Paga minimale do të rritet në afër 26 mijë denarë nga marsi i vitit të ardhshëm. Rritja eventuale e kësaj shume mund të ndodh në fund të vitit nëse ka marrëveshje midis punëdhënësve, sindikatave dhe qeverisë. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore përkrah rritjen e pagës minimale me lehtësime fiskale, ndërsa Konfedarata e Biznesit është pro me kusht që të merren parasysh përjashtime të caktuara. Mbetet të shikohet deri në fund të vitit se sa Lidhja e Sindikatave do të jetë më afër arritjes së qëllimit të saj. Dilema do të sqarohet pas takimit të Këshillit Ekonomik dhe Social, i cili…
Author: Jeta almakos
Koalicioni VLEN garanton ish-ushtarët e UÇK-së se nuk do të arrestohen mbi bazën e fletëarresteve të Serbisë, në rast të pjesëmarrjes së tyre në protestën e së shtunës në Shkup, në mbështetje të krerëve të UÇK-së që gjykohen në Hagë. “Ashtu si edhe në të kaluarën, kur qeveria jonë nuk ka lejuar që të nëpërkëmben ish ushtarët e UÇK-së, ne mbetemi të përkushtuar në këtë, gjithsesi duke shpresuar se organizatorët e kësaj proteste, partia e dëshpëruar opozitare BDI dhe lideri i saj i mërzitur nga humbja, të mos e shfrytëzojnë emocionin e popullit për lavdinë e UÇK-së për ta kthyer…
Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, sot ka paraqitur akuza serioze në lidhje me, siç e quajti ajo, “skandalin me kompaninë familjare” të lidhur me Ivica Tomovskin, drejtor i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë. Kuzeska tha se një kompani në të cilën marrin pjesë të afërm të Tomovskit ka fituar gjithsej 161 tenderë në vlerë prej rreth 5.3 milionë euro. Kuzeska pretendon se Tomovski po përpiqet të distancohet nga kompania, edhe pse, siç theksoi ajo, në të janë të përfshirë babai i tij Vitomir, i afërmi i tij Kutanovski, dhëndri dhe nipi. Ajo shtoi se si…
MPB njofton se ka ndaluar një shtetas të Shqipërisë në Strugë, për shkak se gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur lëndë narkotike. “Sot (08.12.2025) në orën 07:05, në autostradën Strugë-Qafë Than, pranë fshatit Frangovë të Strugës, policia nga Stacioni i Policisë së Frangovës, në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim, kanë ndaluar A.T. (46) nga Pogradeci, Republika e Shqipërisë. Gjatë një kontrolli të një automjeti pasagjerësh “Opel Zafira” me targa të Strugës, të cilin ai po e drejtonte, u gjetën tre çanta me 62 pako marihuanë. Për rastin është njoftuar prokurori publik, droga u konfiskua dhe A.T. u…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas një aksioni për parandalimin e shitjes së paligjshme të mjeteve piroteknike, janë sekuestruar 7.107 copë mjetesh piroteknike në Bit Pazar të Shkupit, ndërsa po kërkohen personat që i shisnin. Nga MPB thonë se do të vazhdojë të ndërmarrë masa dhe aktivitete për parandalimin e tregtisë së paligjshme me mjete piroteknike. “Sot (08.12.2025), punonjës policie nga SPB Shkup – rajoni i Qendrës dhe “Bit Pazarit”, në hyrje të “Bit Pazarit” , gjetën 7.107 copë të mjetesh piroteknike të vendosura në tri stenda të improvizuara.
Vajza e Donald Trump dhe gruaja e Jared Kushner, një nga investitorët në ishullin e Sazanit ka ndarë në media sociale kërkimet që ajo po bën rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në një foto të postuar në llogarinë e saj në Instagram vajza e presidentit amerikan shfaqen 3 libra: ‘Albania: From Anarchy to Balkan Identity’ nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, ‘The Albanians: A modern history’ po nga Miranda Vickers dhe ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ nga Ismail Kadare. Poshtë 3 librave Ivanka ka shkruar: ‘Kërkim!’.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi është takuar me ish-sekretaren e shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton gjatë Forumit të Dohas 2025. Gashi tha se gjatë këtij takimi u fol për rëndësinë e forcimit të dialogut ndërkombëtar dhe shtoi se “marrëdhëniet miqësore me SHBA-në mbeten shtyllë kyçe për sigurinë dhe zhvillimin e vendit” “Gjatë punimeve të Forumit të Dohas 2025 pata një takim me znj. Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit të SHBA-së. Diskutuam mbi rëndësinë e forcimit të dialogut ndërkombëtar në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit global, ndërsa vlerësova kontributin e saj afatgjatë në politikën e jashtme dhe në fuqizimin e komuniteteve.…
Koalicioni VLEN përmes një njoftimi për media thonë se rritja prej 3.8 për qind e Bruto Prodhimit Vendor në tremujorin e tretë, publikuar nga Enti shtetëror i statistikës, është tregues i rëndësishëm se ekonomia e vendit është duke u konsoliduar dhe po lëviz në drejtimin e duhur. “Kjo rritje e vendos vendin mes ekonomive që ka performancë të mirë dhe pasqyron qartë ndikimin pozitiv të politikave të orientuara drejt stabilitetit ekonomik, nxitjes së investimeve dhe zgjerimit të mundësive për punësim.VLEN e sheh qartë se këto rezultate lidhen me punën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, nën drejtimin e ministrit Besar…
Dy raste të lidhura me zbulimin e drogës në burgun e Idrizovës janë regjistruar nga policia gjatë ditës së kaluar – në të parin, një roje burgu kapi dy të burgosur duke thithur kokainë, dhe në tjetrin, një sasi e madhe pilulash u gjet tek dy të dënuar, njoftoi Ministria e Brendshme. “Më 06.12.2025 në orën 14:20, nga Institucioni Korrektues i Idrizovës është raportuar se gjatë një ekzaminimi të D.T., I.D. dhe N.V., të gjithë të dënuar në institucion, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e madhe tabletash. Më 06.12.2025 rreth orës 22:53, nga Institucioni Korrektues i Shkupit është marrë…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të partisë, Antonio Milloshoski, sot theksoi se Marrëveshja për Partneritet Strategjik me Britaninë nuk parashikon ndërtimin e kampeve të refugjatëve në Maqedoni. Me këtë, ai i mohon shkrimet në mediat britanike se azilkërkuesit nga Britania e Madhe do të qëndrojnë në vend. Ai potencoi se Marrëveshja është një nga dokumentet më të mira dhe më serioze që vendi ka arritur me një shtet serioz si Britania dhe parashikon bashkëpunim të përbashkët në investime, infrastrukturë, siguri dhe ekonomi, por jo edhe kampe për refugjatë. “Me këtë Marrëveshje për Partneritet Strategjik parashikohen fonde të…
Autostrada Kërçovë-Ohër pritet të lëshohet në përdorim të plotë deri në tremujorin e parë të vitit 2027. Pas 11 vitesh që nga fillimi i ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër, deri më tani funksionale janë vetëm 20 kilometra segment ky i lëshuar në përdorim katër muaj më parë nga Vrbjani deri në Botun. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i transportit dhe lidhjeve Aleksandar Nikolloski thotë se po punohet intensivisht në rrugën pranë Bukojçanit, si dhe në rrugët Tetovë – Gostivar dhe Ohër-Kërçovë. “Këtu është përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër, ndërtimi i segmentit Kërçovë-Bukojçan ku presim të zgjedhim zbatuesin e projektit gjatë këtij muaji. Më tej…
Protesta e shumë përfolur e 13 dhjetorit që do të realizohet në Shkup, në mbështetje të krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë të cilën e paralajmëroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, e të cilën e organizon Organizata e Vetaranëve të Luftës së UÇK-së, ka marrë mbështetjen edhe të Aleancës për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës. Nga ASH-ja kanë kërkuar që mbështetësit e tyre të dalin masivisht dhe të marrin pjesë në këtë protestë. Sipas Aleancës, akuzat e ngritura ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së përbëjnë përpjekje për të “njollosur luftën e pastër çlirimtare të popullit shqiptar”. Nënvizojnë se kërkesa…

