Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se situata e sigurisë në veri të Kosovës është shumë e rrezikshme për shkak të “vendimeve të njëanshme, të paligjshme dhe jolegjitime”. Vuçeviq, tha se niveli i rrezikut është ndoshta më i madh i mundshëm. “Nëse mund ta renditim në këtë mënyrë, duke pasur parasysh jo vetëm atë që ndodhi dy ditët e kaluara, veçanërisht të hënën, por gjithçka që ndodhi javë e muaj më parë, për të cilat paralajmëroi Serbia. Presidenti i Republikës ka biseduar edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë, por edhe e informoi opinionin në Serbi për skenarin e mundshëm dhe, për…
Author: Jeta almakos
Përgjatë ditë së sotme dorëzimi i çertefikatave për nxënësit e studentët që ndoqën mësimdhënien e gjuhës turke nuk ka qenë aktiviteti i vetëm për ‘Fondacionin Alsar’. Pas aktivitetit të parë, për studentët e ekselencës në universitetet publike shqiptare u shpërndanë bursa ekselence. Nga akordimi i këstit të dytë të bursave për studentët e ekselencës përfituan tetëdhjetë studentë nga fakultete dhe degë të ndryshme, për të cilët mbështetja nga ‘Fondacioni Alsar’ do të vijojë edhe në të ardhmen. Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe shkëlqesia e tij, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Z.Tayyar Kağan Atay ku sëbashku me drejtuesin…
Fejzulla Osmani, afarist në moshë të re nga Sllupçani i Kumanovës, ka udhëtuar në Zveçan, siç shkruan “pas çlirimit të këtij qyteti”, transmeton Lideri.mk. Ai ka shkuar edhe para komunës, ku ka bë shqiponjën. Fejzullau thotë se pas publikimit të fotografisë, ka marë disa kërcënime dhe shumë ofendime prej serbëve në rrjetet sociale. “Shqiponja është simboli im kombëtar dhe e bëj gjithkund ku shkoj dhe nuk e kam ndërmend të ndalem. Kërcënimet e çetnikëve serbë në rrjetet sociale nuk më frikësojnë aspak, veç le të vazhdojnë”, thotë Fejzulla Osmani në deklaratën e tij për Lideri.mk. Ai shton se ende nuk…
Më shumë se dy muaj, disa nga antibiotikët që përdoren më së shumti në trajtimin e fëmijëve nuk janë në dispozicion nëpër farmacitë. Përveç antibiotikëve, mungojnë edhe barnat e tjera, por edhe terapia me ampula, shprehet mjeku amë nga Struga, Axher Halied. “Kur e dini se keni armik për të cilin duhet të përdorni antibiotik, keni infeksion bakterial, në atë rast duhet të përdorim antibiotik me spektrin më të ngushtë. Por, të mos kesh “Ospen” është diçka e papranueshme. Duhet të japim antibiotik me spektër të gjerë, antibiotik që funksionon në spektër të gjerë të baktereve, sepse nëse jepni antibiotik…
Nga e enjtja frutat dhe perimet nuk do të kenë çmim të ngrirë. Masa e ngrirjes së çmimeve e miratuar për parandalimin e rritjeve të mëdha të çmimeve skadon të mërkurën më 31 maj dhe Qeveria ka njoftuar se nuk do të zgjatet. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka sqaruar se masa e ngrirjes së зmimeve nuk vazhdohet sepse gjithçka që e ka ngritur çmimet deri më tani është normalizuar. FATMIR BYTYQI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR “Janë përmbushur të gjitha parakushtet që duhet të plotësohen që çmimet të mbeten në të njëjtin nivel dhe pritshëmria është që ato ndoshta do të jenë…
Në spitalin e Kumanovës në mëngjes vdiq emigranti pasi më parë ishte therur me një mjet të mprehtë. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, personi është gjetur mëngjesin e sotëm në hyrjen e fshatit Reçicë të Kumanovës me lëndime nga një mjet i mprehtë. Personi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku ka ndërruar jetë në orën 07:45 minuta. “Nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Kumanovë është kryer kontroll dhe pas masave të marra dhe bisedave të kryera është konstatuar se ka pasur një konfrontim fizik në mes të disa emigrantëve, me ç’rast emigranti i…
Një 59 vjeçar nga Gostivari dhe një 29 vjeçar nga frëngova e Strugës, të dy të burgosur në Burgun e Idrizovës ishin arratisur sot pasdite nga ambientet e burgut, përcjell KlanM. 59 vjeçari B.O ka qenë i dënuar me 11 vite e 8 muaj burgim, ndërsa 29 vjeçari E.M sipas njoftimit të policiës është i dënuar me 9 vite burg. Megjithatë, sipas policisë, aventura e dy të burgosurve ka zgjatur pak më shumë se një orë, përcjell KlanM. Të dy janë gjetuar në një automjet udhëtarësh dhe janë arrestuar menjëherë nga policia. Me vete kanë pasur edhe rreth 2 mijë…
Ngecja e realizimit të reformave kamuflohet me kërkesën e Sofjes për përfshirjen e bullgarëve në preambulë gjë që ka çuar në rritjen e euro-skepticizmit në mesin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Në bazë rezultateve të anketës së realizuar nga Instituti për Kërkime Politike në fillim të muajit (ndërsa rezultatet janë publikuar të dielën), 42.1 për qind e qytetarëve thonë se e kanë humbur besimin se Maqedonia e Veriut do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo përqindje, në një anketë të realizuar katër vjet më herët ng ai po ky institut ishte vetëm 22.2. Nga ana tjetër, rezultatet e…
Kreshnik Bekteshi i BDI-së në Click Plus foli për tensionet e fundit që kanë ndodhur në komunën e Haracinës. Ai tha se nuk e di saktë se çfarë ka ndodhur por i çoi porosi ministrit të brendshëm Oliver Spasovski që ta kryen detyrën e tij për ta mbajtur rendin dhe qetësinë. “Zotëri Spasovski është mirë ta kryej detyrën për të cilën është i zgjedhur nga deputetët dhe detyra e tij është të mbaj rendin në çdo cep të Maqedonisë së Veriut. G: Përfshirë edhe Haraçinën?! Po komuna e Haraçinës nuk është në hënë është Maqedoni të Veriut!”, tha Kreshnik Bekteshi-ministër…
Biljana Angellova, profesoreshë nga Instituti Ekonomik është rektorja e re në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Ajo bindshëm ka mposhtur pesë kundërkandidatët e saj. Angellova ka zënë vendim e profesorit Nikolla Jankullovski, duke u bërë rektorja e dytë femër në këtë institucion. E para grua që udhëhoqi me këtë institucion të lartë arsimor, ka qenë D-r Radmilla Kiprijanova gjatë periudhës 1994-1998.
Gjykata e Apelit në Shkup e ka refuzuar si të pabazë ankesën e Prokurorisë Themelore Publike Shkup në lidhje me rastin “DokazM”, ndërsa pjesërisht i ka pranuar ankesat e të pandehurit Marjan Stamenkovski, pronar i portalit me të njëjtin emër. Në seancën e mbajtur më 19 maj në Gjykatën e Apelit në Shkup, Prokuroria Publike kërkoi dënim më të lartë, ndërsa mbrojtja kërkoi përsëritjen e procedurës për rastin. “Gjykata e Apelit në Shkup, duke vepruar në lëndën penale KZh-357/23, pas seancës publike të mbajtur më 19.05.2023, ka marrë aktgjykim me të cilin e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Themelore Publike…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në zyrën e tij të punës ka vendosur fotografinë e Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Prof. dr. Fadil Sulejmani. Në zyrën ku ka vendosur fotografinë e veprimtarit Sulejmani, Lloga bën takime zyrtare në cilësinë e ministrit të Drejtësisë. Fotografinë e Prof. dr. Fadil Sulejmani Lloga e mori dhuratë nga takimi me rektorin aktual të UT-së, Kushtrim Ahmeti. Në ngjarjet më të rëndësishme të fillimit të punës së këtij Universiteti, Prof. dr. Fadil Sulejmani ishte në ballë të këtyre aktiviteteve si, në drejtimin e punës së organeve të përkohshme të Universitetit, në sjelljen e…