Author: Jeta almakos

Pas reagimeve nga Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike në lidhje me deklaratën e kreut të ASH-së, Arben Taravari, i cili e qaujti derivat të BDI-së frontin opozitar, kanë reaguar sërish nga ASH. Nga kjo parti thonë se s’kanë qenë, s’janë dhe s’do të jenë kurrë derivat i BDI-së. “Na mbetet vetëm ta përsërisim se partitë tjera aktuale janë derivate të BDI-së, ndërsa Aleanca për Shqiptarët s’ka qenë, s’është dhe s’do të jete kurrë”, thonë nga ASH.

Lexo më Shumë

Sot më datë 10.08.2023, në orën 00:15 në zonën e Gazi Babës, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup kanë privuar nga liria shtetasin A.R. (44) nga Shkupi, pasi ai ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij 18-vjeçar. Ndërsa në momentin e mbërritjes së policisë në vendngjarje është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë edhe kallëzimi penal përkatës për 44-vjeçarin.

Lexo më Shumë

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut theksojnë se nuk ka vend për panik nga infeksioni i shkaktuar nga pickimi i rriqrave, që njihet si ethet hemorragjike – krime kongo. Ata sqarojnë se kjo sëmundje është e rrallë dhe shumë vështirë transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me personat e infektuar. Shqetësimi nga shfaqja e etheve hemorragjike është rritur pas vdekjes së një gruaje 27-vjeçare nga një fshat i Shtipit (qytet në lindje të Maqedonisë së Veriut), më 27 korrik, si pasojë e pickimit nga rriqra. Ndërkohë, në spitalin e Infektologjisë qe më shumë se një javë është duke u kuruar një…

Lexo më Shumë

Fatmir Limani nga Lëvizja BESA në rrjetin social facebook ka shpërndarë një fotografi ku shihet edhe Izet Mexhiti dhe Adnan Azizi me një mbishkrim në përgatitje për ardhjen e Albin Kurtit, pëcjellë Klan M. “PËRCAKTUESIT ! Së shpejti këthesën politike në vendin tonë (ngjajshëm Albin Kurti), do ta bëjë Fronti Opozitarë-Pro-Evropian. Ps: fati i shqiptarve në duar të Opozitës së Bashkuar. NëPërgatitjePritjeTëAlbinKurtit” – shkruan Fatmir Limani.

Lexo më Shumë

Tifozi i Levski Sofia, 29-vjeçari Dragomir sot ka folur për aksidentin i i cili ndodhi në Shkup, në të cilën ai vet u therrë me thikë. Fatmirësisht, Dragomiri, tifozi Levskit i cili u therr me thikë në Shkup, është liruar nga spitali dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po rikopurohet. Dragomir për “Nova” ka folur për herë të parë publikisht për sulmin, e cila ka hedhur poshtë pretendimet për ndonjë provokim nga ana e tyre, duke pohuar se grupi i tifozëve ishte thjesht në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Ai ka thënë se sulmi ka…

Lexo më Shumë

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti, ka lajmëruar edhe për një sfidë të fituar në betejën për pajisjen e shqiptarëve me nënshtetësi, shkruan Lideri.mk. Bëhet fjalë për një zonjë e lindur në vitin 1962, e cila edhe pse që nga mosha 3 vjeçare jeton në Forinë, por deri tash ishte e ngujuar pa shtetësi dhe pa asnjë dokument personal. Sot është përmirësuar kjo padrejtësi, për të cilën deputetja Dauti foli edhe në Kuvendin e Maqedonisë më 29 korrik të këtij viti. Vetë deputetja Dauti e ka shpernda këtë lajm të gëzueshëm në rrjetet sociale. “Edhe një sfidë e zgjidhur me sukses!…

Lexo më Shumë

Pushteti nuk e ka në plan t’ia nisë në formë zyrtare OBRM-PDUKM-së opozitare dokumentin të cilin e quajnë Manifest për procesin e negociatave të anëtarësimit në BE. Ata presin që opozitë vullnetarisht t’i bashkohet idesë së tyre. Sipas tyre, Manifesti është i rëndësishëm për përshpejtimin e procesit të negociatave. “Është bazë e mirë për bashkim. Ky manifest është publikuar në opinion dhe mund ta shohë secili. Në mënyrë plotësuese është mirë që atij t’i bashkohen një numër i madh edhe i OJQ-ve dhe të gjithë së bashku të jemi në këtë rrugë evropiane. Nëse duam që këtë rrugë ta përfundojmë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe kryenegociator me BE-në, Bojan Mariçiq për Manifestin e liderëve të partive politike të përfaqqësuara në Kuvend, ndërkaq lidhur me zhvillimin e negociatave për anëtarësim të barabartë në BE, konsideron se është edhe një thirrje dhe mundësi për bashkim dhe mënyrë për t’u dëshmuar se partitë politike kanë mision dhe qëllim të njejtë kur bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve. “Manifesti i nënshkruar dhe mbështetur nga të gjitha partitë politike do të jetë dëshmi e fuqishme se të gjithë kemi mision dhe qëllim të njejtë kur është në pyetje e ardhmja e shtetit…

Lexo më Shumë

Raportimi për ngjarjen në Kosovë, për rastin e Marigonës, ka shpërfaqur dukurinë negative edhe në mediat maqedonase – ngjarjen e transmetuan me ngjyrime etnike, vlerëson profesori universitar, Sefer Tahiri në “10 Minuta” në TV21. Ai thotë se mediat në Maqedoninë e Veriut, si ata maqedonase, por edhe shqiptare ngjyrimet etnike ia mveshin ngjarjeve negative, ndërkaq kur raportojnë për suksese për qytetarë të caktuar të Maqedonisë së Veriut, në këtë rast bëjnë një barasvlerësim të identiteti shtetëror dhe nacional. “Tentimi për ta paraqitur këtë ngjarje me ngjyrime etnike, tregon se kur është fjala për ngjarje negative, identiteti i personave të përfshirë…

Lexo më Shumë

Pas largimit nga pozita e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një takim përshëndetës me ushtarët e FSK-së. Në një postim në Facebook, Mehaj tha se këta janë më të zotët e më të mirët që ka Kosova. “Takim përshëndetës me djemtë më të zot dhe më të mirë që ka Republika.Secili më profesional, më i përgatitur e më i guximshëm se tjetri”. “Me eksperiencën e tyre të jashtëzakonshme janë shembull dhe mund të jepin leksione edhe shteteve partnere rreth çështjeve të sigurisë. “Përderisa i kemi këta, atdheu është i sigurt”, ka shkruar ai. Të martën, Mehaj ka dhënë…

Lexo më Shumë

Një zënkë familjare është denoncuar të ketë ndodhur të hënën pasdite në Bit Pazar të Shkupit, përcjell KlanM. Sipas njoftimit të MPB-së, rastin në polici e ka paraqitur gruaja 40 vjeçare, sipas të cilës, bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht, ndërsa më pas, i ka kërcënuar me mjet të mprehtë edhe vëllezërit e saj. “Me datë 08.08.2023 në ora 18:15 në SPB Shkup një grua 40 vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj H.Sh (48) nga Shkupi në zonën e Bit Pazarit. Sipas njoftimit, ai ka kërcënuar edhe dy vëllezërit e saj me një send…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi i tha Gazetës Express se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka kërkuar ta takojë Ali Ahmetin, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë më të madhe të shqiptarëve atje. Kurti të premtën do të pritet në Shkup nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nga Lëvizja Demokratike dhe në Tetovë nga Bilall Kasami, kryetar i kësaj komune dhe i Lëvizjes Besa. Vizita e shefit të Qeverisë së Kosovës në Maqedoninë e Veriut shihet si përpjekje për thellimin e bashkëpunimit me opozitën shqiptare në shtetin fqinj.Z. Kurti nuk ka kërkuar takim…

Lexo më Shumë