Një person nga Struga dyshohet për prodhim të diplomave të falsifikuara 20 June, 2024. MPB njofton se është dorëzuar kallëzim penal kundër një 34-vjeçari nga Struga për shkak të dyshimit se ka falsifikuar diplomë. “Zyra e jashtme për çështje penale Strugë ka dorëzuar kallëzim penal kundër D.M (34) nga Struga për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumenteve”. Më datë 04.06.2024, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar diploma false dhe një kompjuter me dosje (file) për krijimin e diplomave të falsifikuara”, thonë nga MPB.
Author: Jeta almakos
Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE tha se nuk do të ketë Zëvendëskryeministër të Parë, pasi sipas tij, të gjithë do të jenë të njëjtë. -Pse mbetet funksioni zëvendëskryeministër i parë? -Nuk mbetet. Unë edhe kolegëve tuaj gazetarë iu paraqita që t’i sqaroj, nuk do të ketë punë të tilla! -Do ta fshini? -Po. -Do me thënë Izet Mexhiti nuk do të jetë zëvendëskryeministër i parë? -Ai do të jetë zëvendëskryeministër në Qeveri, siç do të jem unë dhe…
Çdo ditë ka raportime për gjarpërinj në zonat e populluara në Maqedoni. Qendra për menaxhimi me kriza (QMK) bën me dije se në vend nuk ka asnjë shërbim të specializuar për kapjen dhe largimin e sigurt të gjarpërinjve. Nga QKM thonë se më parë qytetarët ankoheshin se nuk kishin ku të drejtohen për mbrojtje nga gjarpërinjtë, ndërsa tani që u ofrohet ky shërbim nga persona që merren privatisht, ata ankohen se ky shërbim nuk është falas. “Megjithatë, shumica e qytetarëve tregojnë mirëkuptim, duke e krahasuar me shërbimin me kontratë kur thërrasin një riparues në shtëpi”, thonë nga QKM, duke kujtuar…
Me moton “I LOVE ÇAMËRIA”, edhe këtë vit shoqata kulturore “Vizioni-M”, organizon “Javën Çame”, e cila do të fillojë nga e premtja më 21 qershorë dhe do të zgjasë deri të ejtën më datë 27, po në këtë muaj. Koordinatori i këtij organizimi, Bujar Çaili, për Televizionin Shenja, tha se programi këtë vit do të jetë më i begatë dhe se janë parashikuar një sërë aktivitetesh. Ai tha se presin interersim tejët të lartë nga të gjithë qytetarët e vendit dhe më gjërë. BUJAR ÇAILI, KORDINATOR I JAVËS ÇAME “Është viti i 4 rradhazi që jemi duke organizuar programin e…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me kolegun e tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. “Duke i uruar mirëseardhjen, Gashi konstatoi se të dy vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyer reciprok, që nga koha kur vendi e njohu pavarësinë e Kosovës. Është e rëndësishme të ruhet dhe thellohet ky trend i marrëdhënieve të mira në periudhën e ardhshme. Duke qenë se nuk ka çështje politike të pazgjidhura reciproke, fokusi duhet të jetë në projektet infrastrukturore, forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe bashkëpunimi në fushën e arsimit, kulturës dhe shëndetësisë, me qëllim të lehtësimit të komunikimit…
Në seancën e sotme gjyqësore që ka të bëj me emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollën fillore “Goce Dellçev” në fshatin Podgorci, i akuzuari i parë Ramiz Merko tha se e kupton se për çfarë akuzohet, por shtoi se nuk ndihet fajtor sepse bëri vazhdimësi në punën e shkollave fillore, shkruan Alsat.mk.
Mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka njoftuar se deri te Kuvendi ka propozuar Ligj me të cilin siç thotë, do të ndërpritet rritja dramatike e energjisë elektrike. Siç bëri të ditur Mickoski, me këtë do të marrë fund periudha e rritjes dramatike të energjisë elektrike, siç thotë, të cilin e pamë gjatë periudhës së kaluar. “Çfarë paraqet ky propozim-ligj për plotësim të Ligjit për energjetikë? Ai paraqet propozim – ligj me të cilin nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, gjegjësisht, standardi i qytetarëve do të jetë i mbrojtur…
Athinë, 20 qershor 2024 (MIA) – Më pyetni se ç’po ndodhë, ju them nuk mund të vazhdoni kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nëse prej momentit kur do ta marrë detyrën, insiston në këtë retorikë, do të gjendet në sitiatë mjaft të pakëndshme, kur do të takoemi në Samitin e NATO-s, tha kryeministri grek, Kiriakos Micotakis për radion “Real fm” për qëndrimin e mandatarit për formim të Qeverisë, Hristian Micotakiss rreth përdorimit të emrit të Maqedonisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Micotakis sqaroi se Marrëveshja e Prespës siguroi një emër për përdorim të përgjithshëm, dhe jo formulë e dyfishtë…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se nuk beson që energjia elektrike do të shtrenjtohet nga 1 korriku dhe se pret që komisioni rregullator i energjetikës të marrë një vendim që nuk do të jetë në barrë të qytetarëve dhe përveç kësaj, pret që qeveria e re të rishikojë vendimin e qeverisë teknike, e cila rriti çmimin me të cilin Elektranat e Maqedonisë së Veriut ofron energji elektrike për furnizuesin universal dhe uli përqindjen e mbulimit të nevojave të tregut të rregulluar. KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË “Ministria e Ekonomisë synon gjithmonë që të ketë shpenzime sa më të ulëta,…
Paralajmërimi i fundit i mandatarit Hristijan Mickoski për heqjen e mekanizmit të Balanserit, është goditje e drejtëpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit, si një nga shtyllat kryesore për stabilitetin e shtetit dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend”, thuhet ne reagimin e Frontit Evropian. “Ky hap është vetëm vazhdimësi e asaj që filloi me mosrespektimin e frymës së MO-së, duke mos respektuar vullnetin e shumicës shqiptare të shprehur në zgjedhjet e 8 Majit, për çka paralajmëruam me kohë se ishte qëllimi kryesor dhe i vetëm. Ky skenar fatkeqësisht po ndihmohet edhe nga disa shqiptarë të cilët humbën zgjedhjet dhe nga etja për pushtet…
Sot në mëngjes pata rastin t’i dërgoj dhe t’u uroj udhëtim të mbarë dhe qëndrim të mbarë në kampin veror shkollor të më shumë se 400 nxënësve të shkollave fillore komunale, i cili realizohet me mbështetjen financiare të komunës së Gazi Babës duke subvencionuar çmimi për pjesëmarrjen e secilit nxënës. Nxënësit gjatë kampit do të jenë pjesë e një pjese sportive, edukative dhe argëtuese dhe më e rëndësishmja është se do të mund të miqësohen me njëri-tjetrin. Nxënësit në kampin shkollor do të trajnohen në teknikën bazë të notit. Ky projekt realizohet nga komuna e Gazi Babës në bashkëpunim me…
Aleanca për Shqiptarët tha se largimi i Safije Sadikut nga Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive tregon dobësinë e koalicionit VLEN karshi Mickoskit dhe VMRO-së dhe shtuan se VLEN duhej të kushtëzojnë mandatarin që ta largojë Stoillkoviqin dhe jo të largojnë zëvendës ministren e tyre. “Veprimi i fundit i koalicionit që humbi zgjedhjet parlamentare, Vlen për ta larguar zonjën Safije Sadiki nga Ministria për marrëdhënie mes bashkësive është edhe një dështim total dhe konfirmim i dobësisë së këtyre partive përballë padronit të tyre, Mickoskit dhe VMRO-së. Ata duhej të kushtëzojnë mandatarin që ta largojë Stoilkoviqin dhe jo të largojnë zëvendës ministren…

