Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, ka thënë të mërkurën se lajmet e rrejshme të Rusisë në Maqedoninë e Veriut krijojnë ndasi “mes qytetarëve mbi baza nacionale” dhe se kanë për qëllim uljen e besimit ndaj institucioneve vendore. Petrovska i bëri këto komente gjatë një tryeze të titulluar “Dezinformimi dhe lufta agresore e Rusisë kundër Ukrainës”, e cila u organizua nga organizata joqeveritare NEXUS në Shkup. “Në këtë betejë ajo (Rusia) i shfrytëzon rrënjët historike të përkatësisë sllave të një pjese të popujve që jetojnë në këto treva, relacionin ekonomik, po njëkohësisht, i shfrytëzon dhe subjektet e…
Author: Jeta almakos
Kreu i VMRO-DPMNE-SË, Hristijan Mickoskit tha sot se partia e tij është më e bashkuar se kurrë, ndërsa zërat për një përçarje apo ndarje eventuale i quajti si të pavërteta, përcjell KlanM. Ai madje, sfidoi kundërshtarët politik që të shkojnë menjëherë në zgjedhje, për të parë, sipas tij, forcën e kësaj partie. Siç thotë Mickoski, ndarje dhe përçarje ka tek partitë e pushtetit e jo tek opozita. “LSD do të donte të kishte ndarje, por jo vetëm që nuk ka ndarje, por partia nuk ka qenë kurrë më e bashkuar. Por nga ana tjetër, vërehet se si kur është votuar…
Skandali me Klinika e Onkologjisë më në fund arriti në Kuvend, gjashtë muaj pas paraqitjes së skandalit i cili është revizioni, raport i cili në të cilin janë të regjistruar mbi problematikën dhe praktikës jo ligjore në prokurimin të mjekëve të branave dhe distribudit të tij. Do të formohet komision hetimor vendosjen e llogaridhënies për zyrtarët politikë dhe shëndetësorë pas skandalit të krimit në Klinikën e Onkologjisë. Te gjithë presim, sidomos qytetarët të cilët protestuan, që autoritetet dhe organet kompetentë të reagojnë për këto situata skandaloze dhe monstruoze për të përcaktuar përgjegjësinë e Klinikës së Onkologjisë. Por, duket se ato…
Me 82 vota pro deputetët sot morrën vendimin për ngritjen e komisionit anketues për skandalin në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji. Propozimi i dorëzuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së u mbështet nga shumica e deputetëve të pranishëm. Deputeti Petar Risteski nga VMRO-DPMNE tha se rasti i keqpërdorimit të terapisë në Klinikën e Onkologjisë duhet të zbardhet. PETAR RISTESKI, DEPUTET “Ngritja e një komisioni anketues duhet të analizojë të gjitha dokumentet e Klinikës Universitare për Radioterapinë dhe Onkologjinë për të përcaktuar përgjegjësinë politike të funksionerëve qeveritarë dhe zyrtarëve shëndetësorë në lidhje me këtë aferë”. Edhe deputetët e LSDM-së e kanë përkrahur…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar për deklaratat e fundit të ish kryetarit të arratisur Nikolla Gruevskit dhe kryetarit të tanishëm Hristian Mickoskit, për ndryshimet kushtetuese. Nga BDI theksojnë se lideri Ali Ahmeti në intervistën e tij të fundit ka folur për procesin e negociatave të Përzhinos dhe takimeve me Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski dhe shtojnë se me shqetësim të madh ndjekin ndasitë e thella që po shfaqen në betejën midis integrimit dhe izolimit. BDI “Në këto takime të liderëve në klubin e deputetëve, që janë zhvilluar edhe në dijeni të komunitetit ndërkombëtar dhe të udhëheqësive partiake, u formua…
Përveç që Zelenskyt t’i jepet fjala para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, përfaqësuesit të Rusisë në Kombet e Bashkuara i ka penguar edhe fakti që ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut do t’i jepet fjala në mbledhjen e kryesuar nga Shqipëria. Rama ka thënë se nuk e kupton se cili është problemi me Bujar Osmanin që si Përfaqësues i OSBE-së të flasë në këtë takim, duke thënë se pjesëmarrja e tij është vlerësuar si bazike. Tutje Rama në cilësinë e drejtuesit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ka thënë se Bujar Osmani është shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ndërkohë…
“A po përgatit Serbia një luftë të re në Ballkan”, pyeti së fundmi gazeta gjermane “Welt”. “Jo, Serbia po përgatitet për të ardhmen”, u përgjigj Beogradi. Dhe çfarë thonë ata në Berlin? Ky lajm duhet të alarmojë Perëndimin dhe fqinjët e Serbisë”, shkruan së fundmi gazeta gjermane “Welt”. Dhe ajo që sipas gazetës duhet t’i shqetësojë të gjithë dhe të konfirmojë titullin “A po përgatit Serbia një luftë të re në Ballkan?”, ishte ky: “Serbia po blen 20.000 dronë iranianë të tipit Shahed-136”. Por në thirrjen e Perëndimit në veprim dhe alarmimin e fqinjëve të Serbisë, nga të cilët vetëm…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në Nju Jork u takua me përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak. Në takim, siç thuhet, u diskutuan çështjet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe rajon dhe implikimet e tyre në një kontekst më të gjerë të sigurisë. “Bashkërisht u konstatua se është e nevojshme të ruhet kursi evropian, me hapin e radhës në periudhën e ardhshme, në mënyrë që shteti të sigurojë zhvillim, si dhe të kontribuojë në stabilitetin evropian, dhe për të cilin vendi ka mbështetje të fortë…
PRINDËRIT THONË QË KUSHTE KA, MUNGON VULLNETI I INSTITUCIONEVE I morën çantat me veti jo për të shkuar në shkollë, por për të protestuar. Isra dhe Abdurahmani kanë mbaruar klasën e pestë por paralele për të vazhduar në klasë të gjashtë nuk ka në shkollën fillore “Njegosh” të Komunës së Gazi Babës. “Unë jam klasa e gjashtë. Kemi humbur shumë prej mësimit”, tha një nxënëse. “Këtu e kam afër shkollën, shpresoj të qelet”, tha një nxënës. Prindërit dhe gjyshërit thonë që kushte për të hapur paraleja ka por vetëm mungon vullneti i institucioneve. Djali i Ganimatjes poashtu ka mbetur tre…
Funksionarët shtetëror duhet jenë më të arsyeshëm me paratë shtetërore, gjatë udhëtimeve të tyre jashtë vendit, thotë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Në të njëjtën kohë për vizitë në SHBA ndodhen dy delegacione shtetërore, njëri i udhëhequr nga presidenti Stevo Pendarovski dhe njëri nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Presidenti merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshëm të OKB-së, ndërsa kryeministri do të ketë takime me përfaqësuesit ekonomikë dhe politikë. Nga tre përfaqësuesit e krerëve shtetëror të Maqedonisë së Veriut, në shtet ndodhet vetëm kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Gjatë pjesëmarrjes në seancat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, praktikohet sistemi i…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka akuzuar paraardhësin e tij Nikolla Gruevski se është në komunikim të fshehtë me pushtetin, me qëllim të ndarjes së VMRO-DPMNE-së e për të shtyrë përpara ndryshimet kushtetuese. Për t’i kaluar ndryshimet kushtetuese, qeveria po përgatit marrëveshje të pista, thotë Mickoski. Sipas tij, qeveria i ka premtuar Gruevskit mosndëshkim për veprat e kryera penale, ndërsa nga ana tjetër, ish kryeministri i arratisur të kthehet në vend dhe ta ndihmojë qeverinë me përkrahësit e tij, që të kalojnë ndryshimet kushtetuese. Kohët e fundit, siç përcjell KlanM, shumica qeveritare i zvogëloi dënimet dhe parashkrimin e veprave penale…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme i miratoi ligjet për tatimin e solidaritetit, plotësimet për ligjet e vlerës së shtuar dhe të tatimit të fitimit. Debati i përgjithshëm për këto zgjidhje ligjore kishte përfunduar në vazhdimet e mëparshme të mbledhjes së 120-të. Deputetët sot i kanë pranuar propozimet për zgjedhjen e Abdulmenaf Bexhetit, Marina Tërpevska dhe Gligor Bishev për anëtarë të rinj të Këshillit Fiskal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe kanë miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së…

