Teksti i ligjit, i cili u miratua në seancën e kaluar qeveritare, është harmonizuar dhe është dhënë për mendim, me çka Qeveria në seancën e sotme dha dritë jeshile dhe do të dorëzohet në Kuvend. Me këtë ligj rregullohet lirimi nga dënimi me burg i personave të dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm në dënim me burg për vepra penale të parashikuara me Kodin Penal ose me ligje të tjera, të cilat në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë filluar ose nuk kanë filluar me vuajtjen e dënimit në INK në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe…
Author: Jeta almakos
Dy policët nga burgu i “Idrizovës” të cilët ja kanë dhënë 4000 euro të burgosurit Janko Janevski për t’i zhvendosur ata në punë në MPB, kanë qenë viktima e të njëjtit mashtrim, për të cilin i burgosuri Janevski është duke vuajtur dënimin me burg prej 9 viteve. Siç shkruan SDK.MK, transmeton SHENJA, të dy policët do të përgjigjen për dhënie të mitos, ndërsa do të suspendohen nga puna në “Idrizovë”. Ata kanë qenë aq naiv saqë nuk e kanë ditur se Janevski për mashtrimet e njëjta, ka vuajtur edhe dy dënime me burg. Janevski paraqitet edhe si ish zv/ministër i…
Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski, i ka reaguar emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili kishte shkruar për takimin që kishte pasur me emisarin amerikan Gabriel Escobar dhe ata të Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Ai ka apeluar për “ndalim të gjuhës së pakuptimtë dhe mendimeve të padëshirueshme”, duke thënë se Serbia dhe Rusia po “tallen” me Perëndimin. “Askush nuk e beson më këtë fasadë. Beogradi dhe Moska po ju ‘luajnë’ për budallenj. Kështu dëshironi të kujtoheni kur të ndizet lufta e ardhshme ballkanike?”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Ndonëse ishte paralajmëruar se drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq do të mbante konferencë shtypi të dielën në orën 14:00 lidhur me incidentin e armatosur në veri të Kosovës, siç dihet, kjo nuk kishte ndodhur. Gazeta serbe Nova nga një burim i afërt me partinë e presidentit serb ka mësuar se Aleksandar Vuçiq i ka kërkuar Petkoviqit që të mos flasë dhe se do ta bënte ai vetë këtë. Sipas pohimeve të bashkëbiseduesit të portalit, Vuçiq i ka bërtitur Petkoviqit duke i thënë se ai nuk mund të flasë për atë temë pa dijeninë e tij, me vërejtjen se…
Millan Radoiçiqi ka tjetër nam në Prishtinë, e tjetër në Beograd. Autoritetet e Kosovës e përmendin si person në arrati, të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të akuzuar disa herë si kriminel. Në Serbi ai është konsideruar “mbrojtës” i serbëve të Kosovës, madje edhe nga presidenti i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq. Millan Radioiçiq është nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Më 26 shtator, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka publikuar një video, ku pretendon se një burrë i veshur me…
Komisioni Antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut nuk është i kënaqur me veprimet e organeve të drejtësisë në vend lidhur me Ramiz Merkon, i cili tre muaj më parë u përfshi në “Listën e Zezë” Amerikane, shkruan Alsat. Edhe pas katër muajve, Antikorrupsioni thotë se nuk ka asnjë informacioni se çfarë është ndërmarrë ndaj kreut të komunës së Strugës, i cili u shpall “non grata” nga SHBA-të me akuzat për përfshirje në korrupsion të rëndë. “Përveç që po punohet për to, nuk kemi asnjë informacion tjetër, në mënyrë që qytetarët të kenë besim se çfarë po ndodh dhe të mos ndodhë asgjë…
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, thotë se për të formuar lëndë duhet të ketë dyshim për kushtetutshmërinë e një ligji apo akti tjetër. Në Click Plus, që transmetohet sonte në 21.30, ajo tregon se tashmë janë paraqitur dy nisma për ndryshimet në kodin penal, të cilat kërkojnë shqyrtimin e kushtetutshmërisë. “Nuk do të mund të komentoja paraprakisht për Kodin Penal në kuptimin nëse ai është kushtetues apo ka diçka që është kundër Kushtetutës. Për shkak se tashmë kemi marrë iniciativa, mendoj se bëhet fjalë për dy iniciativa për këtë ligj. Nuk do të ishte serioze nga ana ime nëse…
Deputetja, Alicia Kearns, ligjvënësja britanike e cila artikuloi për disa muaj me radhë se Serbia po fuste armatim përmes ambulancave në kishat ortodokse në veri të Kosovës, ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist ku mbeti i vrarë një efektiv i Kosovës. Përmes disa reagimeve në Titter, Kearns bën një analizë të asaj që ka ndodhur dhe masave që duhet të marrë bashkimi Evropian, por dhe vetë Britania e Madhe. ALICIA KEARNS, DEPUTETE E BRITANISË “Shumë fakte janë vërtetuar pas vrasjes së zyrtarit policor kosovar mirëpo mosndëshkimi prodhon përbuzje ndaj sundimit të rendit dhe ligjit, andaj llogaridhënia është prioritet krahas…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe dy persona të tjerë në veri si dhe ka konfiskuar sërish arsenal armësh. Në njoftimin e policisë thuhet se situata në veri të vendit është e qetë, por mbetet e tensionuar. “Policia e Kosovës (PK), siç ka raportuar në konferencën e datës 25.09.2023, se operacioni policor është ende duke vazhduar dhe si rezultat i saj në një hotel ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh. Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë…
Pamjet ekskluzive më poshtë, tregojnë momentin se si terroristët serbë, largohen nga Manastiri pasi sulmuan me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Bansjkë, duke lënë të vrarë rreshterin, Afrim Bunjaku.
Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ishin në kontakt me sulmuesit e Policisë së Kosovës, kanë shtetësi të Serbisë, konfirmon prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi. “Shtetas të tjerë nuk kemi”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Ai shton se disa nga të arrestuarit, përveç nënshtetësisë serbe, kanë edhe dokumente të Kosovës, por nuk specifikon se sa prej tyre kanë të tilla. Sipas tij, të gjithë ata janë ende në proces të intervistimit. Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 syresh, sulmuan njësitet…
Me porosi “Drejtësi për viktimat” edhe sonte para Qeverisë u mbajt protestë për rastin me Klinikën për onkologji, e cila përfundoi para Ministrisë së Drejtësisë. Organizatorët e protestës theksuan se nuk është përmbushur ultimatumi nga java e kaluar, respektivisht Prokuroria publike nuk i ka publikuar të gjitha hollësirat për vijimin e hetimit për skandalin në Onkologji. Organizatorët paralajmëruan se do të vazhdojnë të protestojnë para ndërtesës qeveritare çdo të hënë në ora 18 dhe bënë me dije se nëse institucionet kompetente nuk ndërmarrin asgjë, nëse nuk ka kurrfarë epilogu për këtë rast deri 1 nëntor, atëherë do të kërkojnë presion…

