Kryeministri Albin Kurti foli në një konferencë për media edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja, të cilat po i kërkon opozita. Opozita herë kërkon dorëheqjen time, herë kërkon shkarkimin tim e herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Më lejoni t’ju them që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse i humbë e qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”, tha Kurti. “Unë jam i interesuar që ta mundim në zgjedhje opozitën, por jo ta zhdukim”, shtoi ai.
Author: Jeta almakos
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvilohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë a automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski në margjinat e Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sot në New York pati takim me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz. Nga kabineti i Pendarovskit njoftuan se në takim është biseduar për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, perspektiva evropiane e vendit dhe zhvillimet aktuale në rajon. Në takim, presidenti Pendarovski informoi për ecurinë e negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian. Ai shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe përkushtimin parimor nga Gjermania, si një nga aleatët tanë më të ngushtë, dhe shprehu pritjen e…
Me mesazhin “Drejtësi për viktimat” prej para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sonte ka vazhduar protesta për rastin me Klinikën e Onkologjisë para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, raporton AMI. Organizatorët paralajmëruan se do t’i intensifikojnë protestat dhe ritheksuan se kërkohet një vendim gjyqësor për të gjithë të përfshirët në “skandalin me Klinikën e Onkologjisë”, por edhe për zbardhjen e informacioneve lidhur me hetimin e tragjedisë në spitalin modular në Tetovë, përcjell KlanM. “Nuk do të ketë drejtësi sociale derisa të merret përgjegjësia për shuarjen e jetëve të njerëzve si pasojë e korrupsionit. Duhet të ketë drejtësi për viktimat”,…
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla sot pas një takimi me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, Shpresa Jusufi konfirmoi se është nënshkruar marrëveshja për pika të përbashkëta kufitare mes dyja vendeve. “Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar. Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë”…
Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Doc. Dr. Vegim Zhaku, në një takim me drejtuesit e Dhomës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut, në emër të Universitetit të Tetovës ndau certifikata mirënjohjeje për komisionin për themelimin e programeve specialistike, me në krye Prof. Dr. Kalina Grivceva – Stardelova, Doc. Dr. Gazmend Amzai dhe Doc. Dr. Irfan Ahmeti, duke e vlerësuar rolin kyç dhe kontributin e veçantë që kishin ata në këtë proces. Sipas dekanit të FSHM-së, Doc. Dr. Vegim Zhaku, ky akt ka një ndikim mjaft pozitiv në avancimin e mirëfilltë shkencor dhe edukativ të institucionit tonë dhe se…
Opozita dyshon se politikanët e VMRO-DPMNE-së po ndiqen në mënyrë të paligjshme. Dyshimin e shpalosi nënkryetari i VMRO-së Aleksandar Nikollovski pas mbajtjes së Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës. Sipas Nikollovskit, në seancë u diskutua nëse në vend ndiqen komunikimet në mënyrë të paligjshme dhe nëse prodhohet softuer i paligjshëm për ndjekjen e komunikimeve. Pas debatit, opozita pretendon se nuk beson se te ne nuk ka ndjekje të paligjshme. Megjithatë, ai nuk ndau më shumë detaje, sepse raportet e të dy agjencive janë klasifikuar si sekret shtetëror. “Ne nuk kemi marrë…
Në prezencë të anëtarëve të Shoqatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (SHVL-UÇK), dhe qytetarëve, në fshatin Kollarë të Kërçovës, u shënua përvjetori i rënies së dëshmorit të kombit, Beqir Limanit. Në këtë ceremoni përkujtimi të rënies së Limanit ishte djali i heroit kombëtar, Adem Jashari, Lulzim Jashari. Në mesin e shumë mysafirëve ishin edhe kreu i SHVL UÇK, Fazli Veliu, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti dhe sekretari i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi. I lindur në vitin 1952, Beqir Limani, që në moshë të re filloi veprimtarinë e tij si aktivistë kundër diktaturës së ish politikës Jugosllave.…
Kaluan gjysmë muaji prej kur inspektorë dhe prokurorë hynë për kontroll në Klinikën e Onkologjisë. U morën kompjuterë, dokumente dhe histori mjekësore të pacientëve. Por deri më sot Prokuroria ende nuk ka dalë me informacione zyrtare se çfarë u gjet dhe a ka të dyshuar nga menaxhmenti i klinikës. Nën moton “Drejtësi për viktimat”, nesër në orën 18:00 para Qeverisë është paralajmëruar protesta e tretë me radhë. Dyshime të reja ka se në Klinikën e Onkologjisë nuk ka fare evidencë për pacientët e vdekur në kushte shtëpiake, ndërsa medikamentet në vend se për pacientët, kanë përfunduar në tregun e zi.…
Vazhdon të jetë jofunksional balancimi etnik si kriter për punësim në administratën shtetërore dhe institucionet publike mbi bazën e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Për punësim kemi raportuar shpesh se shumë qytetarë kanë zënë vendet e parashikuara për shqiptarët, duke u deklaruar se janë me përkatësi etnike shqiptare. Për rrogë të majme në Agjencinë e Aviacionit Civil, edhe Sasho Novkoski është deklaruar shqiptar. Kjo Agjenci më 14 shtator të këtij viti pranoi Novkovskin në pozitën e këshilltarit/inspektorit për operacionet e fluturimeve në trafikun ajror. “Në bazë të rezultateve nga të gjitha fazat e përzgjedhjes, Komisioni i përzgjedhjes përgatiti një listë…
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistë për TV21 ka komentuar fushatën e disa oligarkëve maqedonas kundër BDI-së dhe biznesit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ahmeti tha se disa politikanëve dhe oligarkëve u pengon pushteti i shqiptarëve, ndërsa theksoi se ai kërkon vetëm barazi. “Është një fushatë tepër e egër kundër BDI-së. Është një fushatë tepër e egër kundër meje personalisht, sepse, qasja është tepër nihiliste, tepër deri edhe në naciste, se BDI çështëj shqiptare e ka çuar në përmasa të mëdha përpara, dhe tani po na e merr shtetin, ekonominë”, tha Ahmeti.
Nuk ka konfirmim nga autoritetet nëse një prifti ortodoks rus i është ndaluar hyrja në vend, përveç tre diplomatëve rusë nga ambasada në Shkup. Ata u shpallën persona të padëshirueshëm javën e kaluar. Një numër i madh i mediave shkruajnë se person i padëshirueshëm për Maqedoninë është edhe Vasian Zmeev, i cili është prift rus, kryetar i kishës ruse në Bullgari, por edhe përgjegjës për territorin e Maqedonisë. Sipas shkrimeve, vitin e kaluar ai ka pasur vizita të shpeshta në vend dhe ka pasur takime me përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase. Lajmi nga Shkupi shkaktoi reagime edhe në Bullgari, në…

