Author: Jeta almakos

Partia “Levica” i është bashkuar nismës së opozitës shqiptare, gjegjësisht të Lëvizjes Besa, Lëvizjes Demokratike dhe Alternativës, për interpelancë ndaj kryeprokurorit Lubomir Joveski, shkruan TV21. Në vijim, TV21 ka siguruar njoftimin e kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, që është dërguar deri te deputetët. “Ju njoftoj se në formë elektronike Ju është dërguar shkresa e deputetëve e deputetëve Dimitar Apasiev dhe Borisllav Krmov me të cilën njoftojnë se bashkëngjiten si propozues të Interpelancës për punën e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski, I parashtruar nga deputetët Fadil Zendeli, Safije Sadiki, Merita Kolçi Koxhaxhiku, Hysni Ismaili, Izet Mexhiti,…

Lexo më Shumë

Polici Miroslav Aleksiq, nga Kumanova mbrëmë në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë përmbajtje ekstremiste kundër Republikës së Kosovës, shkruan Alsat. Ai ka publikuar hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë, duke dashur kështu të pretendojë se “Kosova është Serbi”. Aleksiq, shërben si nënpunës policor në Ministrinë e Punëve të Brendshme, aty ku ka dhënë betimin për të respektuar rendin, ligjin dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Republika e Kosovës, është e njohur zyrtarisht nga Republika e Maqedonisë së Veriut, si shtet i Pavarur dhe Demokratik. Nuk dihet nëse Kontrolli i Brendshëm në MPB do të ndërmerr masa disiplinore…

Lexo më Shumë

Aleksandra Veliçkovska paciente e onkologjisë në emisionin “25 minuta” të TV Shenja tha se në klinikën onkologjike ekziston një dhomë e specializuar për pranimin e terapisë dhe se aty shtrihen për të pranuar terapi vetëm njerëz të privilegjuar. ALEKSANDRA VELIÇKOVSKA PACIENTE E ONKOLOGJISË “Po, unë njëherë kam pranuar atje terapi. Ajo është në katin e parë. Aty në atë kat shtrihen pacientët të cilët kanë nevojë për kujdes spitalor, dmth të jenë aty. Nuk kishte hapësirë poshtë ku të më vendosin, më vendosën lartë, unë e kuptova që atje pranojnë vetëm lloje të caktuar të njerëzve, pranojnë hemoterapi, çfarë…

Lexo më Shumë

Në emisionin “25 minuta” të autores Biljana Sekullovska që transmetohet në televizioni SHENJA, u trajtua rasti me skandalin në onkologji dhe si mund të arrihet deri tek e vërteta. Gazetari Tono Gllamçevski, nga Nica e Francës, u shpreh se ngjarjet që ndodhin në Maqedoni, nuk prekin aq shpejtë deri në mediat botërore, dhe që këtu sipas tij, skandalet e këtij lloji mbesin pa u vërejtur.  “Skandalet të kësaj mënyre si të llojit që më treguat nuk ka, unë nuk jam i njohur. Mendoj se në Francë kurimi dhe kujdesi i pacientëve nuk lejon diçka të tillë për shkak se në…

Lexo më Shumë

Shkup, shtator 2023 – Muaji i kursimeve në ProCredit Bank fillon më herët sepse nuk ka rëndësi se cili muaj është, është e rëndësishme të inkurajohet dhe të ushqehet kultura e kursimit. Kujdesi për përdoruesit nuk ndalet kurrë, prandaj ProCredit krijoi një Depozitë të re afatgjatë që u mundëson qytetarëve për herë të parë të marrin një normë më të lartë interesi për një periudhë më të shkurtër. Depozitat në denarë dhe euro, nën moton “Ju vetëm depozitoni, kursimet do të vijnë vetë!” janë me afat maturimi 13 muaj dhe kamata edhe më të larta. Norma e interesit për depozitën…

Lexo më Shumë

61 vjeçari V.G nga Gjevgjelia dyshohet se këtë mbrëmje ka vrarë vëllanë L.G (71) dhe kunatën T.G (62), raporton SHENJA. Nga SPB Strumicë kanë njoftuar se sonte rreth orës 19:00 zyrtarë policorë kanë likuiduar nga liria V.G I cili rreth orës 18:50 para hyrjes së shtëpisë me pistoletë ka shtënë në drejtim të vëllait dhe kunatës, të cilët kanë vdekur në vendngjarje. Vdekjen e ka konstatuar mjek nga Ndihma e Shpejtë e Gjevgjelisë, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor dhe nga ai është marrë arma me të cilën e ka kryer vrasjen. Hetim në vendngjarje ka kryer Prokurori publik…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se aksioni në Banjskë të Zveçanit po vazhdon ende teksa ka thënë se armët që janë gjetur lidhen me aksionin e Zveçanit që është zhvilluar më herët nga Policia e Kosovës. Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë. “Armët janë të llojllojshme, pas hetimeve do ta keni listën e saktë. Ka disa armë që mund të lidhen me aksionin e Zveçanit, me disa armë jemi ndeshur për herë të parë”, ka thënë Sveçla. Sipas tij, lirisht mund të thuhet se kishte…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lartë Policinë e Kosovës, duke theksuar se është krenar me të. “Kosova është vend i shqiponjave, nuk ka vend për Wagnerin. Krenar me Policinë e Kosovës”, ka shkruar Lladrovci. Postimi i plotë: Policia e Kosovës, e ngritur mbi vlerat më sublime të shtetit tonë, është krenaria jonë. Policia e Kosovës nuk e njeh Wagnerin as ia lë vendin këtu. Deri tash, gati gjysma e njësitit terrorist janë jashtë radhëve, disa te shefi i vet e disa të lidhur. Pres lajmin se kriminelët e përgatitur e të pajisur me armë nga Vuçiqi,…

Lexo më Shumë

Policia ka hyrë në manastirin ortodoks serb, ku ndodhen sulmuesit e armatosur. Operacioni vijon, ndërkohë që mësohet se mes sulmuesve, ka persona të arrestuar. Në objekt, janë gjetur armatime dhe municione. Sot, rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Banjska të Leposaviçit është sulmuar patrulla policore e Kosovës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas, ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Pas sulmit, 30 personat e armatosur u mbyllën në manastirin që ndodhet në…

Lexo më Shumë

Në aksionin për parandalimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka mbetur i lënduar edhe një polic kosovar. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës në një njoftim të saj. ”Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta”. Kjo ka çuar në tre, shifrën totale të policëve të lënduar nga kjo ngjarje.

Lexo më Shumë