Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka sqaruar se Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut vjen si kryeministër i Republikës së Kosovës. Në një prononcim për gazetën LAJM, Ganiu tha se të premten do të organizohet pritje madhështore për Kurtin, në Çair. “Albin Kurti vjen si kryeministër i Republikës së Kosovës, shtetit më të ri në Evropë dhe gjithë lëvizja nga kufiri e këndej, shteti organizon protokol të përcjelljes dhe të gjitha masat që duhet t’i merr për një kryeministër. Kjo është gafa e radhës e Bujar Osmanit, apo kabinetit qeveritar që për çdo ditë jemi mësuar t’i shohim…
Author: Jeta almakos
Kreu i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari thotë se është optimist që të gjitha partitë në parlament do t’i votojnë ndryshimet kushtuese dhe pas kësaj vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ai në një intervistë për KOSOVAPRESS shprehet që opozita maqedonase do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, derisa thekson se partitë shqiptare janë të gatshme për kompromise vetëm që të mos bllokohet rruga evropiane e shtetit. Në intervistë, Taravari thotë se kjo është periudha më e vështirë nëpër të cilën kalon vendi që prej vitit 2001. “Në Maqedoni është një kohë relativisht e vështirë me shumë mjegulla para nesh, me…
Qeveria po vijon strategjinë e saj përmes presioneve ndaj opozitës para ndryshimeve kushtetuese. Duke ndjekur shembullin e BDI-së, dorëheqje me kusht pritet të japin edhe ministra të tjerë në Qeverinë e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit. Sipas informacioneve të TV 24, pesë ministra nga LSDM deri te kryeministri Kovaçevski do të dorëzojnë dorëheqje të kushtëzuara, që VMRO-DPMNE të votojë ndryshimet kushtetuese dhe të bëhet pjesë e një Qeverie pa BDI-në, ashtu siç ishte një nga kushtet e saj. Mirëpo, ende nuk dihet se cilat poste ministrore LSDM ia ofron kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe nuk ka të dhëna nëse në mesin e…
Disa mërgimtarë qëndruan më gjatë, e disa më pak, disa do të kalojnë edhe pak kohë në vendlindje, të tjerëve u ka ardhur koha të kthehen në mërgim. (armosferë) Pushimi i mërgimtarëve në vendlindje përveç që i kanë dhënë gjallëri vendit, ka ndikuar edhe në aspektin ekonomik. Mërgimtarët thonë për Alsat, se kanë shpenzuar shuma të mëdha parash që kur kanë ardhur në vendlindje. “ Në Gjermani… Qe një mauj tash një muaj I bëjmë…. Kemi harxhu pak, familjarisht kështu kemi shëtit….Përafërsisht 5000 të mira, ” tha një qytetar. “Unë jetoj në Belgjikë, jam qe një muaj ditë këtu, mirë…
Një grua 80 vjeçe nga Shkupi ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga një automjet në afërsi të mbikalimit për në rrugën Rashtanski, përcjell TV21. Nga MPB thonë se shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes. “Me datë 08.08.2023 në ora 15:00 në SPB-Shkup është raportuar se në unazën e autostradës në qytetin e Shkupit, në afërsi të mbikalimit për rrugën Rashtanski, automjeti i pasagjerëve ka goditur këmbësoren R.I.(80) nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga lëndimet e marra, në vendin e aksidentit, ka ndërruar jetë R.I.”, thonë nga MPB.
Ekipet e EVN-së tashmë kanë filluar punën në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës, ku duhet të rindërtohet rrjeti shpërndarës. Banorët e Sllupçanit u pajtua me përfaqësuesit e EVN-së, që shfrytëzuesit e ndihmës sociale t’i paguajnë faturat e vonuara me këste. Lidhur me marrëveshjen me banorët e Sllupçanit, EVN thotë se ligjet që vlejnë për të gjithë përdoruesit do të vazhdojnë të zbatohen. Sa i përket disa kërkesave që kanë pasur më parë për pagesën prej 3.000 denarë pa dallim konsumi, banorët e fshatit thonë se këto ishin kërkesa të palogjikshme. “Do të paguhet aq sa është shpenzuar dhe ne…
Deputeti i Alternativës, Hisni Ismaili ka mbështetur Alternativën dega në Tetovë si dhe kryetarin e saj, Dritan Bexheti. Ai i bëri këto deklarata për TV Pollogu. “ Pa marr parasysh përcaktimit të tyre, unë do ti mbështes ata, edhe tash edhe prap në të ardhmen do ta bëj. Normal se unë do të rreshtohem pas degës. Unë mundohem të jam parimor. Në jetë është rëndë të mbash në parime, po në politik është ende më rëndë. Po për shkak se jam njeri i tillë i ndërtuar, unë mundohem deri në fund ti përmbahem parimeve.”, deklaroi deputeti Hisni Ismaili.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani thotë se nuk ka informacione për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tetovë dhe Çair, më 11 gusht. Osmani për “Sitel” tha se Kurti, me siguri të premten nuk vjen si kryeministër, në RMV. “Nuk kemi informacione zyrtare se vjen. Kështu që, me siguri nuk vjen si kryeministër. Shohim nëpër rrjetet sociale, ndonjë komunikim partiak, kështu që, me të vërtetë nuk kam informacione. Ne jemi shtet i lirë dhe mundet çdo kush të vijë”, tha Osmani. Më herët Komuna e Tetovës ka njoftuar se ditën e premte (11 gusht…
Për shkak të dallimit të madh të vendimit dhe reagimeve në opinion, Këshilli Gjyqsor ka bërë me dije se do ta rishqyrtoj rastin të cilin Gjykata e Shkallës së dytë e kishte ulur për vite denimin për Angelçe Nikollov, që e kishte goditur për vdekje një të mitur në Veles. Këshilli Gjyqsor dënon gjithashtu çdo ndarje të gjyqtarëve sipas kombësisë dhe vlerëson se deklaratat e pamatura në publik dëmtojnë reputacionin e gjyqësorit dhe shtetit. Këshilli Gjyqësor i RMV-së “Këshilli Gjyqsor me vëmendje e ndjek rastin me caktimin e dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkup, me të cilin denimi me…
Ministria e Shëndetësisë i bënë thirrje VMRO-DPMNE-së që të mos krijoj panikë tek qytetarët dhe tek punonjësit shëndetësorë, sa i përket situatës me ethet hemorragjike kongo-krime. Kjo siç thuhet në komunikatën e Ministrisë, është papërgjegjësi dhe manipulim i ulët politik për tema të ndjeshme. Ministria e Shëndetësisë “Është gënjeshtër që kompetentët nuk i ndërmarrin të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e virusit. Punonjësit tonë shëndetësorë e japin maksimumin që t’u përgjigjen nevojave të pacientëve. VMRO-DPMNE të ndaloj me komunikata të zbrazëta dhe të pabaza me të cilat mundohen të përhapin frikë mes qytetarëve”. Më herët nga VMRO-DPMNE akuzuan se…
Është siguruar ilaçi për ethet hemorragjike kongo -krime, ka konfirmuar drejtoresha e Klinikës së Infektologjis Milena Stevanoviq. Bëhet fjalë siç ka thënë ajo për MIA-n, për ilaç që gjendet rrallë dhe jepet vetëm në rast kur pacienti ka pasqyrë të rëndë klinike. Milena Stevanoviq, drejtoresh e Klinikës Infektive “E kemi blerë menjëherë. Gjendet shumë rrallë, është vetëm në vende ku ka numër më të madh të pacientëve të sëmurë. Por, në bashkëpunim me Organizatën botërore të Shëndetësisë dhe Mjekët pa Kufijë, kemi arritur që për njw kohë të shkurtë ta marrim një sasi të ilaçit, në rast se na duhet…
LSDM edhe sot i bëri thirrje VMRO-s opozitare që ta mbështesin Manifestin për bisedime me BE-në. Nga pushteti porosisin se tani është koha për bashkim për këtë Manifet, me të cilin së bashku siç thonë, do të angazhohen për zhvillimin efikas të bisedimeve qasëse me BE-në. Darko Kaevski, deputet i LSDM-së “Pasi që ndryshimet kushtetuese janë publikuar dhe askush përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në, nuk është kundër përmbajtjes së tyre, është koha për votë për Evropën në Kuvendin e RMV-së. Hajde së bashku ta miratojmë këtë Manifest, të japim mbështetje për ndryshimet kushtetuese dhe ta sigurojmë të ardhmen evropiane të shtetit tonë”.…

