Author: Jeta almakos

“Ervis Martinaj përdorte për të komunikuar aplikacionin Telegram, por ishte përdorues edhe i profilit ‘King Simba’ në rrjetin social Instagram, me foto profili luanin e tij”. Në vendimin e Gjykatës së Lartë për Jeton Lamin, ish-efektivi policisë që u arrestua në gusht me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi arratisi me makinë biznesmenin e basteve duke e shpëtuar nga arrestimi, ka të tjera detaje se çfarë jete bënte ish bosi i lojërave të fatit Ervis Marttinaj. Për zhdukjen e Martinajt është marrë një pyetje Sadete Kokomani, ish Miss Shqipëria e cila është shoqëruar me të ditët e fundit. Në dosje…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit ngriti rast me iniciativën e tij, për të hetuar të gjitha rrethanat e situatës me foshnjën e cila ishte sjellë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, i infektuar me tuberkuloz në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila ndërroi jetë pas përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes së tij. Avokati i Popullit do të kërkojë përgjigje duke filluar nga kujdesi dhe ushqyerja me foshnjën, e deri te funksionimi i shërbimeve sociale. Më parë, babai mohoi që foshnja e tij e sjellë në spital me vetëm tre kilogramë të ishte e lënë pas dore dhe e kequshqyer, siç u raportua…

Lexo më Shumë

Inspektorët janë në terren për të parë nëse është duke u respektuar vendimi i Qeverisë për vendosjen e marzhës së çmimeve të bukës prej 33 denarëve. Drejtori i Inspektoratit të Tregut, Goran Trajkovski, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ka bukë të mjaftueshem e cila po shitet sipas vendimit qeveritar. Ai theksoi se inspektorët janë në terren dhe shtoi se së shpejti pritet të ngrihen edhe çmimet e produkteve të tjera bazë të ushqimit. Trajkovski ka paralajmëruar se nëse konstatohet shkelje e vendimeve do të vijojnë gjoba në përputhje me Ligjin për Tregti. GORAN TRAJKOVSKI, DREJTOR I…

Lexo më Shumë

Rajonet shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë dukshëm më prapa sa i përket vendeve aktive në nivel të shtetit. Kjo pasqyrë është shpërfaqur edhe një herë në të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, ku janë analizuar vendet aktive të punës dhe ato të lira për tremujorin e katërt të vitit 2022. Këto të dhëna janë përpunuar nga Instituti për Politika Publike “Arbën Xhaferi”, ku është konstatuar se krahasuar me popullsinë e përgjithshme të rajoneve, Pollogu, si rajoni i dytë më i populluar në vend, qëndron më së keqi me vetëm 762 vende aktive pune për 10.000 banorë.…

Lexo më Shumë

Dy vëllezër mbetën të plagosur nga të shtënat e ndodhura mëngjesin e djeshëm në pikëpagesën rrugore në Zhelinë pas një debati mes tyre dhe një dyzet vjeçari nga Tetova. Më datë 04.03.2023 në pikëpagesën rrugore në Zhelinë, J.A.(40) nga Tetova, pas një debati të mëparshëm ka qëlluar me armë zjarri A.K.(34) dhe vëllain e tij A.K.(32), duke u lënduar të dy. Të dy vëllezërit janë transportuar në Spitalin Klinik “Nëna Tereza” për shërim të metutjeshëm. Pa Censurë

Lexo më Shumë

Reaguan nga VMRO DPMNE ndaj tubimi të LSDM-së për 8 Mars. Nga atje thonë se në kohën kur shteti po rrënohet nga të gjitha anët, në të gjitha fushat pa përjashtim, Dimitar Kovaçevski organizon ahengje, me autobusë nga qytetet e tjera. “Kush do të paguajë për ekskursione të tilla politike, apo të gjitha do të shkojnë në kurrizin e popullit tashmë të varfër? Populli i varfër që falë paaftësisë së qeverisë mbeti pa bukë! Popullit të varfër që falë LSDM-së ka mbetur për një kohë të gjatë me inflacionin më të lartë në rajon, me produktet bazë më të shtrenjta…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 30 vite kur më 5 mars 1993 avioni i  Paler Macedonia, modeli Foker 100, menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti i Shkupit u rrëzua rreth 400 metra larg pistës së aeroportit. Jon Burk është një nga pilotët  e angazhuar në atë kohë në Kombet e Bashkuara i cili bashkë me kolegët e tij shpëtuan jetët e të lënduarve duke i transportuar për në spitalin ushtarak. Në një bisedë për Alsat me Skype ai flet për atë aksident kujtimet nga i cili ende i ka të freskëta. “Skena e aksidentit ishte në të vërtetë në një fushë shumë me baltë,…

Lexo më Shumë

“Do të ketë më së paku 40% gra në pushtetin ekzekutiv” Kryeministri, Dimitar Kovaçevski ka paralajmëruar sot ndryshime ligjore për avancimin e barazisë ligjore në institucionet e shtetit. Gjatë fjalimit të mbajtur në marshin e organizuar nga Forumi i Gruas i LSDM-së, në prag të ditës ndërkombëtare të gruas, Kovaçevski paralajmëroi se, do të ketë ndryshime ligjore në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që të rritet përfaqësimi i grave në politikë. “Veç më bëjmë harmonizime me partnerët e koalicionit që kanë të bëjnë me avancime të reja të barazisë gjinore. Ndryshime dhe plotësim të Kodit Zgjedhor në drejtim të arritjes së…

Lexo më Shumë

Në 25 vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në një status përkujtimor ka shprehur respekt dhe mirënjohje ndaj sakrificës së tyre për lirinë e Kosovës. Grubi ndër të tjera shkruan se Liria ka emër, ndaj duhet përkujtuar gjithmonë më përulësi ata që sakrifikuan gjithçka për atdhedashuri. Statusi i plotë: Historia nuk njeh shembull të dytë të sakrificës së një familje të tërë për komb si ajo e familjes Jashari për shqiptari. Përulësia e secilit nga ne ndaj kësaj sakrifice, për të cilën po shkruhen libra e do të…

Lexo më Shumë

Alarmet e rreme për vendosje të bombave në institucionet shkollore janë shndërruar një një fenomen brengosës për shoqërinë, e në veçanti për nxënësit dhe prindërit e tyre. Këto rrethana kanë ndikuar te mirëqenia mentale e nxënësve, sqaron për TVM2 psikologu Lulzim Murtezani, i cili potencon se kjo pasiguri shkakton ndryshime te sjellja e fëmijëve në veçanti të klasave më të ulta që refekeltohen edhe në sjelljen e tyre me ambientin që i rrethon. “Te fëmijët kemi së pari frigë, ndjesi e të qenit të pasigurtë nga këto kërcënime dhe kjo bën që të vërejmë ndryshime te sjellja e fëmijëve si…

Lexo më Shumë

“Një çerek shekulli nga përjetësia e familjes Jashari në altarin e lirisë, një sakrificë e pashembullt e devotshmërisë, atdhedashurisë, trimërisë dhe lavdisë”, kështue e ka nisur shkrimin kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në 25 vjetorin e rënies së komandantit legjendarë, Adem Jashari. Ahmeti thotë më tutje se Jasharajtë vulosën pavarësinë e Kosovës dhe përpjekjet disadekadëshe. “Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe dëshmorëve e martirëve të kombit! Jasharajtë vulosën pavarësinë e Kosovës dhe përpjekjet disadekadëshe të gjeneratave të tëra të veprimtarëve, patriotëve, luftëtarëve e dëshmorëve për liri, demokraci, drejtësi e pavarësi”, ka shkruar Ahmeti.

Lexo më Shumë