Author: Jeta almakos

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka reaguar pasi Policia e Serbisë po dënon shqiptarët e Maqedonisë që kalojnë tranzit, së fundmi kështu vepruan ndaj një familjeje vetëm pse djali i tyre. 9-vjear ka pasur veshur një bluzë me shqiponjë. ”Një shqiptare nga 🇲🇰 u mbajt në paraburgim dhe u detyrua të paguante një gjobë në 🇷🇸 vetëm sepse djali i saj 9 vjeç kishte një këmishë”, ka shkruar ambabasadori kosovar në Maqedoninë e Veriut. Për rastin në fjalë ka raportuar mediumi Gazeta KOHA në Maqedoninë e Veriut, teksa ka dhënë detaje për rastin. Afër Beogradit, një…

Lexo më Shumë

Reshje të dendura të shiut dhe breshrit në orët e vona të pasdites kanë goditur qytetin e Resnjës dhe vendbanimet përreth në Prespë. Nga Komuna e Resnjës thonë se stuhia, reshjet e dendura të shiut, breshëri dhe bubullimat kanë shkaktuar dëme që do të regjistrohen gjatë ditës së nesërme. Stuhitë e forta shkaktuan ndërprerje disa orëshe të furnizimit me energji elektrike në Oteshevë, dhe disa vendbanime të tjera, ndërsa në qytet nuk kishte rrymë për një orë. Dëmet më të mëdha i janë shkaktuar mollëve, por edhe kulturave të tjera bujqësore, bëri me dije sonte vetëqeverisja lokale atje.

Lexo më Shumë

Silvana BEGAJ Dy fjalë për ”hajdutërinë” Tridhjetëvjet e “xhvatën” vendin Respekt për ”Ali Asllanin” Se kësaj ”rrace” i vu emrin! S.B Çakej që nuk ngopen edhe kur nuk kanë uri. Shqipërinë e varfëruan e shqiptarët i larguan, tradhëtarin e bënë hero dhe heroin tradhëtar. Kohë e hajdutëve që duket sikur nuk kanë të mbaruar. Nga mbiu e u kultivua kjo farë e keqe? Kush i përzgjedh këta hajdut e kush i promovon? Kush u jep poste të larta në drejtimin e ekonomisë dhe shtetit? Vërtet përgjegjësia është personale, por po ata që i përzgjedhin nuk kanë përgjegjësi? Pse zgjidhen pikërisht…

Lexo më Shumë

Ndonëse kanë kaluar madje trembëdhjetë ditë nga vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoni, emri i tij ende është temë diskutimi mes aktorëve të politikës.  Kryeministri i Maqedonisë së Veriut , Dimitar Kovaçevski sot në Probishtip u pyet se çfarë në të vërtetë kishte thënë për Kurtin. Ai u përgjigj mirëpo pa një sqarim konkret. “Dinamika e deklaratave individuale dhe akte individuale nuk mund të diktojnë diskursin kryesor të fqinjësisë së mirë dhe synimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e konfirmoi edhe biseda ime me presidentin serb, veçanërisht dhe deklarata e tij mirëpo në ditët e kaluara…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike nuk e përjashton mundësinë e inicimit të ndjekjes penale ndaj kryetarit aktual të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, nëse konstatohen vepra penale. Prokuroria Publike rikujton se menjëherë pas futjes së Merkos në listën e zezë të SHBA-së, një komision i Prokurorisë Publike ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme mbi procedimin e të gjitha çështjeve të ngritura në prokurori ndaj Merkos, si dhe për çështjet lidhur me punën e Komunës së Strugës gjatë periudhës kur ishte në detyrën e kryetarit të komunës.  “Për të gjitha konstatimet, anëtarët e komisionit u kanë dhënë prokurorëve indikacione dhe udhëzime konkrete për veprime…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka pësuar djegie në trup si pasojë e zjarreve në Greqinë fqinje, përcjell TV21. Nga MPJ thonë se tre shtetas të Maqedonisë janë evakuuar nga vatra e zjarreve. “Sipas informacioneve të deritanishme të marra nga institucionet kompetente të Greqisë, në mesin e viktimave nuk ka shtetas të Maqedonisë së Veriut. Në mesin e të lënduarve ka një shtetas të Maqedonisë së Veriut, një shofer kamioni, rimorkioja e të cilit ka marrë flakë teksa kalonte në një zonë të përfshirë nga zjarret, në afërsi të Aleksandropulisit.…

Lexo më Shumë

Sot në kazermën “Alexo Damnievski Bauman” në Veles është mbajtur ceremoni solemne për avancimin e 120 nënoficerëve dhe betimi solemn i 150 ushtarëve profesionistë. Në ceremoni morën pjesë dhe mbajti fjalim ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Azim Nuredin. Ushtria nga radhët e ushtarëve profesionistë të cilët tashmë kanë kaluar tre muaj trajnim nënoficer në Komandën e Stërvitjes dhe Doktrinës janë avancuar sot në gradën e parë të nënoficerit dhe ushtarët e rinj profesionistë kanë bërë betimin. Ministrja Slavjanka Petrovska siç përcjellë Klan M u tha nënoficerëve të rinj se kushdo që i…

Lexo më Shumë

Fatmir Limani nga Lëvizja BESA përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook i është përgjigjur kreut të BDI, Ali Ahmeti, i cili gjatë një interviste në RTK, tha se opozita shqiptare në Maqedoni është minore. Limani mendon se këto deklarime vijnë si pasojë e ankthit që ka BDI nga vizita e kryeministrit Albin Kurti në Shkup e Tetovë. Më poshtë e keni shkrimin e plotë të Limanit ☆ ALBINIZMI DHE ANKTH I AHMETIT Pritja me protokolle zyrtare e Kryeministrit-Albin Kurtit në Komunën e Çairit e Tetovës dhe keqpërdorimi i vizitës së Ministrit të Transportit në zyrat Partiake të LSDM/BDI-së, janë…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetsisë, Fatmir Mexhiti sot ka vizituar mjeken e e mjësisë familjare Dr. Marta Tunxheva për të parë se si zbatohet në praktikë përshkrimi i terapisë kronike për pacientët, shkruan Top24 Sot vizitova zyrën e Dr. Marta Tunxheva, e cila është mjeke familjare prej gjatë kohësh, për të parë se si zbatohet në praktikë përshkrimi i terapisë kronike për pacientët. Kisha kënaqësinë, të jem dëshmitar i një fillimi të shkëlqyer të reformës në FSSH, që do të thotë ndryshime dhe përmirësime thelbësore për pacientët dhe profesionistët shëndetësorë. Ne lehtësuam përditshmërinë e pacientëve me diabet, astmë, SPOK, funksion të reduktuar…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjët Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur sot në takim ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Austris në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Martin Pammer. Duke diskutuar mbi marrëdhëniet miqësore dypalëshe dhe duke i uruar mirëseardhje në vend dhe sukses në kryerjen e detyrës, Grubi dhe Pammer shprehën bindje se raportet miqësore do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen. Grubi shprehu mirënjohjen për mbështetjen që vendi ynë merr nga Austria në proceset reformuese lidhur me integrimin europian dhe për dinamikën me të cilën zhvillohet bashkëpunimi…

Lexo më Shumë

Një flamur “Authoctonous” i ngritur gjatë një tubimi në Tetovë për shkak të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka nxitur reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet maqedonase janë vënë në kërkim të autorit që ngriti flamurin, ndërkohë që kanë reaguar edhe presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski e kryeministri Dimitar Kovachevski. Por, a ka pasur ndonjë efekt negativ në raportet në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës një vizitë e tillë e kryeministrit Albin Kurti në Tetovë. Lidhur me këtë Gazeta Express ka dërguar pyetje në Presidencën e Maqedonisë së Veriut. Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën…

Lexo më Shumë

Në pamundësi të qeverisë për të përmbushur zotimet që ka marrë, tani është gjunjëzuar para botës dhe kërkon që të bëhet presion mbi VMRO-DPMNE për të qëndruar në pushtet, por nuk do të ketë sukses, sepse pikëpamjet tona janë konsekuente. tha sot lideri i VMRO-DPMNE-së Hristihan Mickoski para takimit të paralajmëruar me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit amerikan Gabriel Escobar, i cili sot do të bisedojë edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe presidentin Stevo Pendarovski. “Nuk ka më asgjë për të negociuar në tavolinë, në një takim lidershipi e vetmja gjë që mund të diskutohet është data e zgjedhjeve të parakohshme dhe…

Lexo më Shumë