Author: Jeta almakos

Pas obduksionit të kryer janë konstatuar gjurmë të dhunës dhe vdekjes së dhunshme, si pasojë e plagëve të marra me thikë nga një send i mprehtë ndaj I.J. (35) nga Shkupi i cili dje është gjetur në banesën e djegur në rrugën “Isaija Mazhovski” në lagjen Hrom në Shkup, njofton MPB. “SPB Shkup, në koordinim me PTHP Shkup ndërmorën masa për zbardhjen e rastit”, informon MPB. Zjarri dje në orën 9:47 është raportuar në SPB Shkup. Zjarri është shuar nga Brigada për mbrojtje kundër zjarreve.

Lexo më Shumë

Gjatë tubimit të mbajtur sot në Vicë të Tetovës me rastin e inaugurimit të lapidarit kushtuar veteranit të UÇK-së, Lezam Ramadani – La Xami, foli edhe ish-komandanti i UÇK-së, Ali Ahmeti. Gjatë fjalimit të tij ai tha lufta e UÇK-së ishte një rast unikat, pasi nga një anë ishte një ushtri e tërë dhe nga ana tjetër ishte populli. Por, sipas Ahmetit, suksesi i luftës së UÇK-së ka qenë pikërisht ai, sepse populli ishte me ta gjatë kohës së luftës, por sot, nga Likova e deri në Strugë. Ahmeti tha se e gëzon fakti se ata kanë dalë fitimtarë me…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në emisionin “Politica” në TV Globi, paralajmëroi se në komunën e Gostivarit në periudhën në vijim do të ketë një “boom” të vërtetë investimesh, ku do të asfaltohen të paktën 5 rrugë, si dhe do të vazhdojë puna për ndërtimin e kanalizimeve dhe investime tjera nën tokë. “Për momentin punohet në tre rrugë që përgatiten për t’u asfaltuar: Banjicë e Poshtme – Banjicë e Epërme; rruga Zdunjë-Debresh, pastaj kemi kanalizimin Zdunjë-Debresh; së shpejti do të fillojë rikonstruktimi i plotë i rrugës nga pompa e beniznës Mak Petrol deri te restornati Ignatia. Do të…

Lexo më Shumë

Dje, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski gjatë një intervistë për media foli për përplasjet e fundit me Gruevskin, nga ku tha se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti kanë marrë zarfe me USB në të cilat, siç tha ai, ka pasur dëshmi për lidhjen mes LSDM-së, BDI-së dhe Gruevskit. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i BDI-së nga ku thanë se Ahmeti është takuar me Gruevskin dhe Zaevin vetëm në takime speciale për procesin e pajtimit gjatë negociatave të Përzhinës dhe askush nuk ka diskutuar për Kodin Penal. Nga BDI shtojnë se bisedimet e vetme…

Lexo më Shumë

Puna e tij është shumë e rëndë, po aq sa barra për të siguruar kafshatën e gojës për familjen e tij gjashtë anëtarëshe. Fari Imeri është njëri nga punëtorët e krahut që çdo ditë presin në këtë vend që dikush t’i angazhojë me punë, shkruan Alsat. Thotë se kriza ekonomike e ka vështirësuar akoma më shumë situatën, qeset e ushqimit nuk janë të bollshme, kanë shkurtuar listën e blerjeve dhe edhe pse për punën që bën nevojitet të ushqehen mirë, ata po ushqehen dobët. “Vështirë shumë, rëndë është shumë, shumë rëndë është, si të ju tregoj nuk e di…Ne e…

Lexo më Shumë

Ekipi i ekspertëve të Bashkimit Evropian, i udhëhequr nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Kroacisë, Branko Hrvatin, ka përfunduar misionin e vlerësimit të situatës me Këshillin Gjyqësor në vend dhe pritet së shpejti të dalë me propozimin për masa. Kjo mësohet nga njoftimi për takimin që zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika për qeverisje të mirë, Slavica Grkovska, ka pasur dje pasdite me kroatët, ndërsa finalizimin e misionit vlerësues këtë javë e ka paralajmëruar edhe ambasadori evropian David Geer. Nga kabineti i Gwrkovskws informuan se ekipi i BE-së pritet të propozojë “masa afatshkurtra dhe afatmesme për reformën e Këshillit Gjyqësor”. Zëvendëskryeministrja…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se Panairi i punës nga Bechtel & Enka po vijon të mbahet në qytetin e Kërçovës, Kumanovës dhe Velesit. Grubi ka apeluar sërish që personat e interesuar të bashkangjiten në kompaninë prestigjioze të ndërtimit Bechtel & Enka për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. “Mbi 2000 vende të reja pune, mundësi që nuk duhet lëshuar! APLIKONI!!! Pas Gostivarit, Tetovës, Prilepit dhe Manastirit, panairi i punësimit në konzorciumin Bechtel & Enka për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D po vijon në Kërçovë, Kumanovë dhe Veles deri më…

Lexo më Shumë

Të gjithë diplomatët rusë të dëbuar nga Maqedonia kanë shkuar përtej statusit që u ishte dhënë pasi erdhën këtu dhe kjo është vërtetuar deri në detajin e fundit, thotë presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për Zërin e Amerikës në maqedonisht (VOA). Sipas Pendarovskit, ata kishin statusin e diplomatit, ndërsa janë marrë në spiunazh duke shtuar se shërbimet tona me shërbimet partnere nga NATO e kanë dëshmuar këtë. “Marrëdhëniet mes nesh dhe Federatës Ruse janë në nivelin më të ulët në histori për arsye të njohura. Në dy vitet e fundit, ne dëbuam, pa përfshirë tre të fundit, 18 diplomatë…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, i pyetur për ndryshimet në Kodin Penal me të cilat zvogëlohen dënimet për veprën keqpërdorim i detyrës zyrtare, tha se “me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, Nikolla Gruevski, nuk do të kthehen në Maqedoni”. “Unë pretendoj, deri më tani nuk është kthyer, për shkak të këtyre ndryshimeve nuk do të kthehet, kjo është e sigurt”, tha Pendarovski. Megjithatë, Pendarovski nuk mund të garantojë një skenar se Gruevski do të sillet para drejtësisë në rast se ai kthehet në vend. I pyetur se çfarë mesazhi pret nga pala amerikane pas…

Lexo më Shumë

Sot, në Vicë të Tetovës janë bërë bashkë “garda e vjetër” e BDI-së, nga Ali Ahmeti te Gëzim Ostreni, Hazbi Lika, Xhevat Ademi dhe Fazli Veliu. Ata janë mbledhur pasditen e sotme në Malësinë e Tetovës me rastin e inaugurimit të lapidarit kushtuar veteranit të UÇK-së, Lezam Ramadani – La Xami. Në momentin e mbërritjes së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, kur ky i fundit ka filluar të takojë të pranishmit, aty gjendej edhe daja i tij, Fazli Veliu, ku siç shihet edhe në video ky i fundit ka hezituar të ngrihet në këmbë për të takuar atë. https://fb.watch/neE15ZiYIF/?mibextid=dub8oA

Lexo më Shumë

Pasi Aleanca për Shqiptarët reagoi sot për fotografinë e publikuar nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska, reagoi edhe VMRO-DPMNE. “Edhe pse Aleanca për Shqiptarët Shqiptarët është aq e parëndësishme sa bora e vitit të kaluar, duke humbur plotësisht identitetin dhe duke u shkrirë në BDI dhe duke u bërë si partneri i tyre “sparring”, ne vetëm do të pyesim se çfarë është rasti me dy shtëpitë, njëra e Arben Taravarit, tjetra e ministrit Fatmir Mejiti, ku i dhanë me çmim të volitshëm, nga deputeti i BDI-së Jahoski, kush është pronar i Pucko…

Lexo më Shumë