Author: Jeta almakos

Një tabëll vezë në Kosovë kushton 1 euro e 99 cent, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 5 euro. Ky është dallimi dyfish më i shtrejntë se në Kosovë. Gazeari i TS, Nevrij Ademi sot ka vizituar disa markete për të parë se sa janë në Maqedoni një tabëll vezë. Një tabëll vezë në Maqedoni kushton fiks 280 denarë që i bie 4.70 cent afër 5 euor. Dhe tani shtrohet pyetja se çfarë pulash kemi ne, e çfarë pula ka në Kosovë?

Lexo më Shumë

Mbi 250 urdhërpagesa për kundërvajtje janë lëshuar nga inspektorët e Inspektoriatit të Tregut gjatë inspektimeve të kryera në periudhën prej 1 deri më 14 të këtij muaji. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut sot kanë informuar se janë kryer mbi 1.100 kontrolle dhe janë lëshuar urdhërpagesa në vlerë të përgjithshme prej 10.580.000 denarë. Shumica e urdhërpagesave (90) janë lëshuar në bazë të Ligjit për tregti, pastaj 67 në bazë të Ligjit për diciplinë financiare, 22 në bazë të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit dhe 15 në bazë të Ligjit për biznes hotelierie. Në lidhje me vendimet e Qeverisë për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot në Prishtinë kanë realizuar takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ku kanë biseduar për shumë çështje me rëndësi të përbashkët për të dy vendet, shkruan Telegrafi Maqedoni. Kasami në profilin e tij në Facebook shkruan se me Konjufcën kanë biseduar për pozitën e shqiptarëve përgjithësisht dhe për peshën dhe rëndësinë e tyre politike, për sfidat e shumta, sidomos për sfidat në sferën e arsimit. “Në këtë drejtim biseduam për mungesën e një strategjie gjithëpërfshirëse për arsimim më cilësor në gjuhën shqipe, për problemet e shumta që shfaqen në rrugën e…

Lexo më Shumë

Grupi i punës për ndryshime kushtetuese nuk ka mandat të diskutojë për ndryshimin e përkufizimit të gjuhës shqipe në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, e cila në aktin më të lartë juridik në vend njihet si gjuhë, të cilën e flasin mbi 20 për qind e popullsisë që jeton në këtë shtet. Kështu ka deklaruar kryetarja e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese, Margarita Caca-Nikollovska, duke komentuar paralajmërimet e partisë Aleanca për Shqiptarët dhe të zyrtarëve të saj që janë në qeveri se “ndryshimet duhet të përfshijnë edhe përkufizimin e ri të gjuhës shqipe në Kushtetutë”. Nikollovska ka deklaruar për…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në bulevardin “Vodnjanska” në Shkup, në afërsi të shkollës fillore “Koço Racin” është djegur një veturë. Në këtë rast kanë ndërhyrë edhe shërbimet zjarrfikëse. “Janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa për momentin nuk raportohet për të lënduar”, theksoi MPB.

Lexo më Shumë

Të hiqet abolimi, dhe falje të ketë  vetëm pas një vendimi gjyqësor të formës së prerë, respektivisht presidenti i shtetit të mund të falë vetëm persona që tashmë janë të dënuar, por jo edhe ata që i nënshtrohen ndjekjes penale. Kjo ishte temë debati lidhur me Propozim-Ligjin për Falje, të cilin e organizoi Ministra e Drejtësisë. Kryetari i Grupit Punues, Boban Misosksi, tha se me ndryshimet ligjore për falje,  nga ana e presidentit  përveç të dënuarit, kërkes për falje mund të bëjnë edhe të afërmit e të dënuarve. Boban Misoski, kryetar i Grupit punues “Risia që e gjetëm në këtë…

Lexo më Shumë

Ditën e mërkurë në Komunën e Sarajit, shumica e bjeshkatarëve shqiptarë njëzëri vendosën që të bojkotojnë dhe të çantarësohen nga Federata Bjeshkatare e Maqedonisë Veriore, pasi sipas tyre, kërkesat me shkrim nuk janë marrë parasysh nga kjo Federatë, shkruan Zhurnal.mk. Kritika kryesore ka qenë se në Federatën Bjeshkatare të Maqedonisë Veriore, janë anashkaluar të gjithë bjeshkatarët shqiptarë nga komisionet dhe deri tani nuk është plotësuar dygjuhësia. Ky vendim është përkrahur nga Shoqatat Bjeshkatare “Nivishta”, “Dardania”, “Ujëmiri” dhe “Gryka e Dërvenit”, si dhe shoqatat tjera që promovojnë bjeshkatarinë por nuk janë pjesë e Federatës si Shoqata “Natyra”-Saraj, “KBC Dibra”, “Bukuritë e…

Lexo më Shumë

Ministri i shoqërisë informative dhe administratës, Azir Aliu në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se nuk është kjo administrata që i duhet vendit. Ai tha se numri i administratorëve në vend është 129 374. “Me atë që janë në total të punësuar 1 354 institucione. 60% janë institucione në nivel lokal dhe 40 në nivel shtetëror. Po ta merrni si total thjesht numri i institucioneve është shumë i madh, pikërisht dalim në atë që e thamë më herët. Ka institucione që nuk e dinë se përse ekzistojnë dhe çfarë shërbime japin, pasi që ai gjysmë shërbim mund të tejkalohet në…

Lexo më Shumë

Vendimi i fundit i Qeverisë, me të cilin parashihet heqja e vizës dalëse për të shkuar në haxh, ka pasura me një varg pyetjesh: Çfarë nënkupton tani, ulje e çmimit të haxhit që këtë vit kalonte koston prej 6 mijë euro, apo vetëm lehtësim të procedurave? Ky sqarim nuk u tha as në njoftimin e Qeverisë, dhe as nga BFI-ja, prandaj TV21 u drejtua në zyrën për informim të këtij institucioni fetar. Nga atje, sqaruan se viza dalëse nuk ka rënduar xhepin e myslimanëve, pasi ajo ka pasur çmimin prej 150 denarësh, por heqja e saj nënkupton lehtësim i procedurave për…

Lexo më Shumë

Ministri i shoqërisë informative dhe administratës, Azir Aliu në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se administrata është e çorientuar në aspekt të organizimit të brendshëm. “Ju keni institucione që s’kanë person në aspekt të kapaciteteve njerëzore janë të pakta, ndërsa keni të tjera që kanë shumë. Pra me optimizmin, ky është edhe një prej Ligjeve në të cilin punojmë, dhe që është në përputhje me kërkesat e BE-së, që të bëhet optimizmi dhe riorganizimi i administratës shtetërore. Me optimizim nënkuptojmë që secili njeri të ketë një përshkrim të punës, cilat janë përgjegjësitë dhe punët që duhet të kryejnë dhe e…

Lexo më Shumë

Sa i përket përqindjes së të punësuarve shqiptar në administratën dhe përqindjen që diku është shumë e ulët, ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se kjo është për shkak dy arsyeve, njëra është sepse nuk funksionon sistemi i meritokracisë, dhe e dyta është fakti se ende vazhdon të funksionojë mendësia e vjetër se një shqiptar është më pak i aftë se sa një maqedonas. Ai tha se duhet krijuar modele për meritokraci që këto gjëra të shmangen. “Duke krijuar indikator matës në një nivel të punës, jemi duke punuar që të krijohet…

Lexo më Shumë

Artan Grubi, Metodija Dimovski, Nikolla Tupançevski, Hisni Xhemaili dhe Bujar Osmani, kanë marrë paralajmërime për mosrespektim të Kodit për Sjellje Etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria. Këtë e tha sot në brifingun e sotëm me gazetarët, zëvendëskryeministrja e Obliguar për Politika dhe Qeverisje të Mirë, Sllavica Grkovska, njofton Meta.mk. “Pavarësisht të gjithave dhe pavarësisht se për këtë bëhet fjalë, ne vendosim në bazë të argumenteve. Nuk na intereson se për këtë bëhet fjalë, por nëse funksionarët e kanë shkelur kodin ose jo. Mund të them se ka ndryshim në sjellje. Rekomandimet tona janë…

Lexo më Shumë