Author: Jeta almakos

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, mori pjesë në Forumin e tretë Ekonomiko-Financiar të Shkupit (SEFF), me temë “Evropa – PO, Evropa – TANI” organizuar nga Ministria e Financave. Zëvendëskryeministri Bytyqi udhëhoqi panelin e dytë, “Tregjet, institucionet dhe prosperiteti ekonomik”, ku morën pjesë edhe Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë, Blagoj Boçvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Tomash Boçek, Zëvendës Guvernatori i Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës, Mateo Kolanxheli, Drejtor i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, Zhak Miniane, Shef i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ivailo…

Lexo më Shumë

Eurokomisari Johanes Han porositi që interesat politike të lihen mënjanë dhe fuqitë politike të punojnë së bashku për qëllimin e përbashkët. Nga Forumi Ekonomik dhe Financiar në Shkupit, Han theksoi se Maqedonia e Veriut është në rrugë të shkëlqyer drejtë BE-së. Han përsëriti se procesi i anëtarësimit në BE mbetet një proces i bazuar në meritokraci. JOHANES HAN, EUROKOMISARI PËR ZGJERIM “Jam i bindur se në fund, Maqedonia e Veriut, ndoshta do të bëhet antarja e 28 e BE-së. E di që po ju shkon mirë, se procesi i skriningut po ecën mirë, por do doja të dërgoj porosi deri…

Lexo më Shumë

“Duam ajër të pastër” dhe “ Mos na helmoni” , të revoltuar brohorisnin banorët e Karshiakës, në protestën e sotme para deponisë “Drislla”. Ata me këmbëngulje kërkuan nga institucionet kompetente që të marrin masa dhe këtë deponi ta shndërrojnë në deponi me standarde europiane sepse siç thonë ata në këtë deponi digjen mbeturina dhe gjësende tjera shumë të dëmshme për shëndetin e njerëzve. Organizatorët e protestave thanë se janë thirrur për ditën e sotme në bisedime me disa instutucione dhe bënë të ditur se nëse nuk ju ofrojnë zgjidhje të duhur për deponinë ditët në vijim ata do ta bllokojnë…

Lexo më Shumë

Opozita në Kosovë lëshoi një lum kritikash në drejtim të qeverisë së Albin Kurtit, lidhur me politikat e brendshme, por edhe për dialogun me Serbinë. Shumë prej tyre kërkuan rrëzimin e kabinetit qeveritar. “Dialogu edhe qeverisja në Kosovë janë në rrugë të gabuar. Rrugë e cila po i shkakton humbje, po i sjell goditje Kosovës. Janë të shumta, i keni dëshmuar shumë prej jush, i thonë mediat, por na i thonë edhe aleatët tanë. Besoj që ne si parlament duhet t’i marrim përgjegjësitë, parlamenti e ka votuar këtë qeveri, qytetarët dhe ne që ja kemi dhënë besimin qeverisë Kurti iu…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Në llogarinë zyrtare të Listes Serbe në Facebook, thuhet se Kurti nuk do dialog e as paqe, por konflikt e hakmarrje. “Kërcënimi që i dërguat sot nga Brukseli Listës Serbe dhe në radhë të parë popullit serb tregon qartë se ju Albin Kurti nuk doni dialog, nuk doni paqe, por doni konflikte dhe hakmarrje ndaj atyre që nuk mund t’i blini apo thyeni. Dhe prandaj shfaqni ankthin dhe fytyrën tuaj të vërtetë para syve të gjithë…

Lexo më Shumë

Së fundmi kanë reaguar edhe lexuesit e bibliotekës së Tetovës. Ata për Nistorin shprehen kundër dislokimit të bibliotekës dhe kërkojnë që politika të mos bëhet shkak për bibliotekën e vetme të qytetit. Bora Ramadani, vizitore e rregullt e bibliotekës për Nistorin thotë se, hapësira ku gjendet për momentin biblioteka është e pamjaftueshme, e lëre më të zhvendoset në një hapësir edhe më të vogël. “Ne si lexues nuk pajtohemi me dislokimin e bibliotekës së qytetit, duke filluar nga fakti se edhe kjo hapësirë ku gjendet për momentin biblioteka është e pamjaftueshme, e lëre më të zhvendoset në një hapësir edhe më të…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për Raportin nga vlerësimi i Komisionit për zbatimin e procedurës për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike dhe ndërtimin e hidrocentraleve në “Cërna Reka”. Në përputhje me raportin e Komisionit, Qeveria në mbledhjen e 185-të ka miratuar Vendim për ndarjen e koncesionit më të favorshme për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike me ndërtimin e hidrocentraleve në Cërna Reka, e cila i jepet ofruesit PUBLIC POWER CORPORATION S.A. – Greece…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton për një zjarr që ka rënë pasditen e sotme përgjatë hekurudhës në afërsi të vendit të quajtur Oreshë, Komuna e Çashkës. Zjarri, siç përcjell KlanM, edhe përkundër përpjekjeve për shuarjen e tij, është ende kritik dhe mjaft aktiv dhe për shkak të erës së fortë po shtrihet drejt pjesëve më të larta në drejtim të Komunës së Dollnenit. “Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe pamundësisë për ta vënë nën kontroll nga forcat që kanë ndërhyrë, në orën 14:36 ​​janë ngritur në ajër tre “traktorët ajror” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në ngjarje me rastin e intensifikimit të punëve ndërtimore për ndërtimin e autostradës Prilep-Manastir, gjatë së cilës u realizua minimi. Në këtë ngjarje morën pjesë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ushtruesi i detyrës ambasador i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Erik Mejer, si dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe drejtori operativ i “Behtel”, Xhosh Bejker. “Me ndërtimin e këtij drejtimi rrugor do të kemi zgjidhjen më moderne të autostradës në gjatësi prej 40 kilometra…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, ka thënë se gjithë partia mbështet politikat e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili ditëve të fundit ishte në qendër të akuzave për ndryshimet, shumë të diskutueshme, në Kodin Penal. Aziri përgëzoi Llogën për punën e tij, për të cilin tha është duke drejtuar me shumë përgjegjësi ministrinë më problematike në vend. Duhet seriozitet maksimal kur i drejtoni institucionet, shfrytëzoj këtë rast për ta përgëzuar ministrin Lloga i cili në vetvete ka gjetur gatishmëri dhe fuqi të brendëshme për tu vendosur në funksion të një resori që është më problematiku në RMV,…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave te fundit të Byrosë së Prokurimit Publik, tekstet e reja për vitet shkollore 2023/24 dhe 2024/25 do të kushtojnë 16.5 milionë euro, krahasim me vitin e kaluar kur për të njëjtin shërbim ku përfshihen përkthimi, shtypja dhe shpërndarja u dhanë 5.5 milionë euro. Tekstet shkollore do të mbulohen nga dy kompani, Europa 92 dhe Branko Gapon me të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur kontrata për dy vite shkollore më 1 gusht të këtij viti. Kontrata me Europa 92 është për përkthim nga maqedonishtja në gjuhët e komuniteteve ndërsa kontrata e dytë ka të bëjë…

Lexo më Shumë