Ndihmat sociale në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në javën e dytë të muajit pa u lëshuar ende, duke shkaktuar shqetësim të madh tek mijëra familje që mbështeten në këto mjete minimale për mbijetesë. Familjet përfituese raportojnë se janë në ankth të vazhdueshëm, ndërkohë që institucionet nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar për arsyet e vonesës. Aktualisht, mbi 30 mijë familje në vend mbijetojnë përmes ndihmave sociale – një shumë e cila jo vetëm që është tejet e ulët, por konsiderohet ndër më të voglat në mbarë rajonin. Për shumë prej tyre, këto mjete janë e vetmja mënyrë për të…
Author: Jeta almakos
LSDM akuzon se njoftimet për protesta në Shkup për Hagën dhe UÇK-në vijnë si një litar shpëtimi për qeverinë dhe largim vëmendjes nga tema kryesore: marrëveshja për emigrantët në Maqedoni. “Është e njëjta recetë dhe strategji e Shkollës së Beogradit që OBRM-PDUKM po ndjek dhe po ndodh aktualisht në Serbi. Vuçiq flet për luftëra të mëdha, njësoj si Gruevski dhe Siljanovska, sepse këtë muaj është paralajmëruar një protestë e madhe studentore. I njëjti ekip, të njëjtat skema. Po e shohim këtë tani në vendin tonë, veçanërisht pas shpërthimit të skandalit të korrupsionit dhe pasi u bë e ditur se qeveria…
Arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar është shpallur zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, duke u përfshirë në listën e elementeve që kërkojnë mbrojtje të menjëhershme. Ky art unik, i kultivuar ndër shekuj në hapësirat rurale shqiptare, përfaqëson një dimension thelbësor të kujtesës kulturore kombëtare. Lahuta, së bashku me Eposin e Kreshnikëve dhe baladat e traditës veriore, ka shërbyer si mjet i transmetimit të virtyteve të trimërisë, qëndresës, besës, nderit dhe mikpritjes. Kjo traditë është ruajtur brez pas brezi në krahinat e Malësisë së…
Një aeroplan ushtarak gjerman është nisur nga Berlini në Prishtinë qe pesë orë, por për shkak të mjegullës nuk po mund të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Gjurmuesi i fluturimeve, “Flightradar24”, tregon se aeroplani i ushtrisë gjermane është nisur nga Berlini në orën 8:40 të mëngjesit. Aeroplani ushtarak gjerman s’ka mundur të aterojë në Prishtinë për shkak se ai nuk ka pasur personel të certifikuar për aterrim në dukshmëri të ulët, ka bërë të ditur Driton Ujkani nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA). “Fluturimet e tjera janë duke u zhvilluar normalisht”, ka thënë Ujkani. Gjurmuesi i fluturimeve,…
Deputeti nga Aleanca për Shqiptarët (ASH), krahu i Arben Taravarit, Halil Snopçe, thotë pavarësisht kandidatëve kundërshtarë nga koalicioni VLEN, ASH pret fitore në të dy komunat, Gostivar dhe Vrapçisht. Lidhur me spekulimet se një kundërshtar i mundshëm i Valbon Limanit do të ishte Nevzat Bejta, Snopçe vlerësoi se kjo pasqyron logjikën aktuale politike të kundërshtarëve të tyre, duke shtuar se, sipas mendimit të tij, ndryshimet e vërteta nuk mund të arrihen me Bejtën. Snopçe për “TV21” thotë se AKI ka avantazh të madh ndaj VLEN-it. “Kemi një avantazh të madh, nuk ka dilema. Në rastin më të keq, 13 mijë…
Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon vite punë dhe përvojë për të sjellë rezultate të publikuara, një studente shqiptare nga Kumanova ka arritur të sfidojë këtë normë. Sara Jashari, studente e shkencave kompjuterike dhe mastere e shkencave të të dhënave, ka realizuar një sukses të jashtëzakonshëm: shtatë punime të publikuara në konferenca të nivelit ndërkombëtar brenda vetëm një viti. Ky është një rezultat që rrallëherë e arrijnë edhe studiuesit me doktoratë, ndërsa për një studente master konsiderohet arritje e jashtëzakonshme në botën akademike. Gjatë vitit akademik 2024-2025, Sara ka qenë bashkautore dhe prezantuese në disa prej konferencave më të…
Ish-shefi i prokurorisë së lartë, Mustafa Harjullahu ka dhënë dorëheqjen nga pozita e prokurorit të lart. Informacionin për “Alsat” e ka konfirmuar vetë Hajrullahu duke shtuar se ka kërkuar vetë ai nga Këshilli i Prokurorëve t’i ndërpritet mandati. Këshilli e ka konstatuar sot dorëheqjen e tij. Së fundi ai ka qenë i suspenduar nga pozita e prokurorit dhe shefit të prokurorisë së lartë si pasojë e pesë akuzave që rëndojnë ndaj tij për “maltretim në vendin e punës” dhe “shpërdorimi i detyrës zyrtare”. Akuzat ndaj tij Hajrullahu i kishte cilësuar si tendencioze dhe me motive politike.
Qeveria sot miratoi propozimin për shkarkimin e kryeprokurorit Ljupço Kocevskit, me çka procedura e cila ishte pezulluar gjatë periudhës zgjedhore, vazhdon sipas procedurave ligjore. Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, në konferencën për shtyp informoi se arsyet për këtë vendim janë tashmë publikisht të njohura dhe janë shpjeguar më parë. “Gjatë një seance qeveritare u miratua propozimi për shkarkimin e Ljupço Kocevski, me çka e vazhdojmë procedurën që sipas kufizimeve ligjore ishte ndërprerë përkohësisht gjatë periudhës zgjedhore”, tha Miteva. Ajo shtoi se ky vendim vjen për shkak të gabimeve të mëdha profesionale në drejtimin e Prokurorisë Publike, që kanë sjellë shkelje…
Kreu i Lidhjes Socialdemokrate Venko Filipçe ka kërkuar që qytetarët të mobilizohen dhe ta ngrenë zërin kundër marrëveshjes eventuale për pranim të migrantëve të bërë nga Qeveria. Në konferencën e sotme kreu i opozitës ka paraljmëruar peticion online kundër kësaj marrëveshje dhe ka deklaruar se do të marrin edhe masa tjera nëse kjo nuk është e mjaftueshme. VENKO FILIPÇE – KRYETAR I LSDM-SË “Pas peticionit online, do të pasojnë hapa të tjerë, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të na ndihmojnë të ruajmë qytetërimin, sigurinë dhe të ardhmen e Maqedonisë. Nëse qeveria e injoron këtë hap, do të pasojnë hapa…
Në Ministrinë e Arsimit është ngritur shqetësimi për gabimet e evidentuara në librin e Gjeografisë për klasën e 7-të. Zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu, ka reaguar publikisht duke theksuar se çështja e teksteve shkollore trajtohet me seriozitet maksimal. “Fëmijët tanë meritojnë libra të saktë, profesional dhe të përditësuara sipas standardeve bashkëkohore”, ka deklaruar Aliu. Ai ka sqaruar se hartimi, vlerësimi dhe miratimi i teksteve shkollore është kompetencë profesionale e komisioneve dhe ekipeve të ekspertëve të angazhuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Sipas tij, gabimi i evidentuar duket të jetë një gabim teknik në përkthim gjatë procesit të përpilimit apo…
Deri sa unë jam kryetar i kësaj qeverie, nuk do të “mbijë” asnjë tendë ku do të vendosen emigrantë ilegalë dhe nuk do të pranojmë asnjë emigrant ilegal, përkundrazi, do ta ashpërsojmë luftën tonë, tha kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar akuzat e opozitës për plan mbi pranimin e emigrantëve nga Britania, përcjell TV21. Mickoski tha se qeveria planifikon sistem për monitorim të kufijve, me qëllim parandalimin e emigrimit ilegal. “Po, ne mund të them se ashpër do të kundërshtojmë kundër emigrimit ilegal, në këtë drejtim do të zhvillojmë projekt, siç është “Safe City”, tani do të jetë “Safe Country”, me…
Një tërmet me magnitudë 7,6 ballë goditi brigjet veriore të Japonisë, raportoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), duke e shtyrë Tokion të lëshojë paralajmërim për cunami dhe t’u kërkojë njerëzve të kërkojnë siguri, transmeton Anadolu. Tërmeti u regjistrua në orët e vona të mbrëmjes dhe u mat në një thellësi prej 53,1 kilometrash larg brigjeve të prefekturës veriore Aomori, tha USGS-ja. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, intensiteti i tërmetit ishte mbi nivelin 6 në shkallën e brendshme japoneze të matjes nga 0 në 7. Agjencia lëshoi një paralajmërim për cunami për prefekturat Aomori, Iwate dhe Hokkaido, si dhe një këshillim…

