Author: Jeta almakos

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi një veturë me katër kosovarë ra në lumin Lepenc. Sipas, Pacollit tre nga ta vdiqën. “E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjeret e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!”, tha Pacolli. Gjatë së shtunës, Klankosova.tv ka raportuar lidhur me rastin. /Klankosova

Lexo më Shumë

Është duke vazhduar aksioni i kërkmit në lumin Lepenc, pas aksidentit të familjes Pacolli nga Kosova. Bëhet e ditur se FSK-ja dhe ekipet nga Maqedonia e Veriut kanë detektuar një zonë të ngushtë, ku sipas analizave nuk mund të kalojë vetura sepse lumi ndahet në dy pjesë, shkruan Klan Maqedonia. Tutje, ekipet po përqëndrohen në atë zonë për të gjetur veturën dhe personat që ishin në të.

Lexo më Shumë

Policia ka arritur që të arrestojë shtetasin serb me iniciale A.A., 30 vjeç, i cili paraprakisht kishte marrë para, stoli dhe gjëra personale nga shtetasi turk S.S. 39 vjeç, në një lokal në Tetovë , përcjell TV21. Siç informon policia, arrestimi është bërë në pikën kufitare “Jazhincë”, ndërsa dyshohet se gjërat e konfiskuara kanë prejardhje nga një vepër penale. “Me datë 17.06.2023, në ora 18.15 në vendkalimin kufitar “Jazhincë” nga ana e zyrtarëve policorë A.A.(30) nga Republika e Serbisë është privuar nga liria pasi sipas raportit rreth orës 07.30 në një lokal në Tetovë ka marrë para, bizhuteri dhe sendet…

Lexo më Shumë

Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmë në lumin Lepenc në Maqedoninë e Veriut. Tre persona dyshohet se kanë humbur jetën pasi vetura me targa të Kosovës është përmbysur në lum. Një 20 vjeçar arriti të shpëtojë i gjallë duke u hedhur nga automjeti, ndërsa kërkimet për tre të tjerë vazhdojnë ende. Për shkak të ujit të rrëmbyeshëm, njësitet e kërkimit nuk kanë gjetur akoma trupat e tyre. Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli njoftoi se të përfshirë në këtë tragjedi janë Naim, Merita dhe Ermal Pacolli.

Lexo më Shumë

Policia mëngjesin e sotëm me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë e personit G.B. 37 vjeç, shtetas i Kosovës me vendbanim në Kondovë të Sarajit të Shkupit dhe tek partnerja e tij 34-vjeçe A.Gj. nga Shkupi, ku ka gjetur armatim dhe municione, përcjell TV21. “Gjatë bastisjes te G.B., u gjet edhe A.G., si dhe tre granata dore, një raketë dore-zolja, një pistoletë, një pjesë pistolete, katër karikatorë nga një pushkë automatike, 164 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe gjashtë plumba gjueti”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Personi i cili dyshohet për aksidentin afër lumit Lepenc ku humbën jetën tre shtats të Kosovës dhe një shpëtoi sot është arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut. Siç thonë nga MPB-ja, personi B.B i cili ka drejtuar veturën “Volkswagen Touran” është provuar nga liria pas aksidentit në lumin Lepenc. “Prokurori publik dhe ekipi i SPB-Shkup kanë realizuar kontroll në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik ngasësi i mjetit “Volkswagen Touran” B.B. është privuar nga liria dhe është ndaluar për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB./TS/

Lexo më Shumë

BËHET THIRRJE PËR KUJDES PËRGJATË RRJEDHJES SË LUMEJVE Pas shtatë orë ndërprerje, pasdite është lëshuar për qarkullim në dy drejtimet trafiku në rrugën Gradsko-Prilep në Pletvar. Në mëngjes automjetet që ishin nisur drejt Manastirit dhe Prilepit kishin mbetur të bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve. Situatë më kritike ka qenë në Drenovë, ku janë shkaktuar dëme nga derdhja e lumit afër fshatit Raec. Ekipi i Klan Maqedoni kishte qenë në vendngjarje duke ndjekur nga afër zhvillimet për vënien në funksion të magjistrales. Banorët e goditur nga përmbytjet bëjnë bilancin e dëmeve. Situatë e rëndë është shënuar edhe…

Lexo më Shumë

Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje, edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasiq. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës. “Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, tha ai.

Lexo më Shumë

Në rrugën nga Shkupi drejt Kosovë, respektivisht para pikës kufitare “Bllacë” një veturë është aksidentuar dhe ka përfunduar në lumin “Lepenc”, përcjell TV21. Aksidenti ka ndodhur para tunelit të vetëm në këtë rrugë. Dëshmitarët e rastit për TV21 thonë se në veturë kanë qenë 4 persona, njëri ka shpëtuar ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe policia po kërkon 3 personat e tjerë. Në vendngjarje janë zjarrfikësit, policia dhe ambulanca. TV21 për ka kontaktuar edhe MPB-në, të cilët deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kishin informacione zyrtare në lidhje me rastin./tv21.tv

Lexo më Shumë

Edhe dita e njëmbëdhjetë pas takimit, Kovaçevski-Mickoski kaloi me grindje publike, dhe oferta se si të vazhdohet përgjatë rrugës evropiane. LSDM dhe VMRO- DPMNE nuk po bien dakord se si të shqyrtohen propozimet, që përfshijnë ndryshime kushtetuese me zbatim të mëvonshëm, zgjedhje të parakohshme, një qeveri të gjerë dhe heqjen e të ashtuquajturës qeveri teknike që doli nga Marrëveshja e Përzhinës. Propozimi për heqjen e qeverisë në njëqind ditët e fundit të mandatit, në parim, ka pëlqimin e të gjitha subjekteve politike, megjithëse ishte pikërisht periudha që BDI pritej ta përdorte për të përmbushur premtimin kryesor parazgjedhor për kryeministrin e…

Lexo më Shumë

Euronews Albania ka siguruar pamjet nga aksidenti në Elbasan, ku për fat të keq një vajzë në moshën 8-vjeçe ka mbetur e vdekur. Mësohet se makina me targa maqedonase ka qenë duke ardhur nga Elbasani për në drejtim të Peqinit dhe në kthesë mjeti golf maqedonas ka humb kontrollin ku i ka prerë rrugën mjetit tjetër. “Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasja Trendelina Behari  duke drejtuar automjetin tip “Golf”, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Agron Hasa banues në Kavajë”- njofton policia. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një shtetase e mitur 8…

Lexo më Shumë

Viti i ri shkollor 2023-24 mund të filloj më 11 shtator ndërsa të përmbyllet nga fundi i muajit qershor. Mirëpo, mund të mbetet edhe data e zakonshme 1 Shtatori por gjatë vitit mësimor të shoqërohet me një pushim të shkurtër pranveror. Sipas ministrit Jeton Shaqiri, këto ndryshime për të cilat duhet të vendos qeveria bëhen me qëllim që të rritet produktiviteti te nxënësit dhe mësimdhënësit. “Kemi festat në fillim të muajit shtator dhe kemi periudhën në të cilën shumë prej nxënësve, nga të dhënat tona që i kemi, shfrytëzojnë pushimet verore në fillim të muajit shtator. E dyta është se…

Lexo më Shumë