Hristijan Mickoski zotohet se derisa është kryetar i VMRO-DPMNE-së nuk do të lëvizë asnjë milimetër nga pozicionet që prekin gjuhën dhe identitetin maqedonas. Më këtë ai e bën të qartë se nuk ka ndryshime kushtetuese në situatën aktuale, që janë kusht në rrugën drejt integrimit në BE. Sipas Mickoskit lëvizje mund të ketë vetëm nëse dihet qartë nëse duhet biseduar me Brukselin apo çështja do të trajtohet si bilaterale me Bullgarinë. Mickoski menjëherë pas rizgjedhjes së tij në krye të VMRO-DPMNE-së në mandatin e tij të tretë dhe siç tha të fundit theksoi se zbatimi i plotë i aktgjykimeve të…
Author: Jeta almakos
Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot në mëngjes në orën 07:00, në SPB të Shkupit është raportuar se është gjetur një burrë i vdekur para poliklinikës “Çento”. Sipas raportimit, rreth orës 06:00 para objektit është gjetur i vdekur, E.E. (44) nga Shkupi. Ekipi mjekësor që mbërriti në vendngjarje konstatoi se nuk kishte shenja të dukshme dhune. Nga MPB theksojnë se me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për autopsi me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Ramadan Ramadani Për ata që nuk kanë aq përvojë të përdorimit të taksi shërbimit ndoshta ka nevojë të spjegohen mënyrat e keqpërdorimit të taksimetrës dhe si ato gjasojnë edhe nëpolitikë: a) Taksitë jolegal. Të njohur edhe si taksistë të “egër” janë ata qëmund të kenë veturën me ngjyrë dhe shenja të taksisë, por fare nuk janë taksi. Kjo sepse o nuk e kanë hiç ose nuk e kanë të rinovuar liçencën për taksi. Disa, më mashtruesit e këtyre,mbajnë një taksimetër në veturë brenda, por ai asnjëherë nuk mat e nuk punon dhe shpesh bile nuk është i kyçyr në sistemin…
Është nder i veçantë të qëndroj sot para jush në Forumin e Dohas 25 për të trajtuar një nga çështjet më të rëndësishme të botës moderne: domosdoshmërinë e njohjes së islamofobisë si kërcënim global dhe nevojën që ajo të trajtohet brenda një kornize të përbashkët ndërkombëtare, njësoj si përpjekjet e konsoliduara që komuniteti ndërkombëtar ka ndërmarrë prej vitesh në luftën kundër antisemitizmit. Kjo çështje nuk është më një debat teorik; është realitet i prekshëm që ndikon jetën e miliona njerëzve dhe arkitekturën e paqes ndërkombëtare. Të dhënat ndërkombëtare tregojnë qartë se islamofobia është shndërruar në një fenomen në rritje, i…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, deklaroi se aktualisht Bullgaria nuk shfaq interes për dialog, ndërsa vullneti për të ndihmuar ekziston te Bashkimi Evropian dhe te disa shtete anëtare që kërkojnë të nxisin procesin drejt një zgjidhjeje. Ai theksoi se objektiv i paplotësuar i vendit mbetet anëtarësimi i plotë në BE, por gjatë 30 viteve shteti përballet me bllokada të padrejta. “Ka vullnet në BE dhe te disa vende anëtare për të ndihmuar në zhvillimin e dialogut drejt një zgjidhjeje. Qytetarët mund t’i siguroj se qëndrimet e Qeverisë janë të qarta dhe nuk do të…
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ka njoftuar se në kuadër të Doha Forum 2025 ka zhvilluar një takim me Hasan bin Abdullah Al-Ghanim, Kryetar i Këshillit të Shuratit të Katarit. “Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe parlamentar. Theksova rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe gatishmërinë tonë për intensifikimin e dialogut në të gjitha nivelet. Shpreha vlerësimin tim për rolin konstruktiv dhe paqeruajtës të Katarit në çështjet rajonale dhe globale, ndërsa nënvizuam angazhimin e përbashkët për një partneritet edhe më dinamik në të ardhmen, përfshirë edhe në platformat multilateral”, ka deklaruar Gashi.
Drejtoria e të Ardhurave Publike informon se deri në fund të nëntorit janë kryer rreth 4.000 kontrolle, në të cilat janë regjistruar parregullsi në fushën e mosdhënies së llogarive fiskale, me mbi 2.500 gjoba të shqiptuara dhe 113 tatimpaguesve u është ndaluar kryerja e veprimtarisë. “Fakti që çdo kontroll i katërt përfundon me një parregullsi të konstatuar në fushën e mosdhënies së llogarive fiskale tregon një dukuri të përhapur të mosregjistrimit të qarkullimit të parave të gatshme. Në një kontekst më të gjerë, ky fakt tregon edhe përdorimin e qarkullimit të paregjistruar për pagesat në para të gatshme midis kompanive…
Përfaqësues të partive simotra të VMRO-DPMNE-së kanë dërguar urime për, siç thonë ata, arritjet e partisë gjatë dy viteve të fundit, duke theksuar fitoret në zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale. Kryeministri hungarez Viktor Orbán vlerëson se VMRO-DPMNE e ka vendosur Maqedoninë në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe të sigurt. Uroj të gjithë anëtarët dhe aktivistët e VMRO-DPMNE-së për arritjet vërtet të pabesueshme që keni realizuar në dy vitet e fundit. Fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare, lokale dhe presidenciale. Po ashtu, e keni vendosur atdheun tuaj në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe të sigurt. Pas…
MPB ka njoftuar se në pikën kufitare në Bellanoc është arrestuar 48-vjeçari nga Kosova, që siç bëjnë të ditur në njoftim, ai po kërkohej nga Interpoli i Zvicrës “Më 03.12.2025 në Pikën Kufitare “Bellanoc”, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria F.B. (48) nga R. e Kosovës, pasi gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se për të ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli–Zvicër. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Ministria e Mbrojtjes ka pranuar 16 kandidatë nga grupi i dytë që kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve, të cilët do t’i trajnojë për oficerë që do të shërbejnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatën e Maqedonisë. Nga dokumenti që kemi siguruar, respektivisht vendimi për pranim të 16 kandidatëve, nuk figuron asnjë shqiptar. Megjithatë, nga Ministria e Mbrojtjes nuk e pranojnë se nuk e kanë respektuar përfaqësimin e drejtë. Thonë se kandidatët janë vlerësuar sipas dijes dhe sipas kushteve dhe parametrave që janë kërkuar. “Nga kandidatët e pranuar si oficerë të ardhshëm, ka dy kandidatë nga përkatësia etnike…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka filluar sesionin e publikimit të bombave korruptive të lidhura me partinë në pushtet VMRO-DPMNE. Ekipi antikorrupsion i partisë opozitare publikoi një material, të cilin e cilëson si skandal që, sipas tyre, tregon funksionimin e “modelit kriminal” të pushtetit të Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. Aleksandar Saša Dimitrieviq nga kjo parti deklaroi se përmes personave të afërt dhe ndërmjetësve “janë pompuar rreth 9 milionë euro para publike”, ndërsa tenderët e dyshuar paraqiten si mekanizëm për keqpërdorim të fondeve shtetërore. ALESKANDAR SAŠA DIMITRIEVIQ – LSDM “Skandal i ri, bombë e re, për atë se kush dhe si pastron.…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot u nënshkrua Deklarata Parlamentare për Mbështetjen e Vullnetarizmit — një hap i rëndësishëm me të cilin riafirmohet angazhimi për avancimin e programeve vullnetare dhe forcimin e kulturës së solidaritetit në vend. Kryetari i Qytetit të Shkupit Orçe Gjeorgjievski theksoi se ky akt vjen në Ditën Botërore të Vullnetarizmit, duke nderuar të gjithë vullnetarët që me përkushtim, humanitet dhe dashuri ndaj njerëzve kontribuojnë në ndërtimin e komuniteteve më të mira. Ai vuri në pah rolin e madh të vullnetarëve dhe shprehu vendosmërinë për të mbështetur programet, iniciativat dhe organizatat që kultivojnë humanizmin,…

