të ndotura, përpos pjesëve ku burojnë. “Në pjesët më të poshtme të lumenjve para së gjithash Vardarit, bazuar në atë nga çka ndotet nga ujërat e zeza për gjatë qytetit sa vjen e bëhet më i ndotur, nga fundi…
Vijojnë hetimet për identifikimin e dy sulmuesve me kapuç që ekzekutuan me 19 plumba biznesmenin shqiptar nga Shkupi me nofkën “Oki” dhe plagosën partneren e tij 45-vjeçare. Autoritetet spekulojnë se autorët e “importuar” të 39-vjeçarit Orhan Bajrami, tashmë kanë ikur jashtë vendit, me destinacione të mundshme në Shkup, Bullgari apo Turqi. Sipas informacioneve të transmetuara nga ERT, 39-vjeçari, i cili merrej me kazino dhe tregti të pijeve alkoolike, ndërkohë që kishte “tehe” edhe në qeverinë e Shkupit, ishte ulur në oborrin e vilës me qira bashkë me partneren e tij, si dhe një çift tjetër, të cilët nuk u lënduan. Sipas…
Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani në një intervistë për javoren “Fokus” ka folur për bizneset e familjes së Ali Ahmeti, duke dhënë detaje se çfarë posedojnë dhe çfarë po fshihet. “A mendoni vërtetë që anëtarët e familjes Ahmeti janë gjeni në biznes, jam dakord vetëm me një deklaratë, ajo është se ata janë profesionistë të krimit dhe përvetësimit të pasurisë së të tjerëve”, thotë për “Fokus”, Fatmir Limani. Fatmir Limani, i cili u bë i njohur për publikun si nipi i Ali Ahmetit , por u shkëput nga partia mëmë BDI dhe kaloi në BESA, në një intervistë për numrin e fundit…
Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore me rastin e përvjetorit të shtatë të tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste FETO në Turqi, në ambientet e ‘Hotel Tirana International’ nën organizimin e Fondacionit ‘ALSAR’ u mbajt sot akademia përkujtimore me temë ’15 KORRIK, DITA E DEMOKRACISË DHE UNITETIT KOMBËTAR NË TURQI’. Në sallën ‘Balsha’ të tejmbushur nga qytetarë të thjeshtë dashamirës së Republikës së Turqisë, nga intelektualë të fushave të ndryshme, nga akademikë, nga gazetarë, nga hoxhallarë, nga personalitete të jetës e nga pjestarë të trupës diplomatike turke ceremonia përkujtimore e shtatë vjetorit nga grushti i shtetit më 15 korrik 2016…
Masa “TVSH-ja ime” është një nga masat më të suksesshme të konceptit të LSDM-së, kthimi i parave tek qytetarët. Për katër vite nga zbatimi i kësaj mase, LSDM-ja u ka kthyer qytetarëve 107,5 milionë euro, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Këto janë para serioze që qeveria i paguan direkt në llogaritë e qytetarëve dhe ndikon pozitivisht në buxhetet familjare të të gjithë përfituesve të masës së TVSH-së ime. Me ndryshimet e fundit ligjore kemi rritur edhe shumën maksimale në një tremujor. Qytetarët që skanojnë llogaritë fiskale në një tremujor tani mund të fitojnë një shumë maksimale prej 2100 denarë për…
Temperaturat përvëluese në vend do të na shoqërojnë edhe ditëve në vijim. Siç bëjnë të ditur nga Enti Hidrometeorologjik, fundjava do të jetë me diell dhe shumë e nxehtë me temperaturë madje edhe mbi 40 gradë celsiuz. Ndërsa vendi mbetet në fazën portokalli mjekët apelojnë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe mos të dalin pa nevojë në periudhën më të nxehtë të ditës, nga ora 11 deri në orën 17 pasdite. Sipas mjekëve, kujdes të posaçëm duhet të kenë të sëmurët kronik të cilët duhet të jenë të rregullt me marjen e terapisë së caktuar. Gjithashtu, qytetarët duhet të konsumojnë…
Një zjarr ka shpërthyer në shtyllën elektrike në lagjen Dizhonska në Çair. Siç mëson TV21 nga burimet jozyrtare zjarri është shkaktuar për shkak të temperaturave të larta. Për momentin njësiti i zjarrfikësve ndodhet në teren. Ndryshe edhe gjatë ditë së djeshme shtylla elektrike në rrugën 20 në fshatin Saraj ka marrë flakë, ku si pasojë zjarri ka përfshirë edhe një shtëpi banimi dhe një kafene. Fatmirësisht nuk kishte të lënduar kurse zjarri u shua nga ana e Brigadës së Kundërzjarrit.
Rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm është hapur zjarr mbi dy shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët ndodheshin në Hallkidiki të Greqisë. Nga të shtënat, siç raportojnë mediat greke, ka humbur jetën 39 vjeçari Orhan Bajrami, i njohur me pseudonimin Oki, ndërsa është plagosur rëndë shoku i tij, 45 vjeçari Sead Slezoviq, i cili është transferuar në spitalin në Poligiros. Detajet fillimisht janë publikuar në mediat greke të cilat ngjarjen e përshkruajnë si “ekzekutim”. Mediat greke shkruajnë se sipas dëshmitarëve, sulmuesit e maskuar hynë në dhomën e hotelit ku po qëndronin personat në fjalë dhe filluan të qëllojnë…
Ndërroi jetë lehona e cila pas lindjes u hodh nga dritarja e gjinekologjisë në Shkup. Ekipi i Klinikës hedh poshtë përgjegjësinë për rastin e 39-vjeçares, e cila ka ndërruar jetë mbrëmë nga lëndimet e rënda. Ndonëse Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, me inspektimin e jashtëzakonshëm pas aksidentit, konstatoi lëshime dhe mori vendim për përcaktimin e përgjegjësisë së punonjësve shëndetësorë, të cilët nuk siguruan psikiatër për lehonën edhe pse në dy raste ajo kishte shfaqur ankth. Megjithatë nga Klinika Gjinekologjike thonë se kanë bërë gjithçka. Ata do t’u përgjigjen hetuesve javën e ardhshme.
Automjete, furgonë, autobusë, udhëtarë të nervozura, vapë e madhe. Kështu ishte atmofera sot në vendkalimin kufitar në Tabanovcë. Duket se kjo fundjavë po sjell mërgimtarët në vendlindjet e tyre. Dominonin automjete me targa gjermane, zvicerane dhe vendeve tjera të perëndimit. “Pritjeve të gjata në pikën kufitare Tabanoc edhe këtë vit mërgimtarët nuk i kanë shpëtuar ata po thonë se po presin 1 deri në 2 orë për të kaluar kufirin”. Në vendkalimin kufitar në Tabanovcë, kishte edhe shumë udhëtarë turq, të cilët nga vendet e perëndimit udhëtonin drejt Turqisë. Edhe ata nuk i kuptonin pritjet e gjata në këtë kufi.…

