Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, ka zhvilluar bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov. Gjatë bisedës, Ministri Osmani trajtoi sfidat në rajonin e OSBE-së dhe ritheksoi përkushtimin e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut për respektimin e parimeve dhe angazhimeve themelore të OSBE-së. Në këtë kontekst, ai theksoi edhe një herë domosdoshmërinë e ndalimit të agresionit, tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga Ukraina dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Gjithashtu, ministrat Osmani dhe Lavrov shkëmbyen mendime edhe për çështjet më aktuale lidhur me funksionimin…
Author: Jeta almakos
Kryeministri Dimitar Kovaçevski e ka nisur sot fushatën “Ne jemi Evropa” në sheshin Jadran të Shkupit. Fushata synon të tregojë pse anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) është i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, projekt ky i cili do të kushtojë 80 mijë euro. Fushata “Ne jemi Evropa” do të zhvillohet në 8 qytete duke përfshirë Shkupin, Manastirin, Kumanovën, Ohrin, Prilepin, Strumicën, Tetovën dhe Shtipin. Çdo qytet do të fokusohet në tema të ndryshme si ekonomia, kultura, energjia, turizmi, bujqësia, rinia, infrastruktura dhe politika sociale. Nga Sekretariati për Çështje Evropiane thonë se qëllimi është të shpjegohen avantazhet e të qenit në…
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor për 6 muajt e parë të vitit ka shqiptuar 25 sanksione kundërvajtëse dhe ka realizuar 1072 inspketime në terren. Drejtori Sreten Stojkovski se kanë shqiptuar sanksione maksimale deri në 556 000 euro. Sreten Stojkovski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësorë “Ka pasur 24 sanksione kundërvajtëse, janë inicuar procedura në pajtim me ligjet me sanksione maksimale deri në 556 000 euro, në kundërvlerë të denarit për veprat e bëra. 180.000 euro për Kompaninë e çimentos ‘USJE’, 180 000 euro për NQP Shkup, 110 000 euro për ‘Pejpermil’ Koçan, 76.000 euro ‘BE Grup Radovish, 10 000…
A doni apo nuk dëshironi që Kosova të bashkohet me Shqipërinë? Kështu e pyet gazetarja greke Tania Bozaninou, kryeministrin Albin Kurti në intervistën dhënë për gazetën greke “To Vima”. Në këtë pyetje, Kurti vendos të shmang përgjigjen, duke thënë se Kushtetuta e Kosovës momentalisht nuk e lejon këtë, ndërsa thekson se raportet mes dy vendeve “janë të shkëlqyera”. “To Vima”: Me fjalë të tjera, a doni apo nuk dëshironi që Kosova të bashkohet me Shqipërinë? Kurti: Për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon dhe ne jemi të fokusuar që të mbrojmë vendin tonë, integritetin territorial dhe sovranitetin e tij,…
Gjithsej 37 për qind e qytetarëve janë të pakënaqur nga pagesa e ujit, ndërsa 62 për qind nuk janë të kënaqur nga dërgesa e energjisë elektrike, tregon hulumtimi më i ri i Organizatës së konsumatorëve (OKM). Sipas kryetares së OKM-së, Marijana Lonçar Vellkova, në OKM kanë arritur ankesa nga banorë të ndërtesave të cilët fare nuk kanë marrë fatura të ujit. “Ka ankesa edhe për vlerën e faturave për rrymë, por edhe për periudhën llogaritëse së cilës i referohet fatura. Simptomatike është edhe leximi i ujëmatësve. Qytetarët presin të lexohen, ata nuk lexohen, pagesa është paushalle, por prandaj, secili qytetar…
Të ngrihen çmimet të produkteve ushqimore bazë, kërkon Organizata e Konsumatorëve në Maqedoni (OKM). Marijana Lonçar Velkova nga OKM tha se “ushqimi merr një pjesë të madhe të buxhetit të çdo familjeje, ndërsa rritja e çmimit të tij iu bartet qytetarëve, gjegjësisht konsumatorëve”. “Ne e dimë që ngrirja e çmimeve është një masë populiste dhe se kemi një ekonomi tregu, por në situata të këtilla nuk duhet të presim, duhet të dalim me një vlerësim të saktë dhe të marrim masa sepse çdo gjë po rëndon dhe dëmton konsumatorin”. “Nuk mendoj se duhet të flasim as për ushqimet bazë. Për…
Nga e mërkura e ardhshme do të fillojë të qarkullojë linja e re e rregullt hekurudhore për transport të mallrave që do t’i lidhë portin në Selanik dhe Shkupin, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Nga porti i Selanikut (OLHT) kumtuan se shërbimi i ri për transport të kombinuar të kontejnerëve do të jetë në nivel javor, do të fillojë më 6 shtator, ndërsa trenat do të nisen nga Selaniku çdo të mërkure dhe do të arrijnë në Shkup ditën e njejtë. Shërbimi konkret, sipas portit, është rezultat i bashkëpunimit të OLHT-së me 11 organizata private dhe publike. Kryetari ekzekutiv…
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani thotë se nuk e ka ditur që kompania “Eurovia”, që e ka fituar tenderin për konferencën e OSBE-së në Shkup, është donatore e BDI-së. Madje ai tha se këtë e ka kuptuar nga mediumet, por shton se kjo nuk i ka ardhur mirë. Megjithatë shprehet se nuk mund të përzgjedhin kompani tjetër, për shkak se procedura ligjore kërkon që të zgjidhet oferta më e lirë, prandaj ata e kanë zgjedhur këtë kompani. BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME “Procedura është skajshmërisht transparente, Ministria nuk ka asnjë mundësi të reagoj dhe ta anuloj tenderin. Kjo…
Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 30-vjeçarit banues në Gostivar, pasi ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale “Prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë për fëmijë”. Në periudhën prej vitit 2022 deri më 26.06.2023 në Gostivar, i dyshuari ka prodhuar pornografi për fëmijë, duke filmuar në disa raste marrëdhënie seksuale me një fëmijë viktimë 15-vjeçare. Materialet video dhe fotot e regjistruara i ruajti në memorien e celularit, për t’i shpërndarë, transmetuar dhe ofruar në një mënyrë tjetër. “Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje, mundësia e pengimit të procedurës penale nga i…
Sipas statistikave të Eurostat, në vitin 2020 një e treta deri një e katërta e njerëzve në RMV, kanë mundur të ngrohin kënaqshëm shtëpitë e tyre. Në prezantimin e sotëm të Manualit për varfërinë energjetike në vend, u tha se midis 25 dhe 30 për qind e popullsisë së RMV-së është në varfëri energjetike. Por këtu nuk përfshihen vetëm ata persona që sipas definicionit janë nën kufirin e varfërisë, por edhe ata që jetojnë në një familje me aktivitet të ulët ekonomik për shkak të mungesës së parave për shërbimin e pagesave që lidhen me energjinë në shtëpi. Siç theksoi…
Mersel Bilalli, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin FON në Shkup, thotë se duke marrë parasysh zhvillimet konfliktuoze në rajon dhe “talentin” e shteteve për të shpikur probleme nga e kaluara dhe duke shkelur mbi të ardhmen, “BE-ja me të drejtë kërkon mekanizma për të mos i importuar problemet në union”. “Bashkimi Evropian me të drejtë frikësohet pasi në të ardhmen e afërt mund të ndodhin kushtëzime të tilla mes shteteve tjera të rajonit siç janë Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnja… Maqedonia [e Veriut] ishte një shembull tipik, që nuk arriti me kohë ta zgjidhë problemin [me Greqinë]…
Shitësi gjerman i me pakicë Lidl ka filluar të punësojë staf për dyqanet e tij të ardhshme në Kosovë, tha një përfaqësues i njësisë së shërbimeve të burimeve njerëzore në Shqipëri (HR) The Headhunter Group. “Mundësi të reja rekrutimi për dyqanet e shitjes me pakicë Lidl tani janë të hapura”, tha kreu i operacioneve të rekrutimit në The Headhunter Group, partneri lokal i rekrutimit të Lidl, në një postim në mediat sociale të mërkurën, raportoi SeeNews. Lidl qershorin e vitit të kaluar u zotua të hapë dyqane me pakicë në Kosovë, pas një takimi me prodhuesit vendas të ushqimit dhe…

