Author: Jeta almakos

VMRO-DPMNE përsëri i bëri thirrje kreut të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Islam Abazi, të përgjigjet pse nuk fillon hetime kundër zyrtarëve të BDI-së. Nga VMRO dje thanë se reja e vëllait të tij, Shpresa Abazi, ishte punësuar vitin e kaluar në Ministrinë për Sistem pPolitik të udhëhequr nga Artan Grubi. Nga Ministria u përgjigjën se vitin e kaluar ishte punësuar një person tjetër, me të njëjtin emër dhe mbiemër, Shpresa Abazi, por në pozicionin e përkthyesit, ndërsa reja e prokurorit ishte punësuar në institucion në vitin 2015, por më pas është dërguar në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në intervistë për MIA-n deklaroi se do ta ndiqte vendimin e ministrave të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe do të tërhiqej edhe ai nëse VMRO-DPMNE-ja voton për ndryshimet kushtetuese. Rrjedhimisht, nëse të gjithë largohen, pse të insistoj që të qëndroj”, deklaroi Xhaferi. Në lidhje me zgjedhjet parlamentare thotë se qëndrimi i tij personal është se zgjedhje duhet të ketë në terminin e rregullt dhe nuk ka arsye kjo të mos jetë kështu, përderisa për atë nëse zgjedhjet për kohë më të shkurt do të ndihmonin që BDI-ja të ruajë sa më shumë vota, thotë se…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi njoftoi se në seancën e fundit qeveritare është miratuar vendim për shpërndarjen e mjeteve në vlerë prej 50 milionë euro për rregullim të infrastrukturës ujore në komuna. Ja postimi i tij: ✅Në seancën e fundit të mbajtur të Qeverisë miratuam vendimin për shpërndarjen e mjeteve në vlerë prej 50 milion eurove të siguruara nga Banka Evropiane Investuese, të cilat do të investohen në përmirësimin e infrastrukturës ujore në komunat e vendit. 🔜Këto mjete së shpejti do t’u ndahen si donacion të gjitha komunave, përfshirë këtu edhe komunat e Qytetit të Shkupit përmes Ministrisë…

Lexo më Shumë

Anëtari i Kryesisë së BDI-së, njëherit edhe kryeparlamentar, Talat Xhaferi, në “SummerClick” u shpreh se ka dilema se si sekretari organizativ i partisë Blerim Bexheti do të mund ta kryejë detyrën, tani kur rrugët mes tij dhe Mexhitit u ndanë, kur Bexheti vendosi të qëndrojë në BDI, ndërsa Mexhitit të themelojë parti. “Personalisht kam dilemë se si do ti kryejnë funksionet, në kuptimin e obligimeve si anëtarë të kryesisë, sidomos si sekretar organizativ. Pas 3 vitesh paraqitje në kundërshtim… nga mitingje paralele…”, tha Xhaferi. Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti, i pyetur nga TV21 për këto dyshime të Xhaferit për kryerjen e…

Lexo më Shumë

Sulmuesi i kryeshefit të Policisë së Strugës mësohet se është Sefer Nasufi, i cili për organet e rendit në rajonin e Ohrit, njihet edhe kryerës i veprave të tjera penale, transmeton TV21. Organet e rendit në Strugë disa herë kanë bërë përpjekje për ta kapur Nasufin, por kur rastet kanë arritur në Gjykatë, i njëjti është lënë i lirë. “Ka edhe disa vepra të tjera penale. Disa herë është kapur nga Policia, por është lënë në liri nga Gjykata”, thonë burimet e TV21. Ai sot ka sulmuar me thikë, kryeshefin e Policisë A.D., i cili ka përfunduar në spital me…

Lexo më Shumë

Një studim mbi propagandën dhe lajmet e rreme nga Rusia në Maqedoninë e Veriut nxjerr në pah prirjet për krijimin e një fryme anti-perëndimore tek publiku në këtë vend ballkanik, si dhe pengimin e integrimit euro-atlantik të tij. Shoqata civile “Most”, e cila e bëri studimin thotë se synimi i tillë nxitë ndarje në Maqedoninë shumë etnike dhe demokratike si dhe në Ballkan. Sipas studimit, ekzistojnë rrjete “mirë të zhvilluara” në rrjetin social Facebook që përforcojnë dezinformatat dhe manipulimet ruse. Analistët thonë se Maqedonia e Veriut dhe Ballkani “ndodhen lart në axhendën e Kremlinit”. Një studim i Shoqatës civile “MOST”…

Lexo më Shumë

“Deklarata e Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi se do ta anulojë seancën, nëse nuk i ka 80 vota për ndryshime kushtetuese konfirmon se nuk ka shumicë prej dy të tretash, gjegjësisht 80 deputetë për sjelljen e tyre”. Këtë e tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Në kuadër të vizitës së sotme në Vevçan, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve ai potencoi se zgjidhja e vetme, për siç tha, daljes nga agonia, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Ajo që është e rëndësishme të konkludohet nga deklarata e Talat Xhaferit është se ata nuk i kanë pasur 80 deputetë, pra nuk…

Lexo më Shumë

“Nga 34 zyra për ndihmë juridike falas në të gjithë vendin do të arrijmë të paktën 40. Tashmë kemi materiale dhe një fushatë në rrjetet sociale dhe kanalin Youtube dhe të gjitha do të jenë në televizionet kombëtare, portale dhe media të tjera“. Këtë e theksoi ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në promovimin e sotëm në Gjevgjeli për sensibilizimin e qytetarëve për ekzistimin e ndihmës juridike falas. Ai shtoi se falë Këshillit të Evropës kjo fushatë tashmë po tregon rezultatet e para.

Lexo më Shumë

Një nga të pakënaqurit në BDI, Nevzat Bejta i është përgjigjur deklaratave të Talat Xhaferit në “Summer Click”, i cili tha se pjesëtarët e “Grupit të Zjarri” pa turp po kthehen në BDI pas gjithë atyre akuzave. Bejta thotë se Xhaferi nëse ka ndonjë sugjerim për të, të njëjtin duhet ta parashtrojë para organeve të partisë. “Nëse Talat Xhaferi ka ndonjë sugjerim ndaj meje, mund ta paraqesë qoftë në Këshillin e Përgjithshëm ku nuk e hapi gojën, nuk e tha asnjë fjalë. Unë kam qenë prezent në Këshillin e Përgjithshëm edhe në të ardhmen do jem prezent në Kryesinë Qendrore.…

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në “Summer Click” në TV21 komentoi Blerim Bexhetin, Musa Xhaferin e me theks të veçantë edhe Nevzat Bejtën, të cilët edhe pse ishin pjesë e “Grupit të Zjarrit”, u kthyen sërish në BDI. Xhaferi tha se është legjitime që të kthehen, por se çuditet se si kthehen pa turp pas gjithë atyre gjërave që kanë thënë. “Duke i marrë parasysh të gjitha paraqitjet publike të të përmendurve, posaçërisht të Nevzatit që vjen nga Gostivari, dmth paraqitjet e tij publike…çka të them përveç se thënies popullore: Çfarë është turpi për…pas gjithë atyre gjërave që i thanë…

Lexo më Shumë

Lotë gëzimi nuk janë vetëm fjalë të shkruara në poezi e romane. Lotë gëzimi janë emocione që ndodhin në jetën reale madje edhe në momente më të rëndësishme të njeriut, siç është dasma e martesës. Emocione të papërshkrueshme e lotë gëzimi rrodhën në dasmën e gazetarit Nevrij Ademi, një histori që kulmoi në momentet kur ai më së pakti e priste. Jeta të detyron në shumë momente sublike, sakrifica, ndarja e dhimbje që nuk thonë më kotë që vetëm qenia njerëzore mund t’i përballon. Fati të përballë me momente dramatike edhe në periudha kur t’i nuk e din se çka…

Lexo më Shumë

Një tifoz i ekipit të futbollit “Levski” ndodhet në spital pas përleshjes mes dy grupeve në Shkup. Tifozët e Levskit u zhvendosen jashtë shtegut të caktuar për tifozët, shkruan “BNT” bullgare. Ka pasur një konflikt me tifozë nga Maqedonia, pas së cilës njëri nga bullgarët është goditur me thikë. Sipas media bullgare, tifozi nuk është në rrezik për jetën, ai është transferuar në spitalin “Nënë Tereza”, ku po mjekohet. Përleshje ka mes tifozëve të Shkupit dhe Levskit ka pasur edhe në rrugët e Shkupit.

Lexo më Shumë