Kanë filluar të dalin rezultatet e para nga votimet për zgjedhjet presidenciale në Turqi. Nga pothuajse gjysma e votave të numëruara, apo më saktë 42.78%, presidenti aktual, Rexhep Taip Erdogan, është duke udhëhequr nga 57.09% të votave, karshi kandidatit opozitar Kemal Kiliçdaroglu i cili ka 42.91 të votave. Kujtojmë se për shkak se tani numërohen votat vetëm për president, pritet që edhe rezultati të dihet shumë shpejtë.
Author: Jeta almakos
Dekorim të shtyllave me gjelbërim artificial, vendosje e të ashtuquajturave “dallëndyshe” për hije gjatë ditës, drita zig-zag për ndriçim gjatë natës, mbjellje e pemëve si dhe vendosje të ulëseve e shportave…. Këto janë vetëm disa nga projektet që i paralajmëron Esnafi i Çarshisë, që kanë për qëllim krijimin e ambientit të mirë për punëtorët e Çarshisë dhe tërheqjen e numrit sa më të madh të turistëve në këtë pjesë të Shkupit. “Së parë të ndërrojmë ambientin për punë, për vetë punonjësit që janë Brenda, e dyta paralelisht se do të përshtatemi me syrin e vizitorëve, ku dekorimin e të gjitha…
Një gjyqtarë i futbollit nga Shkupi thotë se dje pas një ndeshje është sulmuar fizikisht, përcjell TV21. Rasti në polici është raportuar dje në or a 09:52. “Me datë 27.05.2023, në ora 09:52, G.M. (40) nga Shkupi ka raportuar se në stadiumin sportiv “Petar Milloshevski” në Shkup, ku ka qenë gjyqtar futbolli në ndeshjen e futbollit nga liga për fëmijë, ndërmjet ekipeve nga Shtipi dhe Tetova, pas përfundimit të ndeshjes, ai është sulmuar fizikisht nga dy persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
E pyetur për deklaratat e senatorit amerikan Chris Murphi, i cili tha se për të mbajtur marrëdhëniet e mira me SHBA-në, Maqedonia e Veriut duhet t’i realizojë ndryshimet kushtetuese, ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler tha se nuk dëshiron të interpretojë deklarata e senatorit. Ageler thotë se senatori ishte i qartë dhe se nëse nuk arrihen ndryshimet kushtetuese, me siguri se në SHBA zyrtarët do të kërkojnë sqarime. “Nuk dua ta interpretojë atë që e tha senatori, besoj që ishte shumë shumë i qartë. Unë isha me të në të gjithë bisedat e tij. Mendoj se poenta e tij ishte…
Ka përfunduar procesi i votimeve në Turqi. Miliona persona kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Turqisë. Shtetasit turq, kanë mundur të zgjedhin në mes presidentit aktual Rexhep Taip Erdogan dhe kandidatit të opozitës, Kemal Kiriçdaroglu. Balotazhi u caktua pasi asnjëri nga kandidatët në raundin e parë të mbajtur më 14 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare, nuk arriti të fitojë shumicën e thjeshtë, ose më shumë se 50 për qind të votave. Megjithatë, Erdoğan kryesoi në raundin e parë me 49,52 për qind. Aleanca Popullore e Erdoğanit fitoi shumicën në parlamentin prej 600…
Ligjet për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D i janë dërguar presidentit të shtetit për dekretim, njofton KlanM. Nga presidenca kanë njoftuar, se Presidenti së bashku me ekipin e tij juridik, do t’i shqyrtojë ndryshimet e miratuara ligjore dhe më pas do të del me qëndrim nëse dhe cilat dekrete do të nënshkruhen. “Në ditët e ardhshme do të shqyrtohen nga ana e presidentit dhe do të sillet vendim nëse dhe cilat dekrete do të nënshkruhen. Pasi që janë më shumë ligje, do të duhen disa ditë që presidenti t’i shqyrtojë me ekipin e tij juridik” – thonë nga presidenca…
Ministra e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadorja e SHBA-ve, në R. e Maqedonisë së Veriut, Angella Ageller, sot së bashku me qytetarët morën pjesë në ditën e hapur në Kavadar, që organizohet në suaza të ushtrimeve “Përgjigje e shpejtë 23”. Petrovska porositi se është kënaqësi që të jetë mes qytetarëve të Kavadarit në këtë ditë të hapur dhe falënderoi ambasadoren Ageller për mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës për zhvillimin e Armatës. “Qëllimi i këtij ushtrimi është që të tregohet bashkësia, bashkëpunimi me aleatët dhe përgatitja e armatave që marrin pjesë, për bashkëpunimin e ndërsjellë megjithatë edhe për tejkalimin e sfidave…
Një shtetas i Shqipërisë është goditur për vdekje nga një makinë me targa bullgare në Maqedoni, njofton MPB. Rasti ka ndodhur në magjistralen Manastir-Prilep. “Më datë 27.05.2023 në ora 23:20 është raportuar se në rrugën magjistrale Manastir-Prilep, në afërsi të fshatit Sërpci i Poshtëm, automjeti i pasagjerëve “Ford” me targa bullgare, i drejtuar nga gruaja D.I.(45) nga Manastiri, ka goditur Xh.F (52) nga Republika e Shqipërisë. Këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore. Një pasagjere e mitur nga vetura ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Manastirit”,…
Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, ka thënë se në Turqi ka dalë një numër i madh i qytetarëve për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. “Zgjedhje presidenciale në Turqi janë demokratike, kjo është hera e parë që ne jemi dëshmitarë të një votimi të tillë. Nuk ka asnjë vend tjetër në historinë botërore që ka një pjesëmarrje të votuesve prej gati 90 përqind”. “Por Turqia, me një pjesëmarrje gati 90%, po lufton për demokracinë në mënyrën më të mirë dhe besoj se do të jetë kështu edhe sot. I lutem Zotit që zgjedhjet të jenë të dobishme…
Izet Mexhiti nga “Grupi i Zjarrit” për TV21 ka komentuar ofertën e kreut të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, që pas shkëputjes përfundimtare nga BDI, edhe ky grup t’i bashkëngjitet opozitës. Mexhiti thotë se betejën do ta vazhdojnë brenda BDI-së. “Urojmë konsolidimin e opozitës shqiptare. Ne e vazhdojmë betejën fuqishëm brenda BDI-së”, tha Mexhiti për TV21.
Nga Ministria e Drejtësisë bëjnë të ditur se nesër do të nënshkruhet udhëzimi me çka do të vendoset përkatësia etnike në certifikatën lindjes, certifikatën e kurorëzimit dhe certifikatën e vdekjes. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se zbatimi i udhëzimit për certifikatën e lindjes do të hyjë në fuqi 8 ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare, ndërsa për dy certifikatat tjera do të bëhet pasi të nxirren dokumentet e reja me emrin e ri të shtetit, në mënyrë që qytetarët mos të kenë implikime financiare shtesë. “Gjatë ditës së nesërme do të nënshkruhet udhëzimi i ri, me çka do të…
Fletobligacionet e qytetarëve janë investim pa rrisk që do t’u sjellë rendimente qytetarëve, do ta mbrojë vlerën e kursimeve të tyre nga efektet e inflacionit dhe do ta rrisë sigurinë e përgjithshme të portofolit të tyre. Këto letra me vlerë afatgjata, të cilat shteti do t’i emetojë muajin e ardhshëm, do të sjellin një sërë përfitimesh, si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë. Ato do ta stimulojnë aktivitetin investues, do ta reduktojnë qarkullimin e parave të gatshme – që është një nga mënyrat për luftimin e ekonomisë gri, por edhe do të ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të tregut të…