Ministri Fatmir Mexhiti, në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajti fjalim në seancën e rangut të lartë, me temën “Parandalimi i pandemive, gatishmëria dhe reagimi ndaj tyre”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Mexhiti, theksojnë nga MSH, foli për sfidat me të cilat përballen sistemet shëndetësore në të gjithë botën, në kulmin e krizës së koronës, si dhe barrën që sistemi shëndetësor në Maqedoninë e Veriut mbajti në luftën kundër Kovid-19. Ministri gjithashtu iu referua angazhimit për të investuar në mangësi kritike në drejtim të gatishmërisë ndaj pandemisë dhe ndërtimit të një sistemi…
Author: Jeta almakos
Gjykata Kushtetuese njëzëri vendosi të mos fillojë procedurë për nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Edhe pse ligji u publikua vetëm me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, por pa nënshkrimin e presidentit të atëhershëm Gjorge Ivanov, sipas gjykatës, marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën dhe se mos nënshkrimi i dekretit nuk ndikon. “Gjykata Kushtetuese vlerëson se dekreti nuk mban norma ligjore, nuk është rregull, është pjesë nga procedura dhe kur Gjykata Kushtetuese anulon ligj, dekreti nuk anulohet në veçanti. Vullneti i deputetëve personifikohet me vullnetin e qytetarëve, përballë vullnetit të një…
Këto ditë Hristijan Mickoski dhe lidershipi i partisë mizorisht, dhunshëm dhe pa pritur më sulmuan dhe më akuzuan dhe nga sot është e qartë se po bëjnë një fushatë të parapërgatitur kundër meje, se kinse kam përgatitur bashkëpunim me pushtetin në dëm të partisë dhe kombit, shkruan ish-lideri i VMRO-së Nikolla Gruevski. “Këtë e bënë në kohën kur unë vazhdimisht dhe pa përjashtim e sulmoj ashpër çdo ditë pushtetin me të gjitha forcat dhe argumentet e mia, ndërsa qëndrimet kombëtare i mbroj me argumente dhe fakte historike si asnjë nga lidershipi i partisë, i udhëhequr nga Mickoski. Dhe në kohën…
Prokuroria Publike Themelore Shkup ka ngritur procedurë hetuese kundër një 18-vjeçari nga Shkupi, për të cilin ekzistojnë dyshimet se ka kryer veprën penale – vjedhje të automjetit, me të cilin më pas ka kryer veprën penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe veprën penale – Mosdhënien e ndihmës ndaj personit të lënduar në aksident, transmeton TV21. “Më 30 gusht, në parkingun para ndërtesës në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase”, jashtëligjshëm ka marrë automjet që ta shfrytëzojë. Duke e drejtuar automjetin e vjedhur “Alfa Romeo” me targa të Shkupi, në bulevardin “Boris Trajkovski”, i dyshuari nuk iu është…
Klinika Zhan Mitrev mbetet me strukturën e vjetër të pronësisë. Negociatat përfundimtare për hyrjen e partnerit strategjik, fondit holandez Balkan Alliance Healthcare, nuk përfunduan me marrëveshje përfundimtare. Ne mbetemi të përkushtuar në punën tonë në Klinikën Zhan Mitrev dhe zhvillimin e standardeve në kujdesin shëndetësor privat. Prioriteti ynë mbeten pacientët tanë dhe investimet në këtë fushë nuk do të kenë aspak rënie. Pas 23 vitesh ekzistence të suksesshme, ne vazhdojmë misionin e vendosjes së standardeve më të larta në shërbimet shëndetësore në vend. Pavarësisht vështirësive me të cilat përballemi për shkak të bllokimit të llogarisë, ne vazhdojmë të investojmë dhe…
Sot në hapësirat e Institutit IDEA u bë lansimi i platformës Pasqyra e Komunave, platformë online e cila do të bëjë monitorimin e punës dhe performancës së komunave. Platforma është e qasshme në web faqen e Institutit IDEA: https://idea.org.mk/ Në erën digjitale ku informacioni është vetëm një klikim larg, a jemi me të vërtetë të informuar për atë që ndodh në shtëpitë tona qeveritare? Këtë pyetje mund t’ia bëjmë vetes kur flasim për transparencën në qeverisjen lokale. Së fundmi, Instituti për Demokraci dhe Analizë Ekonomike (IDEA), ka ardhur me një nisme të re të titulluar “Pasqyra e Komunave”, një platformë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij si drejtues i seancës speciale të thirrur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Ukrainën, ndau edhe disa fjalë për pavarësinë e Republikës së Kosovës në këtë panel. “Rusia dhe të tjerë janë përpjekur ta keqpërdorin realitetin e ndryshuar të Ballkanit Perëndimor e sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperialiste apo makthet e tyre që kanë eksportuar”, theksoi fillimisht kreu i Qeverisë. “Pavarësisht sa përpiqeni Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj Karte të OKB-së, vijoi Rama…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski duke folur për bashkëpunimin me Aleancën për Shqiptarët tha se kanë patur shumë bashkëpunim të mirë me ta, por i vjen keq se ata kanë shkuar në një drejtim të panjohur deklaroi për “Intervistë për Shenja”. “Duhet të jem korrekt dhe të them se deri sa Ziadin Sela ishte kryetar kishim marrëdhënie korrekte, me ndryshimin e udhëheqësisë së partisë, ndodhi ajo që ndodhi. Me këta që tani janë në opozitë kemi raporte korrekte, në fund të ditës është vendimi i tyre se si do të veprojnë, dhe nëse do të ketë mundësi për bahskëpunim. Nga…
Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë Lindita Nikolla sot ka qëndruar në Düsseldorf të Gjermanisë Ajo ka vizituar zyrat e Klubit të Biznesit në Düsseldorf të Gjermanisë ku u prit nga z.Ylber Aliu një ndër udhëheqësit kryesor të “ND Group BV “dhe z.Skender Xhakaliu si përfaqësues i Klubit të Bizensit, ky takim u realizua në kuader të Diasporës Shqipetare në Landin North Rhein Westfalia. Vet kryeparlamantarja e Shqipërisë Lindita Nikolla ka ndarë disa fotografi në facebook nga ky takim ku shihen Lindita Nikolla dhe udhëheqësi kryesor i ND Group BV, Ylber Aliu. “Diaspora shqiptare në Landin North Rhine Westfalia, e integruar…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski duke folur për BDI-në, tha se në këtë parti po ndodhin disa fenomene. Ai tha se aty ka disa njerëz që shumë kohë janë në pushtet. “Fenomeni i dytë është se ata njerëz nuk janë të rinj dhe u janë rritur fëmijët dhe nëse funksionarët janë fshehur, fëmijët nuk duan, dëshirojnë të vozisin makina më të shtrenjta, të shkojnë në vikende në Paris, dhe kjo po del në shesh. E treta është ndjenja e gjysëmzotësisë, ngase janë shumë kohë në pushtet mendojnë se mund të bëjnë gjithçka që dëshirojnë dhe e katërta e cila është…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal tha se këto ndryshime ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tre muaj ka refuzuar që t’i nënshkruaj. Nikollovski tha se këto ndryshime i shërbejnë dy strukturave që nuk kanë fare të bëjnë me VMRO-në e tanishme. “Ka njerëz që me të vërtet janë të pafajshëm, po flas nga struktura e kaluar, por ka njerëz që me të vërtet kanë përgjegjësi. Ndërtimi i hotelit Meriot në shesh nuk mund të mos ketë përgjegjësi, dhe ishte e qartë se kujt i shërben të miratohet ky ligj”, tha Nikollovski. Ai tha se Zoran…
Kryetari aktual i Sarajit, Blerim Bexheti lavdëroi ish kryeministrin Nikolla Gruevski për ndërtimin e shkollës së mesme në komunën që drejton. Në një intervistë për Alsat, Bexheti tha se procedurat për ndërtimin e kësaj shkolle që u themelua gjatë kohës kur Gruevski ishte kryeministër, kanë rrjedhur pa asnjë problem. Ju keni qenë ministër i drejtësisë në kabinetin e Gruevskit. Si e keni njohur atë? Vërtetë shqiptarët nuk e donin vetëm për shkak të propagandës në media, siç tha Ahmeti, apo për shkak të politikave të tij që shpesh cilësoheshin si antishqiptare? “Unë kam qenë ministër në kabinetin e tij por…

