Author: Jeta almakos

Një polic i Policisë së Kosovës është vrarë mëngjesin e sotëm në veri. Polici Afrim Bunjaku u vra derisa ishte në krye të detyrës së tij, ai u vra nga grupe kriminale në orët e hershme të mëngjesit. Pas vrasjes së tij, disa qytetarë kanë vendosur disa banerë në Prishtinë ku shkruhet “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”. Ndryshe, Policia e Kosovës u sulmua me armë mëngjesin e sotëm në fshatin Banjskë, të Leposaviqit. “Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se…

Lexo më Shumë

Shkëmbimi i zjarrit në mes të Policisë dhe grupit të armatosur deri në “fyt” mëngjesin e sotëm në veri të vendit, dyshohet se ka rezultuar edhe me të vrarë nga ana e sulmuesve. Kështu kanë bërë me dije sinjalizues të Sinjalit nga veriu dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga organet e sigurisë, raporton Gazeta Sinjali. Sipas informacioneve të para, ende të pakonfirmuara, tashmë janë vrarë 8 sulmues në Banjskë të Zveçanit. Deri më tani, Policia ka konfirmuar vrasjen e njërit prej sulmuesve. Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama thekson se vrasja e policit në verit të Kosovës mëngjesin e së dielës është një këmbanë alarmi për përshkallëzimin e situatës në veri të vendit. Kreu i qeverisë thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të ulë menjëherë dhe pa kthim në tryezën e dialogut Kosovën dhe Serbinë. Në postimin në rrjete sociale, ai thekson gjithashtu nevojën e organizimit të një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikëqyrjen e BE-së dhe SHBA-ve por gjithashtu edhe marrjen e masave të menjëhershme me KFOR-in për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës pas kësaj ngjarjeje të rëndë. Reagimi i kryeministrit Rama: Tragjedia e…

Lexo më Shumë

KFOR-i ka reaguar pas vrasjes së një pjesëtari të Policisë së Kosovës sot në veri, dhe plagosjes së një tjetri. Në reagimin e tyre thuhet se KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjska dhe trupat e KFOR-it janë të pranishme në zonë, të gatshme për t’iu përgjigjur nëse kërkohet. “Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren. Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në…

Lexo më Shumë

Mbyllet pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë. Kështu është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Në mëngjesin e së dielës, është mbyllur fillimisht pika kufitare Bërnjak. Pika kufitare është mbyllur pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, ku për pasojë nga sulmet në drejtim të policëve të Kosovës ka mbetur një i vrarë e dy të tjerë të plagosur. Lidhur me situatën e tensionuar në veri, e për sulmet ndaj Policisë së Kosovës kanë reaguar krerët e shtetit, ku kanë dënuar aktet e sulmit ndaj zyrtarëve policorë.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është vrarë njëri nga sulmuesit në veri. Policia njofton se situata në veri të vendit, konkretisht në zonën e fshatit Banjska vazhdon të jetë e tensionuar, dhe se grupet kriminale kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore në teren, të cilat edhe përkundër sulmeve ndaj tyre po vazhdojnë angazhimin duke krijuar perimetër të sigurisë, në interes të qetësimit të situatës, ofrimit të sigurisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë. “Sulmuesit profesional në numër të konsiderueshëm, të maskuar e të uniformuar me uniforma të ndryshme, të armatosur me armë të…

Lexo më Shumë

Për mundësinë e infiltrimit të Wagnerit Në konferencën për media, kryeministri Kurti është shoqëruar nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti. I pyetur nëse ka mundësi që pjesëtarë të grupit mercenar rus Wagner janë infiltruar në veri të Kosovës, zëvendësdrejtori Fehmi Hoti, ka thënë se asgjë nuk është e faktuar. ”Sa i përket grupit Wagner, kemi pasur informacione edhe më herët, kemi pasur informacione që individë të grupit Wagner po lëvizin ose mund të lëvizin, ose mund të sulmojnë. Të gjitha janë trajtuar. Mirëpo deri më tani nuk kemi diçka të argumentuar, të faktuar. Ju e dini që gjykatat…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, njofton se Inspektorati Shtetëror i Tregut gjatë ditës së sotme ka mbyllur supermarketet Vero Taftalixhe dhe Viva Fresh në Butel të Shkupit. Ky vendim është marrë sepse supermarkete në fjalë nuk kanë respektuar “Çmimin e garantuar”, që ka hyrë në fuqi prej disa ditësh për të mbrojtur konsumatorët. “NUK KA KOMPROMIS PËR PRAKTIKAT E PADREJTA TË TREGTISË! QYTETARËT NË REND TË PARË!”- shkruan ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në rrjetet sociale.

Lexo më Shumë

Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vlladimir Orlliç, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përgjegjës për çfarëdolloj dhune, dhe se është ngutur për t’i fajësuar serbët për zhvillimet në Banjskë të Zveçanit, ka raportuar Radiotelevizioni i Serbisë (RTS). “Gjithçka që ai [Kurti] ka bërë në muajt e fundit, me terrorin brutal që e ka kryer kundër popullit serb, e ka bërë sepse ka dashur përshkallëzim të hapur, dhe sepse ka dashur të shkaktojë dhunë”, është cituar të ketë thënë ai. Kurti deklaroi se “krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vrasjen e një polici në Veri të Kosovës, teksa ka thënë se sulmet po vazhdojnë kohë pas kohe nga pozicione të ndryshme. Po ashtu, Sveçla ka thënë se një numër i sulmuesve janë të barrikaduar brenda manastirit në Banjska edhe sipas deklarimeve zyrtare të Dioqezës Rashkë-Prizren. Ai ka thënë se të tillët janë rrethuar nga Policia e Kosovës dhe e kanë kohën e fundit që të dorëzohen. ”Grupet kriminale të mirë organizuara dhe të dirigjuara nga Beogradi, pas bllokimit të urës me mjete të rënda dhe pamundësimit të qasjes në fshatit Bajnskë,…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Sekretariati i Iniciativës për Reforma Arsimore në Evropën Juglindore ERI SEE më 26 dhe 27 shtator në Shkup, organizojnë “Konferencë ministrore të Ballkanit Perëndimor për cilësi dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë”. MASH njofton se në konferencën me mbi 80 pjesëmarrës, fjalën do ta marrin edhe ministri i Arsimit nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, zëvendësministri i arsimit të Lituanisë, si dhe drejtori i Iniciativës për reformën në arsim, drejtorët e Agjencive të arsimit të lartë të Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Shqipërisë dhe Moldavisë dhe përfaqësues…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se 11 vite gjykim dhe rigjykim në të gjitha instancat gjyqësore për të akuzuarit në rastin Monstra, drejtësia do të kërkohet në gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasbur. Pas marrjes së aktgjykimit në formë të shkruar, mbrojtja do të përgadis aplikimin prej ku shpresojnë në vendim brenda një viti. “Do të aplikojmë në Strazbur, me të vërtet jam optimist. E para pasi mbrojtja është anuluar tek gjykata e Apelit ..Afatin e kemi katër muaj prej pranimit të lëndës nga Supremja që të aplikojmë tek gjykata në Strasbur. Sipas lëndëve të tjera për aplikim kjo…

Lexo më Shumë