Author: Jeta almakos

Ish-nënkryetari dhe anëtari i kryesisë së BDI-së, Nevzat Bejta deri pak kohë më parë ishte i pakënaqur me zhvillimet brenda BDI-së, duke drejtuar kritika edhe në adresë të Ali Ahmetit, por sot është shfaqur pranë tij në manifestimet kulturore të takimeve të Rekës së Epërme”. “Në manifestimin “Takimet e Rekës së Epërme – 2023” në organizimi të Shoqatës Kulturore Reka e Eperme, me liderin Ali Ahmeti”, ka shkruar Nevzat Bejta në profilin e tij në rrjetet sociale, përcjell INA. Ai deri tani ishte i pakënaqur edhe me kreun e BDI-së për shkak të mosndryshimit të ministrave, duke qenë pjesë e…

Lexo më Shumë

QMK: TË SHTUNËN ËSHTË INTVERNUAR NË MBI 50 VATRA ZJARRI Qendra për Menaxhim me kriza ka njoftuar se mbi 50 zjarre janë vënë nën kontroll gjatë së shtunës dhe nuk është lënë përhapja e tyre falë interventim të shpejt të ekipeve. Për shkak të motit me shi, nuk janë denocuar zjarre të reja gjatë orëve të fundit. Në Shkup, ndër zjarret që shpërthyen të shtunën ishin në fshatin Straçinc, Orllanc, Vollkovë, zjarre këto ku u djeg bar I thatë dhe plehra. Në Tetovë, rrugës për në Kodrër të diellit gjithashtu është denoncuar për zjare me intenstit të ulët, ndërsa në…

Lexo më Shumë

Të gjithë ne në vend duhet ta kemi të qartë – nuk do të ketë marrëveshje më të mirë, nuk do të ketë marrëveshje të re, nuk do të ketë kornizë tjetër negociuese dhe kjo është e vetmja e vërtetë të cilën nuk po e them, nuk po thotë Qeveria e as LSDM-ja, ky është qëndrimi i Bashkimit Evropian, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Kovaçevski theksoi se nuk do të ketë kërkesa të reja nga Bullgaria dhe se për këtë ka garanci të forta nga liderët më të lartë të BE-së dhe nga vetë Bullgaria. “Gjërat janë mjaft të…

Lexo më Shumë

Sot në vendin e quajtur Sharra të Rekës së Epërme, do të mbahet manifestimi qendror “Takimet e Rekës së Epërme”, të organizuara nga Shoqata Kulturore “Reka e Epërme”, Në mesin e mysafirëve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë lideri i BDI, Ali Ahmeti dhe ai i ASH, Arben Taravari, përcjellë Klan M ”Edhe Skenderbeu i takon kësaj Trashigimie me monumentet e vjetra me studimet që bëhen, kështu që për ne Reka ështeë fakt kombëtar që me fanatizem duhet ruajtur dhe dua ti inkurajoj dhe ti uroj Shoqatën e Rekës që ta ruajnë ta përparojne kulturen, folklorin gjuhën të folmen e Rekës…

Lexo më Shumë

Komunikacioni është faktori më i rëndësishëm për zhurmën e lartë atmosferike në Kumanovë Qytetarët e Kumanovës vazhdimisht janë të ekspozuar ndaj zhurmave që i tejkalojnë vlerat kufitare të lejuara, thuhet në  Raportin Vjetor  për Cilësinë e Mjedisit për vitin 2022, të publikuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Përveç në Kumanovë matje bëhen edhe në Qendrat e Shëndetit Publik (QSHP) në Shkup, Manastir, Kërçovë dhe kudo ka devijime nga vlerat e lejuara, por më e rëndë është situata në qytetin më verior të vendit. “Sipas të dhënave të përpunuara të zhurmës komunale, mund të konstatohet se nga katër qytetet e konsideruara,…

Lexo më Shumë

Nga informacionet e marra nga stacionet meteorologjike, vërehet se reshjet më të mëdha gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë në Radovish, Berovë, Shtip, Shkup, Svetinikollë. Reshjet e shiut që ranë në të gjithë territorin e shtetit ishin me intensitet të ndryshëm dhe të dhënat e matura në stacionet matëse hidrologjike tregojnë rritje të parëndësishme të nivelit të ujit. Megjithatë, besojmë se në disa rrjedha ujore më të vogla ku nuk kemi stacione matëse hidrologjike, rritjet kanë qenë më të larta.

Lexo më Shumë

Kabineti i kryeministrit Albin Kurit, dje e ka konfirmuar agjendën për qëndrimin e tij në Tetovë dhe në Komunën Çair të Shkupit, më 11 gusht, njoftojnë mediet atje. Në Tetovë, kryeministrin Kurti do ta pres kreu i Tetovës Bilall Kasami, me ç’rast do ta vizitojnë fshatin Vicë të Malësisë së Tetovës, ku do të promovojnë idenë për lidhjen Tetovë-Prizren me rrugë rajonale, ide kjo e kreut te Komunës së Tetovës. Kurse në Sheshin qendror të Tetovës “Iliria”, do të ketë manifestim kushtuar ardhjes së kryeministrit Albin Kurti në Tetovë. Këtij eventi në kuadër të aktiviteteve të shumta, do t’i bashkangjitet…

Lexo më Shumë

Vozitësit e institucioneve publike shëndetësore në vend janë të pakënaqur nga trajtimi nga Ministria e shëndetësisë. Thonë se rrogat e tyre janë nën rrogën minimale ndërsa nuk u paguhen as kompensimet dhe nuk kanë stazh të privilegjuar. Kryetari i sindikatës së pavarur Goran Ristevski thotë se do të kërkojnë takim me ministrin e shëndetësisë Fatmir Mexhiti me qëllim që t’i zgjidhin problemet, në të kundërtën paralajmërojnë protesta. “Mendojmë se pas takimit të sotëm duhet të bëhet korrigjim i marrëveshjes së përgjithshme kolektive, në pjesën e koeficientit, zbatim adekuat i Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor ku sipas Rregullores ata duhet…

Lexo më Shumë

Sot ka ndodhur një incident në konferencën për media të Sindikatës së Pavarur të Policisë, gjatë së cilës kryetari i Sindikatës, Goce Dellçev Todev, është sulmuar nga gazetarja Aleksandra Dukovska. Siç shihet nga postimet në rrjetet sociale, Dukovska sulmon dhe godet Dellçevin, i cili ikën dhe i largohet asaj, pa dashur të hakmerret. Njëkohësisht ajo i bën me dorë akreditimin e gazetarit. Pas incidentit, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë ka reaguar me një status në Facebook: “Derisa në mbarë botën janë GAZETARËT ata që sulmohen, në Maqedoni një gazetare agresive sulmoi kryetaren e sindikatës së pavarur të policisë.…

Lexo më Shumë

Shkruan: PETRIT SARAÇINI Më 4 gusht 2023, më tepër portale në gjuhën maqedonase dezinformuan për aktgjykimin e publikuar të Gjykatës Themelore në Ferizaj në Kosovë, për vrasjen brutale të një vajze të ndodhur dy vite më parë, më 21-22 gusht 2021. Skrinshot nga Fejsbuk faqja e portalit Makefaks Së pari, është dezinformatë se vrasja ka ndodhur në Serbi, apo në jug të Serbisë. Ferizaji është qytet në Kosovë, jo në Serbi. Së dyti, është dezinformatë se vrasësit janë shtetas të Shqipërisë. Ata janë banorë të Kosovës. Së treti, është dezinformatë se vajza e vrarë është serbe – ajo është shqiptare…

Lexo më Shumë

Sot në afat rekord u mblodhën nënshkrimet e nevojshme për regjistrimin e Lëvizjes Demokratike. “Qindra bashkëmendimtarë të Izet Mexhitit ishin mbledhur sot në zyret e noterëve për të dhënë firmën e tyre për Lëvizjen që premton ndryshimin pozitiv për shqiptarët në RMV. Këshilli organizativ në kuadër të Lëvizjes Demokratike kishte paraparë që nënshkrimet të mblidhen gjatë tërë ditës, por gjithçka përfundoi në më pak se tre orë, dhe u shpall njoftimi se mbyllet me sukses mbledhja e nënshkrimeve. Me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme, vijon regjistrimi i partisë, ndërsa më datën 13 Gusht është paralajmëruar edhe promovimi i saj”, thuhet…

Lexo më Shumë

Zëvendësimi i dokumenteve personale me dokumente me emrin e ri të shtetit, ka shkaktuar rrëmujë në hapësirat e ministrisë së punëve të brendshme. Turma njerëzish të cilët presin rradhë për tu fotografuar shihen para korridoreve të këtij objekti. Qytetarët për TV SHENJA thanë se koha e gjatë e cila duhet të presin për tu fotografuar ua vështirëson edhe më shumë këtë proces. Ata madje shtojnë se janë të pakënaqur sepse në linja telefonike nuk arrijnë të marin përgjigje nga askush ndërkaq në mënyrë elektronike marrin alternativa për termine vetëm pas dy muajsh pritje. Disa prej tyre thonë se edhe pas…

Lexo më Shumë