Reagim nga Lëvizja Demokratike lidhur me vendosjen e një murali në pjesën qendrore të Kumanovës, ku janë të ekspozuar njësite speciale të maskuara që ishin pjesë e operacionit në “Lagjen e Trimave” në KUmanovë më 9 dhe 10 maj. “Në pjesën qendrore të Kumanovës, siç bëhet e ditur, janë vendosur fotografi reale gjigante, në të cilat shihen policë që morën pjesën në aksionin e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Poshtë fotografive qëndron edhe mesazhi: “Heronjtë jetojnë përgjithmonë”. Në këtë kohë, kur skena politike e Maqedonisë së Veriut, po pëson tronditje të thellë…
Author: Jeta almakos
Në debatin e djeshëm në parlament janë dëgjuar shpërthime të ndryshme nga deputetë e shumicës qeverisëse. Të përzierat që ndien secili nga ne për atë që ndodhi në Klinikën e Onkologjisë, e cila është rezultat i personelit mjekësor të afërt me partitë në pushtet LSDM dhe BDI, ndërsa qeveria po përpiqet në çdo mënyrë ta fshehë këtë krim, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë vizitës së sotme në Sveti Nikoll, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për skandalin në Onkologji. Mickoski theksoi se qeveria beson se nëse e fshehin rastin do të shpëtojnë veten dhe autorët e këtij krimi,…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur sot se është takuar me përfaqësuesit e tetë marketeve më të mëdha zinxhirore dhe se kanë pranuar njoftimin e tij se nga e marta me vendim të Qeverisë do të ketë ngrirje të çmimeve për produkte të caktuara. Në të njëjtën kohë, ministri tha se do të ketë masa për të frenuar inflacionin jo vetëm për tregtarët, por edhe për shpërndarësit dhe prodhuesit. “Aktualisht, Ministria e Ekonomisë është duke punuar për masat shtesë që do të zbatohen për distributorët dhe prodhuesit. Me ta ndoshta duhet të takohem nesër”, tha Bekteshi sot…
Nesër (15 shtator) në Shkup do të ketë marsh protestues, ku familjarët e 14 viktimave të cilat u dogjën në tragjedinë e zjarrit në spitalin modular të Tetovës do të kërkojnë drejtësi për jetët e humbura, shkruan Portalb.mk. Marshi protestues do të fillojë në ora 14:00 nga Sheshi “Skënderbeu” dhe do të përfundojë te Prokuroria Themelore Publike e RMV-së, e cila sipas familjarëve “i ka mbyllur sytë karshi drejtësisë dhe po mbron përgjegjësit e tragjedisë ku u dogjën 14 njerëz të gjallë.” “U bëjmë apel qytetarëve të Shkupit dhe qyteteve tjera të na mbështesin në kërkim të drejtësisë, kurse partive politike u…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, mori pjesë në Konferencën e Ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila po mbahet në Tiranë, nga 13 deri më 15 shtator, ku marrin pjesë ministrat e procesi i brendshëm nga rajoni dhe vendet partnere të Procesit të Berlinit. Spasovski theksoi se bashkëpunimi i filluar në kuadër të procesit të Berlinit, vazhdon si Berlin plus, me shpresën për arritjen e bashkëpunimit operativ si “Berlin Square”, duke dyfishuar efektivitetin dhe efikasitetin e punës dhe bashkëpunimit. Lidhur me temën “Bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar”, Spasovski kujtoi…
Mendoj se ky është momentumi i fundit që duhet ta kapim, pasi druaj se njerëzit në Ballkanin Perëndimor do të ndalen së brengosuri për atë se çka Bashkimin Evropian mendon, thotë ose bën, porositi mes tjerash zëvendës kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq gjatë pjesëmarrjes së tij në panel diskutimin në Athinë për BE perspektivën e Ballkanit Perëndimor, duke cekur se anëtarësimi në vitin 2030 është qëllim real, por ende duhet të jetë motivim. Zëvendës kryeministri foli për vizionin, lidershipin dhe punën e mundimshme, të cilat paradokohe i ka përmendur kryetarja e Komisionit Evropian, tha se Ballkani…
Kjo platformë panoramike druri që më parë ishte e rrethuar nga uji i Liqenit të Prespës në fshatin Stenjë të Maqedonisë së Veriut, tashmë qëndron në tokë të thatë. Ngrohja globale ka prekur edhe një nga liqenët më të vjetër të Europës duke e ulur nivelin e tij me 8 metra më pak në krahasim me vitet ‘70. Banorët përreth liqenit po e shohin se si ai po pakësohet çdo ditë e më shumë, e vëndet ku dikur laheshin tashmë kanë mbetur të thata. Një raport i NASA që ka kryer matje në vitin 2022, tregon se liqeni ka humbur…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën e Ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të Procesit të Berlinit, sot ka zhvilluar një takim pune me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla. Në takim, të dy bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur me realizimin e takimit të tyre të parë, gjatë të cilit ministri Spasovski e uroi kolegun Balla për emërimin e ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, me urime për suksese, në marrëdhënie personale dhe nivel profesional. Duke theksuar se Konferenca ministrore në kuadër…
“Мbrëmë kishim rastin të shohim një teatër nën regjinë e BDI-së për përvetësimin, privatizimin dhe familjarizimin e projektit strategjik për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10. Sikur mjetet për financimin e projektit t’i japin nga xhepat e tyre, Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe familjet e tyre, e jo të gjithë taksapaguesit. Ndërkohë, Artan Grubi u mundua ta mbulojë një skandal të ri korruptim me një pjesë të nënkontraktuesve të zgjedhur të gjigantit ndërtimor ‘’Bechtel dhe Enka’’. Për këtë arsye sot i parashtrojmë këto pyetje për të cilat presim përgjigje. A i tregoi Artan Grubi Ambasadores së SHBA-ve, Anxhela Ageler, se…
“Nuk do lejojmë që të gjithë mjekët e Onkologjisë të futen në një kosh”, tha ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në emisionin “Intervistë në Shenja”. Duke folur për rastin e skandalit në Klinikën e Onkologjisë, Mexhiti rikonfirmoi se keqpërdorimi i ilaçeve për pacientët me kancer është bërë nga një infermiere të cilën e kanë përjashtuar nga puna. Ai shtoi se si ministër e ka inicuar hetimin e inspektoriatit shëndetësor në momentin që kanë lindur dyshimet e para për këtë rast. Mëxhiti poashtu tha se nuk mund të zbulojë më shumë detaje për rastin në fjalë për shkak të hetimeve që…
Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të marrin seriozisht obligimet e tyre që dalin nga Marrëveshja për normalizimin e raporteve. Ambasada amerikane në Prishtinë tha për Radion Evropa e Lirë se në mesin e obligimeve përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Ne i kërkojmë Kosovës dhe Serbisë që të marrin seriozisht obligimet e tyre që dalin nga Marrëveshje për normalizim, të cilët e kanë arritur më herët gjatë këtij viti dhe të nisin të lëvizin përpara edhe në obligimet ekzistuese dhe të mëhershme të dialogut dhe të Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë themelimin e…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka ngritur kallëzim penal kundër pesë personave nga Tetova për mashtrim në shitblerje të një shtëpie. “SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.A.(37), H.A.(44), G.M.(58), të gjithë nga Tetova, S.A.(47) nga fshati Përshevcë shtetas i Gjermanisë dhe A.A. (27) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale të mashtrimit, ndërsa i akuzuari i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë ehe për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “bashkëkryerjes””, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Policia thotë se gjatë muajit…

