Author: Jeta almakos

Ka ose jo bazë për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike nga radhët e Alternativës, Admirim Aliti, u diskutua përsëri gjatë vazhdimit të debatit në Kuvend. Debati hyri në javën e dytë, ndërkohë që deri në shkarkimin e plotë të të tre ministrave të partisë së Afrim Gashit dhe në emërimin e ministrave të rinj nga radhët e Aleancës për Shqiptarët duket se ka një rrugë shumë të gjatë. VMRO-DPMNE-ja u vu në mbrojtje të ministrit Aliti, duke thënë se pushteti nuk ka asnjë arsye për të shkarkuar një ministër të pakorruptuar. Kuadrot e tilla, thanë nga VMRO-DPMNE-ja, flasin për…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi, së bashku me ministrin e Punëve të Jashme, Bujar Osamani, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, kanë vazhduar takimet me qytetarët,  siç thanë ata në emër të kryetarit të tyre, Ali Ahmeti, me banorët e Çairit, më saktësishtë me ato të lagjes Fushë Tophanë. Nga atje Grubi u është përgjigjur edhe kërkesave tani më të qarta të “Grupit të Zjarrit”, të cilët doemos kërkojnë largimin e tij nga posti të cilin e ushtron. Ai tha se një vendim të tillë do të ndërmerrte vetëm nëse këtë e kërkon kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pasi sipas tij,…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski në Kuvend deklaroi se hyrja e të gjitha partive shqiptare në Qeveri, do të shkatërrojë themelet e funksionimit të shtetit të Maqedonisë, që sipas tij, bazohet nën modelin – dy parti politike në pushtet, dy në opozitë, transmeton TV21. “Në Maqedoni jo rastësisht ekzistojnë parti të maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, turqve, vllahëve, romëve. Shikoni rreth vetes dhe do të shihni kë e keni në koalicion. Kjo është kështu për shkak të balancit etnik me të cilin funksionon ky shtet. Ju nëse dëshironi mund të eksperimentoni, por ato eksperimente do të na çojnë në rrënimin e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Kërkojmë nga partitë politike, por edhe nga mediat që të jenë të kujdesshme ndaj kompanive vendore dhe të mos i përdorin kompanitë për përplasje politike ditore. Në këtë mënyrë ka reaguar ETC ‘Travel” pas akuzave nga VMRO-DPMNE e vëllai I Zv/Kryeministrit Artan Grubi ka blerë objekt afarist në vlerë prej gjysmë milionë euro. ETC Travel është kompani që prej shumë vitesh vepron në përputhje me ligjet dhe rregulloret në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kontribuon në buxhetin e vendit, paguan paga për disa punonjës dhe vazhdimisht e ndërton në mënyrë transparente reputacionin e vet, ndërsa treguesi më i mirë i…

Lexo më Shumë

Kanë vazhduar edhe sot përplasjet mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Nga partia e Ahmetit pyesin Mickoskin nëse është e vërtetë se ai ua ka ndaluar bashkëpunimin me shqiptarët kretarëve të komunave nga VMRO-ja, përcjell KlanM. “‘Shpicen komandanti’ i madh Mickoski me uniformë të maskuar dhe me kallashnikov  të zbrazur në një foto të dhënies së betimit para grave dhe fëmijëve, i shmanget përgjigjes së pyetjes konkrete: A u ka dhënë urdhër të qartë, të rreptë dhe të prerë kryetarëve të tij të komunave që të mos bashkëpunojnë me shqiptarë, të mos lëshojnë leje ndërtimi për kompanitë në pronësi të shqiptarëve dhe…

Lexo më Shumë

Intervista e Dragan Pavloviq Llatas nuk është më në kanalin e Stefan Lazarov në YouTube, përcjell “A1on”. Intervista që shkaktoi një varg reagimesh në të cilën Llatas në një pjesë tregon për një eksperiencë seksuale me një vajzë, e cila ishte goditur me shuplakë dhe ishte detyruar të kryej marrëdhënie seksuale me disa persona, nuk mund të gjendet më në rrjetet sociale. Intervista është transmetuar pesë ditë më parë. Pas një paraqitje nga MPB, Prokuroria Publike njoftoi se ka hapur lëndë për këtë rast.

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur kufirin Turqi-Siri dy javë pas një tërmeti masiv në rajon që la më shumë se 40,000 njerëz të vdekur, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Tërmeti ka goditur provincën Hatay të Turqisë, e cila u shkatërrua nga dy tërmete masive në fillim të këtij muaji, shkruan Skynews. Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) ka thënë se tërmeti i fuqishëm ka goditur në një thellësi prej 10 km (6.2 milje). Agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu, tha se tërmeti është ndjerë në Siri, Jordani, Izrael dhe Egjipt.

Lexo më Shumë

Pas tërmetit me magnitudë 6.4 ballë, disa rrugë u ndanë në dysh në Hatay. Mediat turke raportojnë se rruga që të çonte në spitalin shtetëror dhe stadiumin ishte e ndarë në mes, ndërsa ambulancat në pamundësi për të përdorur rrugën u desh të provonin rrugë të tjera kalimi. Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të dy javëve më parë  kanë shkaktuar dëme të mëdha. Ndërkohë një paralajmërim kritik është lëshuar për banorët pas tërmeteve 6.4 dhe 5.8 në Hatay. Në një deklaratë të AFAD thuhet se është e rëndësishme që qytetarët tanë të qëndrojnë larg vijës bregdetare për të…

Lexo më Shumë

Reagimet nervoze të Artan Grubit tregojnë vetëm se ai është kapur në flagrancë, i mbështjellë me krim dhe zhvatje. E kuptojmë retorikën e BDI-së, në vend të argumenteve për atë se si kompania e vëllait të Grubit u bë pronare e një objekti ultra-afarist në rrugën “Maqedonia” në qendër të Shkupit, ata u fokusuan në manipulimin standard se gjoja VMRO-DPMNE-ja qënka parti antishqiptare. Grubi duhet ta dijë se nuk ka asgjë antishqiptare në zbardhjen e krimit të tij, por ka shumë antishqiptari në pasurimin e tij në kurrizin e maqedonasve dhe shqiptarëve, por edhe ne kuriz të të gjithë qytetarëve…

Lexo më Shumë

“Kjo do të çonte në konsolidimin e etnonacionalizmit dhe nuk do të çonte në unitet”, tha kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kerans kur tregoi pse nuk do ta mbështet krijimin e një sozie të “Republika Srpska” në Kosovë. Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e Republika Srpska [enklava serbe] në Kosovë, tha kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik, Alicia Kearns, duke komentuar planin franko-gjerman për Serbinë dhe Kosovën, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve. “Paqartësia e gjuhës në planin [francezo-gjerman] është problematike. Flitet për vetëqeverisje.…

Lexo më Shumë

“I vetmi koalicion me të cilin do të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë qytetarët. Në fund të fundit, prandaj është lëvizje civile dhe jo subjekt politik. Ne do t’i drejtohemi të gjithëve, pavarësisht nga përkatësia partiake dhe etnike dhe pres që të bashkohen të gjithë ata që duan t’i përkasin një koncepti të punës së ndershme, të përgjegjshme dhe shtëpiake”, këtë e theksoi kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski. Ai informon se pas përfundimit të zgjedhjeve, në varësi të rezultateve, do t’ua ofrojnë platformën politike dhe programore të gjitha subjekteve politike që i përmbahen parimeve strategjike…

Lexo më Shumë

Nëse bullgarët nuk përfshihen në Kushtetutë, bisedimet e Maqedonisë me BE-në nuk do të fillojnë. Kështu porositi nënkryetarja e Bullgarisë, Iljana Jotova, e cila gjatë kthimit nga Kosova, u ndal në Shkup ku u takua me përfaqësuesit e bashkësisë bullgare. Gjatë takimit që u zhvillua në ambasadën bullgare në Shkup, Jotova siguroi se Bullgaria nuk do të bëjë lëshime për marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut. “Nëse Bullgarët nuk përfshihen në Kushtetutë, ju them, nuk do të ketë asnjë përparim në bisedimet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin evropian. Nuk do të ketë konferencë ndërqeveritare, nuk do të ketë raport nga…

Lexo më Shumë