Author: Jeta almakos

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur proceduë hetimore kundër pesë të dyshuarve për vepër të vazhduar penale – Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Nga prokuroria njoftojnë se në periudhën nga fundi i janarit deri në mes të muajit mars, të dyshuarit, katër meshkuj dhe një femër, me vetëdije kanë kryer disa veprime të lidhura me kohë, që paraqesin realizim të shumëfishtë të së njëjtës vepër, duke përdorur të njëjtën marrëdhënie të përhershme dhe të njëjtat mundësi. “Me masa të veçanta hetimore dhe veprime të tjera, me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se materiali për dhënien e provimit të maturës shtetërore në vitin shkollor 2022-2023 është i përshtatshëm për zhvillimet në shkolla në të gjithë periudhën e kaluar të arsimit të kësaj gjenerate të maturantëve. “Komisionet e provimit të cilët i përgatisin pyetjet, kanë parasysh se mësimi herë pasë here është organizuar onllajn për shkak të pandemisë me Kovid dhe për shkak të raportimeve kërcënuese, ndërsa ndërprerje e herëpashershme ka ndodhur për shkak të grevës së kuadrit mësimor. Pyetjet do jenë nga aspektet më të rëndësishme, të dhëna dhe informacione nga materiali të cilët nxënësit e…

Lexo më Shumë

Megjithëse u paralajmëruan që deri të premten do të shqyrtohen analizat për ngrirje të reja të çmimeve, autoritetet sot nuk gjetën kohë të nxjerrin rezultate. Ata sot thanë se do të ndjekin çmimet në bursat botërore për ti definuar kornizat e reja të masave. Qytetarët do të blenë me çmim të shtrenjtë akoma sheqerin, orizin, vezët, prodhimet e mishit, fruta-perimet, artikujt higjienik. Por për ta, me çmime të larta mbeten edhe prodhimet tjera të brumit dhe qumështit që nuk janë ngrirë. “Pak janë liruar, shoh në shitore disa nga 5-10 denarë, pak po jo aq sa duhet. Të them të…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski u shpreh se policia e SPB Shkup ka arrestuar 5 persona të cilët kanë shitur drogë në banesat me qira në Qendër dhe Gjorçe Petrov. Angellovski theksoi se një nga të arrestuarat është mësimdhënëse në një shkollë fillore dhe se ka shitur jashtë orarit të punës. Ndryshe, policia njoftoi se policët gjatë një aksioni policor është zbuluar laborator droge prej gjysmë milioni euro, ndërsa gjatë aksionit policia ka gjetur edhe pushkë automatike, para, peshore digjitale dhe droga të tjera si kakaina dhe marihuana. Prokuroria gjatë ditës së sotme kërkoi paraburgim për 5 të arrestuarit për…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski sot mbajti konferencë të përbashkët me përfaqësuesin e BE-së për Punë të Jashtme dhe nënkryetar i KE-së, Joseph Borell. “Me përgjegjësi mund të them se kemi mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian. Kemi besim se BE-ja do ta rrisë angazhimin e saj në të gjitha nivelet për mbështetje të transformimit politik, ekonomik dhe social në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Kovaçevski. Ai shtoi se Maqedonia e Veriut praktikon vlera evropiane dhe se nuk ka dyshime se jemi në rrugën e duhur, në rrugën evropiane. “E gjithë puna e qeverisë është e përkushtuar në linjën e…

Lexo më Shumë

Qeveria është e fokusuar në krim andaj personeli mjekësor punon pa paga, pa sigurim, pa kontrata dhe pa vendime pune. Kështu akuzojnë nga VMRO-DPMNE, duke komentuar gjendje me të punësuarit në Shtëpitë e Shëndetit në vend, në të cilat numër i madh i personelit mjekësor prej në janar nuk kanë marrë paga. Zëdhënësi Naum Stoillkovski thotë se përveç mos zgjidhjes së problemeve për të punësuarit në sistemin shëndetësor, mungojnë edhe ilaçet dhe kushtet tjera për punë. Ai thotë se zgjidhja e këtij problemi dhe problemeve të tjera të qytetarëve janë zgjedhjet sa më të shpejta dhe udhëheqës të rinj të…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë takimit u bisedua për situatën në Kosovë dhe pritjet nga dialogu me Serbinë, ndërsa është folur edhe për zhvillimet e fundit të ngjarjeve në rajon, ndikimin e pushtimit rus në Ukrainë dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal, përcjell KlanM. “Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut, ashtu si më parë, në mënyrë aktive do të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit rajonal për të siguruar paqen,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikë së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Josep Borrell, përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian. Ngjarjet në Ukrainë, siç thuhet në njoftim, janë cilësuar si motor i përshpejtimit të zgjerimit dhe moment historik i cili ofron një mundësi të jashtëzakonshme që s’duhet lëshuar, përcjell KlanM. “Nënshkrimi i Marrëveshjes me Fronteks-in është realitet i pamohueshëm dhe garanci për gjuhën maqedonase si një ndër gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian,”, thuhet të ketë deklaruar Borrell. Në raport me Kuvendin në këtë proces, Boreli theksoi se…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike në Shkup ka shqiptuar paraburgim për gjashtë të arrestuarit në operacionin anti-drogë që është realizuar dje dhe sot në Shkup, ka bërë të ditur Prokuroria. Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale – prodhim dhe lëshim në shitje në mënyrë të paautorizuar të lëndëve narkotike, përcjell TV21. Nga hetimi i prokurorisë, është vërtetuar se gjatë periudhës prej fundit të muajit janar deri në mesin e muajit mars, të dyshuarit, katër meshkuj dhe një grua, me pretendim kanë kryer disa veprime të ndërlidhura që paraqesin kryerje të veprës së njëjtë, duke shfrytëzuar raport të njëjtë dhe raste të njëjta.…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme ekipe të specializuara të MPB-së për luftë kundër tregtisë së jashtëligjshme me mjete narkotike, kanë arrestuar 5 persona nga Shkupi. Janë kryer bastisje në 7 lokalitete në Shkup ku, siç njofton KlanM, është zbuluar një laborator për prodhimin e amfetaminës, si dhe drogës, që nëse shitej në “tregun e zi” kap vlerën e rreth gjysmë million euro. Gjatë Janarit, Shkurtit dhe Marsit të këtij viti, sipas MPB-së me urdhër të Prokurorisë së Shkupit janë kryer hetime kriminalistike kundër dilerëve të rrugës, që shesin drogë sintetike – amfetaminë dhe marijuanë, ku janë arestuar tre persona nga Shkupi,…

Lexo më Shumë

Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Place de la Concorde në Paris. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë protestuesit që godasin me gurë policinë. Siç theksohet, më shumë se shtatë mijë demonstrues u mblodhën në sheshin e Parisit në shenjë proteste kundër reformave në sistemin e pensioneve. Siç raportojnë mediat e huaja, tashmë policia po largon protestuesit nga sheshi. Linjat e policisë me mburoja dhe shkopinj përparuan drejt sheshit, ndërsa të tjerët hodhën topa uji pasi një zjarr u ndez në mes të rrugëve kryesore të kryeqytetit. Kujtojmë se mijëra demonstrues u mblodhën sonte në Place de la Concorde…

Lexo më Shumë

Pas publikimit rreth një muaj më parë të lajmit se një shqiptare qëndron prapa zbulimit të ri ChatGPT, mediat britanike dhe pastaj edhe ato zvicerane sërish kanë nisur të shkruajnë gjerësisht rreth shkencëtares në fjalë, Mira Muratit. Këto të fundit, e pasqyrojnë “euforinë” që në mesin e komunitetit shqiptar mbretëron lidhur me shqiptaren 35 vjeçare që jeton në SHBA. “Kjo pasqyron ambicien tonë” , kështu e feston komuniteti shqiptar Mira Muratin, është titulli i një artikulli të publikuar në 20minuten.ch, ku përfaqësues të komunitetit flasin për “fenomenin”. Euforia që rrethon chatbot-in dhe gjeneratorin e tekstit ChatGPT është aktualisht e madhe.…

Lexo më Shumë