Author: Jeta almakos

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot pasdite i mohoi akuzat e opozitës se disa përfaqësues të Qeverisë ishin të përfshirë në bisedimet mes banorëve të Sllupçanit dhe “EVN”-së. “Sipas gjitha gjasave disa parti opozitare të cilat transmetojnë lajme të rreme dhe të cilat bëjnë krahasime me fshatra të caktuara dhe rajone në shtet, hapin tema për të cilat ata duhet të japin përgjigje, ndërsa ende nuk kanë përgjigje nga komunat që udhëhiqen nga kuadrot e tyre në pjesën e keqpërdorimit të Ligjit për energjetikë”, deklaroi Bekteshi. Shtoi se Qeveria angazhohet për atë që të ulen humbjet në energjinë elektrike dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme bën të ditur se për shkak të stuhisë së madhe që ka goditur Slloveninë janë mbyllur një numër i madh i rrugëve dhe autostradave në mbarë vendin. “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të largohen nga zonat e rrezikuara, veçanërisht nga zonat përreth lumenjve. Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Sllovenisë apo të kalojnë tranzit përmes saj, të kontrollojnë se cilat rrugë janë të lira”, thuhet në njoftimin e MPJ-së. Nga kjo ministri u bëjnë thirrje shtetasve të Maqedonisë së Veriut nëse ndodhen në…

Lexo më Shumë

Helmim nga ushqimi është raportuar në një resort për fëmijë në Ohër, njofton drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski. Sipas tij, pas raportimit të dyshimit është përcaktuar se ka helmim, ndërsa po vijon një procedurë e caktuar, ku po kryejnë aktivitetet Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar dhe AUV.Dyshohet për helmim nga ushqimi në një resort për fëmijë në Ohër Dyshohet për helmim nga ushqimi në një resort për fëmijë në Ohër 13:13, 04/08/2023 Helmim nga ushqimi është raportuar në një resort për fëmijë në Ohër, njofton drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski. Sipas tij,…

Lexo më Shumë

Profesor Albert Hafner nga Universiteti i Bernës shpalli rezultatet e bashkëpunimit në kuadër të projektit rajonal EXPLO, i cili rezultoi në gjetje interesante pranë fshatit Lin, pranë Pogradecit, në pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit, njofton Flaka Nëpërmjet gërmimeve të kujdesshme dhe analizave të avancuara, ekipi i arkeologëve arriti në përfundimin se vendbanimi “Palafit” pranë Linit është vendbanimi më i vjetër i njohur në Evropë. Profesor Hafner thotë se një nga rezultatet më të rëndësishme të projektit EXPLO është fakti se vendbanimet në rajonin e bregut të liqenit janë shumë më të vjetra nga sa pritej. “Këtë e kanë treguar…

Lexo më Shumë

Nga DPHM njoftojnë se deri të shtunën do të mbajë mot shumë i nxehtë, me temperaturë mbi mesatare, ndërsa të shtunën do të ketë erë të fortë jugore. Pasditen e së shtunës dhe në orët e natës do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, në formë stuhie me reshje intensive shiu. Nga e diela do të vijojë mot më i freskët me erë mesatare, herë pas here të fortë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, policia ka arrestuar dy shtetas të Kosovës, pasi janë kapur me drogë, transmeton TV21. “Më 04.08.2023 në ora 00.05 në hapësirën e ish kazermës në Ohër, nëpunësit policorë nga SPB Ohër kanë arrestuar M.R.(24) dhe B.A.(23), që të dy nga Kosova, sepse tek ata është gjetur dhe marrë kokainë. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të shqiptohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftim.

Lexo më Shumë

Komisioni për parandalimin e korrupsionit për rastin me ndryshimin e Planit të detajuar urbanistik në Komunën e Karposhit për pompën e benzinës Pucko Petroll, ka parashtruar nismë deri te Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion që të hapë lëndë për këtë rast për shkak se vlerëson se është bërë ndryshim joligjor i PDU-së. Ky Plan i detajuar urbanistik sipas KSHPK nuk ka qenë në përputhje me Planin e përgjithshëm urbanistik dhe njëherë tashmë është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese për shkak se parcela është paraparë për objekte të tjera dhe andaj kërkon që edhe Ministria për vetëqeverisje lokale të shpërbëjë…

Lexo më Shumë

Komisioni Antikorrupsion ka ngritur nismë në Prokurorinë e Strugës, kundër kryetarit të kësaj komune Ramiz Merko, për të cilin ka konstatuar se ka punësuar mësimdhënëse dhe u.d. drejtoreshë në një shkollë, pa plotësuar kushtet. Sipas anëtari të Komisionit, Shemsi Sallai, drejtoresha përveç që ka ligjëruar lëndë joadekuate, në mënyrë të paligjshme e ka plotësuar fondin e orëve të veta, për çka është ndihmuar edhe nga ish-drejtorë. “Ka ligjëruar lëndë për të cilat nuk ka qenë e kualifikuar dhe nuk i ka plotësuar kushtet për mësuese në pajtueshmëri me nenin 3 të ligjit për mësimdhënës dhe bashkëpunëtor profesional në shkollat fillore…

Lexo më Shumë

Dy shoferët janë të dyshuar për aksidentin tragjik ku humbi jetën 25 vjeçari nga Shkupi, disa ditë më parë, tek bulevardi Sllovenia. Prokuroria Themelore Publike Shkup ka filluar hetim kundër një personi për të cilin egziston dyshimi se ka kryer vepër penale-Vepër e rëndë kundër sigurisë dhe njerëzve dhe pronës në trafik nga neni 300 paragrafi 2 c.c neni 297 par.1 i Kodit Penal dhe për të është dhënë propozim për caktim të masës së paraburgimit shtëpiak. PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE “Në lidhje me të njejtin rast, për personin tjetër është paraqitur procedurë për padi penale- Vepër e rëndë kundër sigurisë…

Lexo më Shumë

Me një PBB për frymë prej 6.608.08 dollarë amerikanë, Maqedonia e Veriut renditet e 5-ta në listën e vendeve më të varfra në Evropë në vitin 2023, të publikuara nga portali gjerman Derwensten. “A është vërtet Gjermania një nga vendet më të varfra në Evropë? Kështu ndihen disa duke pasur parasysh hendekun social në rritje. Sqarojmë se cilat vende janë dhjetë vendet më të varfra në Evropë në vitin 2023”, shkruhet në artikull. Lista kryesohet nga Kosova në vendin e dytë, Shqipëria në të katërtin dhe Maqedonia në të pestin. “Në rrjedhën e një mosmarrëveshjeje për emrin me Greqinë fqinje,…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli ka theksuar se do të jap dorëheqje nga pozita e deputetit, nëse BDI dhe LSDM votojnë heqjen e 20% dhe të pranohet gjuha shqipe në Kushtetutë. Ai këtë porosi e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, përcjell INA. “Edhe “unë si deputet jap dorëheqje nga pozita, nëse BDI e LSDM votojnë heqjen e 20% dhe në Kushtetutë të shkruhet GJUHA SHQIPE”, ka shkruar Zendeli.(INA)

Lexo më Shumë

Deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova në emisionin “Samo vistina” në Kanal 5 në lidhje me dorëheqjet e paralajmëruara të funksionarëve të BDI-së nëse votohen ndryshimet kushtetuese theksoi se këto dorëheqje janë simulime. Bëhet fjalë për dorëheqje simuluese për shkak se Kushtetuta është e qartë. Secili ministër mund të japë dorëheqje dhe përmes kryeministrit e njëjta dërgohet në Kuvend, kurse ai menjëherë i parashtron para deputetëve dhe në seancën e ardhshme konstatohen dorëheqjet”, u shpreh Siljanovska Davkova. Sipas saj, veprimet e BDI-së janë për manovrime politike. Ndryshe, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në konferencë për shtyp bëri të…

Lexo më Shumë