Author: Jeta almakos

Qytetarët shqiptarë ende përballen me sfida të shumta institucionale për pajisje me shtetësi. Deputetja e ASh-së, Ilire Dauti, prej foltores së Parlamentit kërkoi nga Ministria e Brendshme që të lë justfikimet e llojit se po punohet në rastet konkrete dhe të pajisë në kohë të arsyeshme qytetarët me shtetësi. “Në qoftë se me të vërtetë po punohet në përfundimin e këtyre lëndëve, si është e mundur që ka një muaj që 24 përgjigje janë që po vazhdohet të punohet për finalizimin e këtyre lëndëve. Të ishte e vërtetë që me të vërtetë punohet, rezultatet do të ishin sot që ata…

Lexo më Shumë

Janë ndaluar nëntë tifozë bullgarë që kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike në stadiumin e Shkupit, para ndeshjes mes Shkupit dhe Levskit të Sofjes, thuhet në njoftimin e MPB-së. “Më datë 27.07.2023, nga Njësia e Shpërndarjes së Shpejtë u ndaluan G.B., Z.Z., V.D., G.K., B.A., V.J., I.K., D.P.D. dhe A.V.I., të gjithë shtetas bullgarë, të cilët prishën rendin dhe qetësinë publike duke u sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve që po kryenin veprime zyrtare në stadiumin “Todor Proeski”, menjëherë para fillimit të ndeshjes së raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës ndërmjet Shkupit dhe Levskit të Sofias, që luhet…

Lexo më Shumë

Prej ditës së sotme edhe deputetja Merita Koxhaxhiku ka njoftuar se do të veproj si deputete e pavarur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. “Sot, zyrtarisht me shkrim informuam edhe Kryetarin e Kuvendit të RMV-së se do të veprojmë si deputetë të pavarur. Ju ftojmë gjithve pa përjashtim, të bëheni pjesë e Lëvizjes së re në ardhje që të bëheni pjesë e ndryshimit të madh, pjesë e fillimit të ri!”, shkruan Izet Mexhiti. Deputetë të Lëvizjes së re janë Izet Mexhiti, Kastriot Rexhepi dhe Merita Koxhaxhiku.

Lexo më Shumë

Nga shërbimi për shtyp i Kuvendit sot pasdite kumtuan se kryetari i Kuvendit e ka pranuar njoftimin e tre deputetëve të cilët paralajmëruan se do të veprojnë si grup i pavarur i deputetëve. “Kryetari Xhaferi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, i njoftoi me shkrim se: “Në pajtim me nenin 33, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Grupi Parlamentar përbëhet prej së paku pesë deputetëve të cilët i takojnë një ose më shumë partive politike. Sipas përcaktimit të lartpërmendur, nuk keni mundësi të formoni grup parlamentar, as të përcaktoni koordinator dhe zëvendës-koordinatorë”, thuhet në kumtesë. Xhaferi, siç…

Lexo më Shumë

Drejtorët e drejtorive doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Stefan Bogoev dhe Genti Gazheli sot në vendkalimin kufitar Qafë Thanë e nënshkruan protokollin e fundit për zbatimin e Marrëveshjes për vendosjen e një vendkalim të përbashkët kufitar midis dy vendeve. Siç bënë të ditur nga Drejtoria Doganore, me nënshkrimin protokollit, përfundojnë përgatitjet përfundimtare për vendosjen e një ndalese one-stop-shop në këtë vendkalim kufitar, me qëllim zbatimin e formaliteteve kufitare me efikaset dhe më thjeshtë, pritjet më të shkurtëra në kufi, gjegjësisht shërbime më të mira për operatorët ekonomik dhe udhëtarët. Drejtori Bogoev theksoi se në këtë vendklaim kufitar janë…

Lexo më Shumë

Është tejkaluar problemi me kartelat bankare VISA dhe Mastercard, njoftojnë nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjatë ditës nuk mund të tërhiqje para nga bankomatet, madje nuk mund të paguash as me këto karta. Probleme kanë pasur edhe qytetarët e vendit që ndodheshin jashtë vendit. Banka Popullore më herët njofto se se problemi është drejtpërdrejt me markat VISA dhe Mastercard, por se paratë e qytetarëve nëpër banka janë të sigurta.

Lexo më Shumë

Policia është duke vepruar gjithmonë kur janë përmbushur autorizimet ligjore për veprimin e saj. Edhe sot në mëngjes policia pati intervenim, megjithatë gjithmonë kur për këtë ka arsye dhe në bazë të vlerësimeve të bëra, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në foltoren e Kuvendit rreth ngjarjeve në Sllupçan dhe në disa vende në Likovë ku banorët nuk u lejojnë ekipeve të EVN-së të punojnë në rrjet. “Lidhur me atë që po ndodhë jo vetëm Sllupçan, por edhe në disa vende në Likovë, është gjendje e cila, sipas meje, është e palejuar dhe në këtë pjesë absolutisht jo…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në një intervistë për portalin “Frontonline” ka folur për zhvillimet aktuale, ndryshimet kushtetuese në Kuvend, se a mund të ketë ndarje apo “zjarr” në ASH, me kë do të koalicionojnë dhe tema tjera. Zoti Snopçe, ndryshimet kushtetuese hynë në procedurë parlamentare, a po prisni që VMRO-DMNE të reflektojë dhe ti votojë? Snopçe: Nuk mund të them a do ti votojnë apo jo. Në mbledhjen e Komisionit kushtetues votuan kundër nevojës. Do të shohim si do të vendosin. Unë vetëm mund të bëj ftesë të mendojnë në interes të shtetit. Në këtë moment votimi…

Lexo më Shumë

Nga data 24 deri më 26 korrik të 2023 në Strumicë u mbajt takim i iniciuar nga Agjencia për të Rinjë i mbështetur nga OSBE për pergaditjen e Planit akcional të Srategjisë Nacionale për veprim për vitin 2023-2025 në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ku mori pjesë edhe Agjencia për Mbështetjen e Sipërmarrësisë të RMV -së epërfaqësuar nga Drejtori i saj z.Hajrullah Misini dhe bashkëpuntori i tij Gafur Zharku udhëheqës njësie në AMSRMV-së.Ky tubim dy ditor ishte frytëdhënës me faktin që në grup veprimin për Sipërmarrësi dhe Punësim u shënuan një sërë masash për vitin 2023- 2025,si sfida për të ardhmen…

Lexo më Shumë

 Sipas Euronews Albania, OLAF – Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, e cila është përgjegjëse për auditimin e fondeve evropiane brenda Bashkimit Evropian dhe në vendet e tjera përfituese, ka hapur 36 hetime për vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë 5 viteve të fundit.  Nga 36 hetime të iniciuara për vendet e Ballkanit Perëndimor, 18 prej tyre kanë të bëjnë me keqpërdorimin të mjeteve nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.  Vendi i dytë me numrin më të madh të hetimeve në rajon është Serbia, me nëntë hetime.  Në Bosnje dhe Hercegovinë, janë iniciuar tre hetime.  Në Kosovë, janë iniciuar tre hetime.  Për Shqipërinë…

Lexo më Shumë

Zhurma mes socialistëve u krijua ende pa u mbledhur Asambleja Kombëtare. Lajmi se ministrja Delina Ibrahimaj është shkarkuar nga detyra rodhi në mënyrë të pazakontë, por qe u mohua sapo mbërriti Edi Rama në Asamble. Damian Gjiknuri nuk do të jetë më sekretar i përgjithshëm i PS. Këtë post, Edi Rama ia besoi Blendi Klosit, por deri në Shtator. Përtej spostimit nga ky post, Gjiknuri është optimist për të ardhmen. “Më mirë do të bëhet”, tha Gjiknuri. Kryesocialisti ndryshoi të gjithe Sekretariatin, emrat e të cilëve pritet të zyrtarizohen në fillim të sezonit të ri. Një tjetër vendimarrje e Edi Ramës…

Lexo më Shumë

Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar pas kërcënimeve ndaj policëve të rinj serbë në Kosovë. Në reagim thuhet se kërcënimet dhe frikësimet janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. Ambasada e Italisë e ka shpërndarë reagimin e shefit të EULEX-it në Kosovë i cili i ka quajtur të papranueshme këto kërcënime. “Policët e rinj nga komunitetet jo shumicë të Kosovës meritojnë mbështetjen tonë të pakushtëzuar, veçanërisht nga qytetarët e komunave në të cilat janë caktuar. Kërcënimet dhe frikësimet janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Italisë në Twitter. E Giovanni Pietro Barbano…

Lexo më Shumë