Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galushchenko deklaroi se ditët e ardhshme do të jenë të vështira, pasi sulmi i me raketa i Rusisë goditi infrastrukturën në disa rajone. Rusia nisi një sulm masiv me raketa në Ukrainë ditën e sotme, duke përfshirë rajonin e Kievit. Kryetari i bashkisë së Kievit njoftoi se pjesët e raketave ranë në një zonë jo të banuar në lagjen Holosiivskiy në perëndim të Kievit, duke shkaktuar një zjarr. Infrastruktura rezidenciale u godit gjithashtu në fshatin Kopyliv në rajon pak jashtë kryeqytetit. “Për shkak të bombardimeve në shumicën e rajoneve, ndalimet emergjente po futen. Ditët…
Author: Jeta almakos
Talat Xhaferi ne tubimin e sotëm të BDI-së ne Çegran të Gostivarit tha se grupi i pakenaqur brenda BDI-së, i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” ka humbur rrugen ne oborr. Xhaferi tha se BDI ka gene ne pushtet 20 vjet dhe të gjithe se bashku kanë përgjëgjesi në vazhdimesi, për të gjitha bemat dhe të pa bemat. “Nuk do mend që edhe mes vete kemi kontradikta per X arsye dhe me vjen keq që ne menyre paralele, sot ne jemi ne Çegran, dikush mes nesh shkon e bën fushate diku tjeter, dhe une shokëve te mi, te ish Qeverive qe kemi…
I ashtuquajturi “Grupi i zjarrit” brenda BDI-së ka zbarkuar në Manastir. Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti është i shoqëruar nga kreu i komunës së Çairit Visar Ganiu, ai i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, si dhe nga Nevzat Bejta. Mexhiti para takimit me banorët e Manastirit tha se kanë për qëllim të dëgjojnë zërin e anëtarësisë së qytetarëve, për të vazhduar tutje me hapa tjerë. “Duam ta dëgjojmë zërin e anëtarësisë, të qytetarëve dhe në bazë të kësaj pastaj bashkë të marrim vendime”, tha mes tjerash Mexhiti. I pyetur për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme…
Ka filliar takimi informativ “Bashkë për Europë” i Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me qytetarët në Çegran të Gostivarit. Nga ana tjetër grupi i të pakënaqurve në BDI po mban takim me qytetarët në Manastir.
Lufta kundër korrupsionit është prioriteti kryesor i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këtë e deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili theksoi se janë intensifikuar aktivitetet në mënyrë të planifikuar për të arritur këtë qëllim madhor për vendin. Ministri Spasovski njoftoi se vitin e kaluar janë zbuluar 124 krime korruptive. OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Për këto 124 vepra korruptive janë paraqitur penalisht 164 kryes – 158 persona fizikë dhe 6 persona juridikë, të cilët kanë shkaktuar dëme materiale mbi 227 milionë denarë” Ai deklaroi keqpërdorimet e pozitës zyrtare në të cilat janë të…
MPB deri tek Prokuroria ka parashtruar kallëzim penal ndaj një të burgosuri nga Shkupi dhe një personi tjetër nga Prilepi, përcjell TV21. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar disa persona, duka u paraqitur rrejshëm dhe duke iu kërkuar para në këmbim të shërbimeve të ndryshme. “SPB-Manastir deri te Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka parashtruar kallëzim penal kundër B.A.(35) nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim” dhe kundër B.U.(38) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimin për kryerjen e veprës penale “ndihmë” në lidhje me veprën penale “mashtrim”. I raportuari B.A.,…
Një vajzë 20 vjeç nga Shkupi ka raportuar në polici se bashkë me një bashkëmoshatar nga Kumanova janë mashtruar nga një grua, e cila u ka premtuar punësim në Gjermani në këmbim të një shumë të të hollave. Nga MPB njoftojnë se sipas raportit, gruaja u ka marrë të rinjve mbi 12 mijë denarë. “Më 13.01.2023 në ora 18:00 në stacionin policor të Aerodromit, një vajzë 20 vjeçare nga Shkupi ka raportuar se së bashku me një 20 vjeçar nga Kumanova janë mashtruar nga një grua për shumën prej 12.576 denarëve. Sipas raportit, ata kanë kontaktuar me personin që i…
Kreshnik Spahiu Sot dhjetëra qytetarë kanë marshuar drejt fshatit Kashar, në afërsi të ambienteve ku po zhvillohet “Reality Show” shqiptar i quajtur Big Brother VIP. Aq larg ndodhet Kashari dhe studio sa nëse do të protestonte ndonjë parti politike, vështirë se ndokush do e gjente dot adresën mes labirintheve të xhunglës së ndërtimeve pa leje. Pavarsisht forcave policore, njerëzit shkuan të mbështesin Luizin, një nga banorët e Big Brother, i cili kishte vite që ishte harruar nga opinioni publik, sepse shkëlqimi i tij ishte venitur më shumë se një dekadë nga zëri i tij i talentuar. Të martën dhe të…
Nuk përjashtohet mundësia për ngritje të iniciativës për interpelancë të Qeverisë. Këtë në një intervistë për “Sitel” e paralajmëroi, Antonio Milloshoski i cili tha se ka edhe deputetë të pushtetit që do të votojnë për mosbesim ndaj qeverisë aktuale. Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, këto ditë me këmbëngulje pohon se brenda disa muajsh do të shihet se deputetët e grupeve parlamentare të LSDM-së dhe BDI-së do të mbështesin shpërndarjen e Kuvendit dhe ndryshimin e Qeverisë. “Është në lojë opsioni i iniciativës së mosbesimit ndaj Qeverisë, si mjet demokratik ku mund të kanalizohet kjo pakënaqësi e qytetarëve dhe e një numri më…
Dy policët e burgut janë ndërruar, kurse komandanti përfundoi në paraburgim pas arratisjes së të burgosurit, Bekim Memeti. Katër policë të burgut do të përgjigjen penalisht për lirim të paligjshëm të një të burgosuri, kumtoi Prokuroria Publike. Memeti ka arritur të arratiset gjatë transportit nga burgu i “Idrizovës” në Qendrën Klinike, ku fillimisht ia ka marrë pistoletën shoferit, e ka qëlluar dhe më pas është larguar me makinë të tipit “Audi” në drejtim të panjohur. Memeti është dënuar për vrasje në Reçicë të Vogël në vitin 2016. Ai fillimisht është dënuar në mungesë, ndërsa në vitin 2020 është arrestuar në…
Naser Pajaziti BDI drejt përçarjes, proces i pandalshëm, pavarësisht se për dikë i dhimbshëm BDI po shkon drejt përçarjes dhe ku proces tashmë është i pandalshëm. Para se gjithash është një proces demokratik, pavarësisht se për dikë është i dhimbshëm. Karvanet e ndara në terren janë sinjale për ndarje rrugësh. Nëse Ali Ahmeti e ka ndarë mendjen për të ndarë rrugët me shokun e tij të moçëm, Musa Xhaferi, atëherë kjo nuk ndalet, sepse ndarjet e dhimbshme të rrugëve, të motivuara për interesa pushtetesh ndodhën edhe mes shokëve të tij, Hashim Thaçit me Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi. Por, ndodhën…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata. Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM u bënë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.