Nën ndikimin e një fronti atmosferik nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, njofton DPHM. Lokalisht pasdite proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme në një kohë të shkurtër, shkarkime elektrike më intensive, erë e fortë dhe me breshëri. Temperatura ditore do të ulet nga pesë deri në tetë gradë, shton HMRC. Nga aty rekomandojnë vigjilencë më të madhe në rast shkarkimesh elektrike, të mos qëndrojnë në ambiente të hapura dhe nën pemë të vetmuara.
Author: Jeta almakos
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim, transmeton Euronews Albania. Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, ai përsëriti disa herë se tash e tutje vendeve kandidate duhet referuar si “vende të ardhshme anëtare të BE-së”. Michel tha se BE-ja duhet të përballet me dilemën se a do të jetë vetëm një union që merret me menaxhimin e krizave apo një aktore që vendos për të ardhmen. Ai pranoi se rruga e gjatë e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, që…
Derisa në opinion u shfaq edhe një aferë tjetër ku dyshohet për tenderë të kurdisur nga funksionarët e BDI-së, siç është tenderi i ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani me të cilin i janë ndarë 1,8 milion euro kompanisë e cila është donatore e BDI-së, ende nuk janë zbardhur dhe nuk kanë epilog gjyqësor edhe aferat e mëparshme. Kur bëhet fjalë për ministrin Bujar Osmani, kohë më parë Komisioni për Anti korrupsion, në Ministrinë e Punëve të Jashtme konstatoi edhe shkelje të tjera dhe dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Antikorrupsioni konstatoi se ministri Bujar Osmani i ka përdorur…
“Televizioni shtetëror serb RTS i është bashkuar hapur propagandës kundër ndryshimeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, që janë kusht i detyrueshëm për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, raporton agjencia bullgare e lajmeve BGNES. “Pesë vjet më parë, RSM ndryshoi emrin e saj si kusht për të vazhduar me integrimin evropian, por tani Bullgaria ka vendosur një barrierë dhe dëshiron që bullgarët të regjistrohen si pakicë në preambulën e kushtetutës, duke përfaqësuar vetëm 0,19 për qind të popullsisë. “, thekson raporti. “Në informacionin e RTS-së, përveç “rrezikut nga bullgarët, nuk është lënë jashtë as armiku tjetër në detyrë –…
Vazhdimi i rrugës sonë evropiane siguron një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt për qytetarët dhe shtetin, por gjithashtu hap mundësi të mëdha për zhvillimin dhe përmirësimin e bujqësisë dhe përfitime të mëdha për fermerët tha sot Trajan Dimkovski, kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ujëra. TRAJAN DIMKOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE UJËRA “Me hyrjen në BE na hapet një treg prej mbi 500 milionë konsumatorë potencialë, ku fermerët e Maqedonisë së Veriut do të mund të ofrojnë dhe tregtojnë produktet e tyre. Bashkimi Evropian, përmes masave të programit IPARD 3, deri më tani ka…
BANORËT E FRIKËSUAR THONË SE MBRËMË ZJARRI ISHTE 20 METRA LARG NGA SHTËPIVE TË TYRE Shkrumb e hi, kështu zjarri shkatërroi një pjesë e tokave pjellore te banorëve të komunave Haraçinë dhe Ilinden. Banorët kanë frikë që zjarri të mos kaplojë shtëpite e tyre, pasi dje ishte vetëm 20 metra larg shtëpive të para. “Situata është shumë e rëndë. Gjithçka është djegur, prej Grushinë, Buçincë, Ajvatovcë dhe Mërshovcë. Mbrëmë në Ajvatovcë zjarri ka qenë afër 20 metra larg nga shtëpitë. Dëmet janë të mëdha” “A jeni të frikësuar? Po jemi të frikësuar. Vendi është i papërshtatshëm. Disa prej banorëve kanë…
”Duam që të informojmë opinionin e gjërë dhe gjithashtu ministrin e ekonomisë se rroga mesatare që sipas tij qenka rritur për 14.6%, ka ndodhur në një periudhe ku inflacioni është 14.1%, ndërsa edhe kjo rritje është si rezultat i rritjes së pagave në disa sektore siç është sektori i IT-së, dhe jo i gjithë ekonomisë. Gjithashtu të dilet dhe të flitet për rritje të rrogës mesatare për 14,6% pas rritjes së pagave të funksionerëve për 78% është sa ironike aq edhe përbuzëse. Pyetja e vërtetë për Kreshnik Bekteshin është: Sa është rritur rroga mesatare deri sot tek shumica e qytetareve,…
Pasditen e sotme një tërmet me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter është regjistruar në Maqedoni. Epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në veriperëndim të Kërçovës, përkatësisht 67 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Thellësia ishte 5 km.
“Nëse Kovaçevskit deri më tani nuk e ka pasur të qartë se duhet të japë dorëheqje, pas leximit të deklaratave të partnerëve tanë strategjikë në ditët e fundit, shpresojmë që kjo t’i jetë bërë më e qartë”, thuhet në njoftimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së opozitare. Sipas kësaj partie, në Maqedoni sa më shpejt duhet të ketë zgjedhje të shpejta, në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të shprehin mendimin e tyre dhe cilat politika i preferojnë. “Kovaçevski duhet ta pranojë vetes se ai dhe kjo qeveri nuk kanë legjitimitet para qytetarëve dhe se bllofi para ndërkombëtarëve se janë 80 deputetë…
Më datë 26.08.2023, rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë-Haraçinë në atar të fshatit Orllancë, në afërsi të deponisë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti të pasagjerëve “Shkoda” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga E.E.(27) nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës, dhe automjeti “Opel” me targatë Kumanovës, i drejtuar nga R.J.(63) nga Kumanova. Pas aksidentit, pasagjeri në automjetin “Shkoda” , N.E.(65) nga Haraçina është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku u diagnostikua me lëndime të rënda fizike nga mjeku, ndërsa dy vozitësit dhe pasagjeret në automjetin “Opel” N.Sh.(69) nga Republika…
Nuk do të tolerohet asnjë përpjekje për të zbatuar vendime që dëmtojnë qytetarët, ka përsëritur qëndrimin e qeverisë për rritjen aktuale dhe të ardhshme të çmimeve, zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi. Prodhuesit nuk qëndrojnë prapa rritjes së çmimeve të produkteve të qumështit, por këtë e bëjnë nën presionin e tregtarëve, tha Bytyqi, duke shtuar se nuk ka logjikë ekonomike, por tek ne nuk mbizotërojnë praktikat e mira tregtare. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për valët e çmimeve, ai theksoi se disa zinxhirë tregtarë sillen në mënyrë të padrejtë dhe joetike, por nuk ka dashur t’i përmendë…
Me një pagë mesatare më të lartë se 1500 euro, programuesit janë “gozhduar” në krye të listës së profesioneve më të paguara në Maqedoni dhe përveç që janë më të paguarit, janë edhe më të kërkuarit, ndaj nuk duhet të habitemi. me faktin se edhe nëse nuk ka programues të papunë në vend. Denar ka biseduar me 32-vjeçarin Goran Simonovski nga Shkupi, i cili ka një dekadë që merret me këtë profesion dhe të ardhurat e tij mujore, siç na ka treguar vetë, shpeshherë i kalojnë 3000 euro. – Punoj për një kompani të huaj që zhvillon aplikacione ueb. Unë…

