Author: Jeta almakos

Shqiptarja nga Shkupi emërohet asistente e drejtorit në Sh.F. “Bell Lane” të Londrës Laureta R. Zeqiri emërohet asistente e drejtorit në Sh.F. “Bell Lane” Londër, e cila me provojën e saj dhjetëvjeçare, punën e shkëlqyer, kontributin e dhënë është e para me mbulesë në këtë pozitë të lartë, njofton Nistori. Në Britanin e Madhe pothuajse nuk ekziston diskriminim për gratë me mbulesë në avancimin e tyre në karrierë për dallim nga vendet tjera të BE-së. /Nistori

Lexo më Shumë

Më duhet tju njoftoj se kërkesën time PUBLIKE përmes formatit FB për një takim me Ministrin e sapo zgjedhur të Drejtësisë z. Krenar LLOGA e realizova SOT. Mbrëmë mbeta i befasur sesi me seriozitet dhe aq shpejt kabineti i tij kishte targetuar qasjen time publike dhe pasi më kontaktuan u dakorduam se për sot ministri kishte ndarë disa minuta nga agjenda e tij e ngjeshur. z,Lloga më priti përzemërsisht dhe ishte bërë kureshtar për sfidimin publik nga ana ime për tu takuar kuptohet PËR INTERES TË PËRGJITHSHËM. Meqë nuk e kam njohtur personalisht më parë përveç se rrjedh nga familja…

Lexo më Shumë

Bullgaria reagon dhunshëm, sillet si shtet i fuqishëm dhe ndërhyn në punët e brendshme të një shteti sovran si Maqedonia, thotë ish-kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski, duke komentuar marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ai e vlerëson veprimin e Bullgarisë në rastin e Hristijan Pendikov si të dhunshëm dhe të pacipë. “Një veprim i pacipë dhe i dhunshëm i presidentit të Bullgarisë dhe Qeverisë bullgare për një shtetas maqedonas që u rrah në Maqedoni, u dërgua një aeroplan special për ta trajtuar atje, që është precedent në marrëdhëniet ndërkombëtare. Bullgaria humbi shumë në sytë e opinionit ndërkombëtar me atë lëvizje”, tha…

Lexo më Shumë

Ganiu fajëson qeverinë për zvarritjen e punimeve në rrugën “Ismail Kadare” Kanë vendosur me qeset për tu mbrojtur sadopak nga balta. Por vështirë ia dalin, veçanërisht fëmijët, të cilët kalojnë këtë rrugë për të shkuar në shkollë. Ata janë të rrezikuar edhe nga kanalizimi që është hapur dhe mbuluar me dërrasa. “Shikoni si ka mbetur kanalizimi, vjen fëmiju dhe bien. A keni fëmijë. Po 3 fëmijë i kam. Po ka edhe banorë të tjerë…Përgjegjësinë kush e ka atëherë? Do të jetë vonë. Shikoni si ka mbetur”, thotë një banor i kësaj lagjeje. “Si është të jetoni këtu? Bangladesh… edhe aty…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror i Tregut dje dhe sot ka kryer inspektime dhe kontrolle në më shumë se 400 subjekte ekonomike në nivel të gjithë vendit dhe ka konstatuar se në përgjithësi është respektuar vendimi i Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës nga 450 gama në 33 denarë. “Deri më tani nga kontrollet është konstatuar se çmimi i bukës, varësisht nga pesha dhe në varësi të qyteteve të ndryshme ku shitet, është nga 25 deri në 33 denarë, dhe se buka që përfshihet me këtë vendim, u është dorëzuar marketeve”, njofton ISHT. Ata theksojnë se Inspektorati Shtetëror do të vazhdojë të…

Lexo më Shumë

Norma e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (BPV) për tremujorin e katërt të vitit 2022 është 0,6 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH). Në tremujorin e katërt të vitit 2022, rritja më e madhe është vërejtur në sektorët – Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; Transporti dhe magazinimi; Objektet për akomodim dhe veprimtari shërbimi me ushqim për 8.3 për qind; Arte, argëtim dhe rekreacion; Aktivitete të tjera shërbimi; Aktivitetet të amvisërisë si punëdhënës; aktivitete të amvisërisë që prodhojnë mallra dhe kryejnë shërbime të ndryshme për nevojat e tyre nga 1.5 për qind,…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Se Kryeministri i Shqipërisë nuk ndjehet përgjegjës për asgjë dhe se popullin e sheh si një turmë që duhet t’i shërbejë atij dihet dhe për këtë nuk kishte nevojë për dëshmi shtesë siç ishte interpelanca për çështjen “McGonigal”, gjatë së cilës ai e tha atë që donte dhe u largua nga Kuvendi duke ua bërë me dije deputetëve se nuk janë të denjë të debatojnë me të?! Se ky Kryeministër, Shqipërinë e ndjen si kopsht të vetin të cilin mund ta kanabizojë e ta mbjellë me çka t’ia dojë qejfi, nuk e dëshmon vetëm rrënimi i ‘Teatrit Kombëtarë’,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u takua me përfaqësues të komunitetit të biznesit amerikan, të cilët janë të interesuar të investojnë në Maqedoninë e Veriut. Delegacioni i biznesmenëve amerikanë u kryesua nga Eric Meyer, zëvendës shef i misionit në Ambasadën e SHBA-së në Shkup, si dhe përfaqësues të posaçëm nga Departamenti i Shtetit. Temë e bisedës në takimin e sotëm ishin kushtet për investim në vend, veçanërisht në fushën e energjisë së gjelbër, si dhe përfitimet që vendi ofron për investitorët. Duke përshëndetur interesimin e kompanive amerikane për investime në këtë vend, kryeministri Kovaçevski inkurajoi afaristët e pranishëm që të shqyrtojnë…

Lexo më Shumë

Faturat e ujit të qytetarëve të Shkupit mund të zvogëlohen minimalisht, ose të rriten deri në 30 denarë në muaj. Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit, njoftoi se për Ndërmarrjen Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi- Shkup, propozon çmim minimal prej 31,5 denarë për metër kub ujë dhe maksimum 34,2 denarë. Çmimi aktual është 31,8. Nëse Ujësjellësi -Shkup merr vendim për pranimin e çmimit përfundimtar, me të cilin pajtohet edhe Këshilli i Qytetit të Shkupit, atëherë faturat e banorëve të Shkupit do të rriten për 30 denarë. Çmimi i ujit Çmimi aktual 31,8 denarë për metër kub Çmimi minimal 31,5…

Lexo më Shumë

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Viktor Dimovski nuk do shkojë në Paris si ambasador. Kandidatura e tij për këtë pozitë u vu në pikëpyetje pasi Agjencia e Sigurisë Kombëtare i aprovoi shtetësinë biznesmenit kontrovers pro-rus Oleksandër Onishçenko, ndërsa Dimovski ishte drejtor i institucionit. Kryetari i Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Antonio Milloshoski, pret që kandidati i ardhshëm për në Francë të jetë diplomat i karrierës. “Ajo që kemi si informacion jozyrtar nga MPJ është se presidenti Pendarovski dhe ministri i Punëve të Jashtme tashmë janë marrë vesh që Viktor Dimovski të mos jetë ambasador i Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Sindikatat e punonjësve shëndetësorë kërcënojnë me protesta nëse ministri i sapo emëruar i Shëndetësisë dhe Qeveria nuk i përfill kërkesat e tyre për ndryshime në propozim ligjin për paga. Kreu i Sindikatës Predrag Serafimov tha se do të presin deri në fund të javës së ardhshme takim me ministrin e ri. Nëse ai nuk i pret në takim, protesta do të ketë në gjithë Maqedoninë. “Ministri i ri i Shëndetësisë është emëruar para dy ditësh, ne bëmë edhe thirrje publike dhe tani dërgojmë dhe lutje me shkrim që të na pranojë për bisedime. Mendoj se kemi marrë përgjigje se gjatë…

Lexo më Shumë

Tabanoci. Një fshat i vogël kufitar por që ditëve të fundit morri vëmendjen për dallime religjioze. “Një kryq i vendosur në fshatin Tabanoc të Kumanovës ka provokuar banorët për rreth. Në fshatin ku është vendosur erdhëm dhe biseduam me banorët. Disa thonë është investim privat dhe disa të tjerë thonë se është kontribut i banorëve”, raporton Adrian Kerimi, gazetar i Alsat. Banorët e fshatit nuk ishin të qartë në deklaratat e tyre se kush e solli kryqin në fshat. Herë thonë se e ka bërë një kompani dhe herë thonë se kanë grumbulluar para. Me banorët e fshatrave përreth kishin…

Lexo më Shumë