Author: Jeta almakos

Ambasadorja amerikane në Maqedoni, Anxhela Ageler, ka folur për ndryshimet e Kodit Penal të vendit tonë, për të cilat tha se ajo vetë nuk i ka parë, por se ambasada amerikane në Shkup ka angazhuar një ekipi që do të analizojë ndryshimet e fundit në Kodin Penal.  “Sinqerisht dua të ju njoftoj se ambasada e ka angazhuar një ekip që po i analizon ndryshimet e fundit dhe unë personalisht ende nuk i kam parë. Siç edhe tha departamenti Amerikan i Shtetit, ne besojmë dhe shpresojmë që çdo ndryshim të jetë bërë duke u bazuar në ligjin e Maqedonisë dhe në…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka publikuar në rrjet fotografi prej burgjeve të vendit, duke treguar kushtet e rënda ku qëndrojnë të burgosurit në Maqedoni, përcjell KlanM. Lloga ka bërë thirrje për sjelljen urgjente të Ligjit për amnesti. Ligji për amnesti që ende nuk ka hyrë në procedurë parlamentare, sipas informacioneve të shpërndara në media, parasheh uljen për 30% të dënimit me burg për një sërë veprash penale. “Propozim-ligji për amnisti është nevojë e menjëhershme, madje është edhe i vonuar. Një shtet që nuk i trajton të burgosurit si qenie njerëzore nuk mund të quhet shtet”, ka shkruar Lloga./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Procesi i miratimit të ndryshimeve kushtetuese, si dhe shumë tema aktuale, ishin në fokus të bisedimeve në takimin e sotëm të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me kryesuesin e Komitetit për Politikë të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth. Siç njoftojnë nga Qeveria, Roth konfirmoi mbështetjen e vendosur të Gjermanisë për Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimeve evropiane dhe vlerësoi se tani është koha që vendi të vazhdojë me vendosmëri përpara deri në përmbushjen e qëllimit strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Maqedonia e Veriut duhet ta njohë rëndësinë e momentit historik para të cilit gjendet dhe për…

Lexo më Shumë

Sot po fillon një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës në historinë e Maqedonisë. Shpërthimi do të kryhet sot në fshatin Gorna Banjicë, me çka do të fillojnë punimet ndërtimore të konsorciumit amerikano-turk “Bechtel dhe Enka” për thyerjen e trasesë së autostradës Gostivar Bukojçani mbi 30 kilometra në Korridorin 8. Korridori 8 ka rëndësi strategjike për Maqedoninë e Veriut, të cilën synojmë ta ngremë në nivelin e lidhjes rrugore më moderne, më të sigurt dhe cilësore tha zëvendësministri Rexhepi. Sot ishim në Banjicë të Epërme dëshmitar të shpërthimit të parë drejt realizimin të këtij projekti gjigand, mbi 30 kilometra…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Bashkimit Europian në RMV, David Geer, nuk ka pranuar të komentojë në lidhje me ndryshimet e Kodit Penal që në mënyrë eksprese u bënë në Kuvend. Ai shkurt tregoi se kjo çështje po analizohet në Bruksel, përfshirë edhe përdorimin e flamurit europian mbi ndryshimet ligjore, dhe se së shpejti do të ketë përgjigje për këto çështje. “Mendoj se kjo për momentin po analizohet nga kolegët tanë në Bruksel dhe jam i sigurt se shumë shpejt do të ketë një përgjigje për këtë çështje”, tha Geer. Ndërsa i pyetur për përdorimin e flamurit evropian në Kuvendin e RMV-së, ai…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhimin e Krizave konfirmoi se një kashtë po digjet pas hotelit Bellvi në lagjen Ilinden të Shkupit. Tymi i dendur shihet edhe nga Shkupi, ndërsa drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, thotë se është në flakë një kallam, të cilin aktualisht është duke u shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit. Sipas tij, nuk ka rrezik që zjarri të përhapet edhe në shtëpi private.

Lexo më Shumë

“AK INVEST”, “EUROVIA” dhe “STENTON GRADBA” janë tre kompanitë e para që do të nisin ndërtimin e Korridorit 8, përcjell TV21. Të njëjtat gjatë ditës së nesërme do të nisin punët për ndërtimin e aksit Gostivar-Bujkoçan, përcjell TV21. Kompania tetovare “AK INVEST” është një ndër kompanitë më serioze dhe më profesionale në fushën e ndërtimit. Kjo kompani nga Tetova ka bashkëpunim në shumë projekte me kompani me merenome botërore. Kompania gjithashtu ka kryer me sukses projekte që kapin vlerën e mbi 10 milionë eurove. “EUROVIA” është kompania që së fundmi fitoi tenderin për përshtatjen e sallës sportive “Boris Trajkovski” në…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Nënës Terezë, në hapësirën e Ambasadës së vendit tonë, në Shkup. Nëna Terezë iu ka kthyer vendit të saj të lindjes nëpërmjet një busti. Në përurimin e tij kanë qenë të pranishëm presidentët e tri vendeve, prej nga ajo ka pasur rrënjët, Maqedoninë, Kosovën e Shqipërinë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Ambasada e Kosovës në Shkup, tha se nga ky qytet, ku lindi humanistja me famë botërore, nisi qëllimin që arriti të marrë zemrat e miliona njerëzve. “Zemërgjerësia e saj ka kaluar fetë, kombet…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ndjen keqardhje dhe ndjehet shumë i zemëruar për skandalin në Klinikën e Onkologjisë në Shkup. Ai edhe një herë i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë këtë rast për ta zbardhur këtë ngjarje të rëndë, sa më parë. “Siç e dini, 6 muaj jam ministër, shëndetësia është materie e gjallë, shumë sensitive, probleme të përditshme. Ndjej keqardhje dhe jam shumë i zemëruar me rastin që ka ndodhur në Onkologji. Jemi në komunikim të vazhdueshëm, në fillim me policinë edhe me prokurorinë dhe apelojnë deri tek prokuroria që ky rast të hetohet deri në fund…

Lexo më Shumë

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, ka deklaruar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 se është habitur nga miratimi i ndryshimeve në Kodin Penal. Sipas tij, kjo nuk është normale, ndryshimet u bënë brenda natës, si nga pozita ashtu edhe nga opozita. “Së pari u befasova. I bënë brenda natës. Unë mund të flas vetëm për veten time dhe për Gjermaninë. Ishim vërtet shumë të befasuar. Më pas u përpoqëm të zbulonim kontekstin e vërtetë dhe të kishim njohuri bazë rreth temës. Sinqerisht, ne nuk kemi krijuar ende një mendim”- tha Sarazin. Sipas Sarazinit…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i ka siguruar të gjithë pacientët se terapia në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, është kualitative dhe i përmbush të gjitha kriteret. Ai apeloi që ky rast të mos keqpërdoret nga politika dhe ju bëri thirrje qytetarëve mos të manipulohen, por t’i besojnë sistemit shëndetësor. “I siguroj qytetarët e vendit dhe pacientët që terapia që merret në Onkologji është terapi kualitative, terapi që i përmbush të gjitha kushtet. Unë ju garantoj se pacientët e marrin të gjithë terapinë që shkruhet nga ekspertët apo specialistët e lëmisë. Por, dua të apeloj është një herë, mos të…

Lexo më Shumë

Tre pyertje publike kanë parashtruar liderët e Frontit Opozitar, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhit pas miratimit të ndryshimeve të Kodit Penal. Pyetjet kanë në thelb lidhjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski me BDI-në dhe kthimin e mundshëm të tij pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal, ku funksionarët dhe ish funksionarët amnisohen nga krimet e kryera. AFRIM GASHI, PYETJE NGA KRYETAR I ALTERNATIVËS “Një pyetje legjitime, për të cilën opinioni pret përgjigje:  A i ka lutur, deri në qiell, Ali Ahmeti disa nga ndërkombëtarët, gjatë një takimi në Shkup, që ta lejojnë amnistinë e Nikolla Gruevskit?!” Kryetari i…

Lexo më Shumë