Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Eskobar sot vjen për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Eskobari do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, konfirmuan nga zyra e shefit të shtetit. Është paraparë që ai të ketë takim edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ardhja e Eskobarit në Shkup vjen pas fillimit të procedurës parlamentare për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht që vendi të mbajë mbledhjen e dytë ndërqeveritare dhe të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian. Diplomati i lartë amerikan në debatin për Ballkanin Perëndimor Kongresin e…
Author: Jeta almakos
SHTIP: ZYRTARËT SERB – “BETEJA E BREGALLNICËS” PËR TË MBROJTUR SERBINË JUGORE Vizita e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Çair dhe Tetovë, shkaktoi reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut reagime këto që nuk u ndalën thuajse për 10 ditë. Ndërkohë, autoritetet e vendit i kanë heshtur provokimet që vijnë nga Serbia. Në Shtip, nga zyrtarë serb, Maqedonia e Veriut, është quajtur “Serbi e Jugut” dhe “Serbi e Vjetër”. Këto pyetje u parashtruan një ditë pas vizitës së Kurtit në Tetovë. I gjithë shteti u ngrit në këmbë për shkak se një individ mbante një flamur i cili përmbante…
Prokuroria kërkon paraburgim për 5 nga 13 të akuzuarit për sulm ndaj një polici, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se polici i sulmuar kishte shkuar për të fotografuar disa koshere bletësh, për të cilat dyshohet se ishin të vjedhura. “Të gjithë të dyshuarit së bashku, më 18 gusht, kanë sulmuar një zyrtar për krim teknikë në SPB-Strumicë, i cili kishte shkuar në vendin e ngjarjes në fshatin Banicë për të fotodokumentuar koshere me bletë – pjesë e një denoncimi për veprën penale “vjedhja”. Të dyshuarit fillimisht kanë filluar të godasin veturën e policisë me shkopinj druri, shufra metalike dhe sende…
Në rajonin e Shkupit, aktiv është një zjarr në rajonin e fshatit Bllacë. Nga Qendra rajonale për Menaxhimin e Kriza në Shkup njoftojnë se zjarri po vëzhgohet nga punëtorët e ndërmarrjes publike “Pyjet e Maqedonisë” dhe se ai gjendet pesë kilometra larg fshatit Bllacë. Gjatë 24 orëve të kaluara, në ambient të hapur kanë ndodhur 26 zjarre, në të cilat për shuarjen e zjarrit, përveç Njësisë territoriale të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, janë angazhuar edhe tre aeroplanë “eir traktor” dhe një helikopter i MPB-së.
Ndërrimi i dokumenteve të identifikimit, udhëtimit, të lejeve për vozitje dhe të tabelave të makinave, që u imponua për shkak të ndërrimit të emrit, është bërë një barrë e rëndë e qytetarëve, edhe ashtu të mbështetur për muri nga kriza e ekonomike, e cila gjithnjë e më shumë po thellohet. Kushtëzimi i këtillë ka bërë që qytetarët të reagojnë me të drejtë, sepse ata kanë dokumente valide dhe nuk është faji i tyre imponimi i afatizuar për nxjerrjen e të rejave, vlerëson Lëvizja Demokratike. Kjo parti propozon, që harxhimet për këtë “operacion” t’i bartë vet shteti, duke konsideruar se kjo…
Edhe përkundër premtimeve të rreme të qeverisë, edhe ky vit shkollor do të filloj pa tekste shkollore, edhe pse qeveria e ligji për arsimin bazë parashikon që nxënësit të kenë tekste falas më 1 shtator, akuzojnë nga OBRM-PDUKM “Siç po pritej, përkundër premtimeve të rreme të qeverisë, edhe ky vit shkollor do të filloj pa tekste shkollore, edhe pse qeveria e ligji për arsimin bazë parashikon që nxënësit të kenë tekste falas më 1 shtator. Përkundrazi, tekste shkollore të caktuara nuk do të kenë në dispozicion por për ta do të ketë materiale mësimore në formë elektronike, pra në format…
Jeni duhanpirës dhe nuk mund të gjeni shtysën e duhur për t'u liruar nga kjo shprehi e dëmshme? Joduhanpirësit rreth jush zakonisht nuk e kuptojnë mirë se pse ky vendim është kaq i vështirë për t'u zbatuar? Vendimi më i mirë që mund të marrë çdo duhanpirës, është të heqë plotësisht dorë nga duhani dhe nikotina. Mirëpo, ka edhe nga ata që nuk e ndërpresin këtë shprehi për arsye të ndryshme. Këta duhanpirës duhet të dinë se, falë përparimeve shkencore dhe teknologjike, janë zhvilluar alternativa më pak të dëmshme të duhanpirjes. Më poshtë gjenden pesë karakteristika shumë të rëndësishme që…
Një kompani shqiptare ka paditur Maqedoninë e Veriut në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në Uashington duke kërkuar 110 milionë dollarë dëmshpërblim. Bëhet fjalë për Amadeus Group që zotërohet nga biznesmeni Besim Elshani dhe Elisabeta Gjoni. Themeli i konfliktit është ndërtimi i një hoteli dhe një qendre tregtare në qendër të Shkupit. Sipas padisë mësohet se projekti ka ngecur dhe kompania për këtë bën përgjegjëse qeverinë e Maqedonisë së Veriut duke kërkuar dëmshpërblimin prej 110 milionë eurosh. Në vitin 2014, qeveria e Shkupit nisi një program agresiv për rindërtimin e kryeqytetit me ndërtesa të stilit klasik barok për të…
Lideri i partisë e Majta, Dimitar Apasiev ka thënë se po të ishte e partia e tij në pushtet, Lideri i Lëvizjes BESA do të arrestohej dhe paraburgosurit. Ndërsa, kryeministri i Kosovës Albin Kurti sipas tij duhet të shpallet persona non grata. “Nëse e majta do të kishte qenë në pushtet, KASAMI do të ishte në paraburgim dhe Kurti do të ishte shpallur “persona non grata”, ka shkruar Apasiev. Apasiev u ka thënë qytetarëve që të kenë kujdes kë votojnë. (INA)
Fejzi Hajdari, njohës i çështjeve politike dhe botues i gazetës Lajm, thotë për Radion Evropa e Lirë se reagimi i presidentit Stevo Pendarovski, i cili kërkoi sanksione për organizatorët e vizitës së kryeministrit Kurti, për shkak se në një tubim u pa një grafit me hartën e “Shqipërisë etnike”, por edhe reagimet e zyrtarëve të tjerë partiakë, të kujtojnë “histerinë antishqiptare gjatë periudhës së komunizmit”. Ai thotë se “reagimet e tilla e kanë qendrën në Beograd”, që sipas Hajdarit, dëshmohet edhe me reagimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili vizitën e Kurtit e quajti “skandal mbi skandalet”, pasi në…
Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot në Këshillin e Qytetit të Shkupit ka dorëzuar iniciativën për rivendosjen e emrit të rrugës “Brigada e dytë maqedonase”, të cilin përbërja e mëparshme e këshillit e ka ndryshuar në “Adem Demaçi”. , dhe për të cilën Qeveria dha pëlqimin për ndryshim, njoftoi Komuna. “U bëj thirrje të gjithë këshilltarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit që të votojnë për këtë propozim vendim, me të cilin do të korrigjohet padrejtësia ndaj 230 heronjve, pjesëtarëve të Brigadës së Dytë Maqedonase të të gjitha etnive që dhanë jetën për mbrojtjen e Maqedonisë. . Apeloj…
“Me marrëdhënie të mira mes nesh askush nuk do të vuajë – Maqedonia është anëtare e NATO-s, edhe ne këtu kemi NATO-n, kjo tregon se marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera”, thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për reagimet pas vizitës së tij në Shkup dhe Tetovë. Reagimet pasuan me akuzat se protokolli nuk respektoi flamurin dhe himnin maqedonas dhe reagimet pse valoi një flamur i Shqipërisë Etnike në koncertin në Tetovë, përcjell INA. Ai theksoi se takimet në Shkup dhe Tetovë kanë qenë të shkëlqyera dhe se ato nuk janë bërë si tubime kundër askujt. Ai këto komente i bëri…

