Një tërmet me fuqi prej dy shkallë sipas Rihterit pasdite është regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Sipas informacioneve të para, epiqendra është në afërsi të fshatit Veleshtë të Strugës. Epiqendra është në thellësi prej 10 km. Me orën lokale, tërmeti është regjistruar në 14:43 dhe 46 sekonda.
Author: Jeta almakos
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pjesë e koalicionit VLEN nëpërmjet një statusi në Facebook ka theksuar se koalicioni VLEN do të bëhet pjesë e Qeverisë. Taravari ka numëruar 5 pika që do të fokusohet koaliconi VLEN në Qeverinë e re. Në njërën nga pikat Taravari ka shkruar se prej sot nuk do të ketë votues dhe jovotues, por nënshtetas për të cilët do të punojnë maksimalisht dhe njësoj, përcjell TV21. Ndërkaq në pikën e 5 Taravari shkruan: “Ne do të mbajmë përgjegjësinë e duhur në çdo kohë dhe sipas rregullit të brendshëm, ne kemi vendosur që secili që nuk…
Hristijan Mickoski do të jetë kryeministri i 13 që nga pavarësia e vendit. Pas rezultatit zgjedhor të 8 majit, kreu i VMRO-DPMNE-së zgjodhi si partnerë qeverisës koalicionin VLEN dhe Lëvizjen ZNAM. Qeveria e re do të ketë 4 ministri më shumë nga ajo aktuale. Përveç kryeministrit do të ketë edhe 23 ministra, nga të cilët 20 me resor. Qeveria “Mickoski” do të ketë 5 zëvendëskryeministra, një prej tyre zëvendëskryeministër i parë. VMRO-DPMNE-ja do të drejtojë me 15 dikastere, 6 ministri janë të VLEN-it dhe 2 të ZNAM-it. Mickoski një ditë më parë në ekspozenë e ti tha se fokusi i…
Ish z.Kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi bëri të ditur se LSDM do të mbështes propozim ndryshimin e ligjit për energjetikë të propozuar nga VMRO-DPMNE. Ndërkaq, sa I përket kandidatit të ardhshëm që do drejtoj partinë ai bëri të ditur se jo të gjithë pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore besojnë plotësisht në vlerat dhe ideologjinë e LSDM-së. Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi në një intervist për Radio Evropa e Lirë bëri të ditur se do të mbështesin propozim ndryshimin e ligjit për energjetikë të propozuar nga VMRO-DPMNE, pasi sipas Bytyqit kjo vjen edhe si rezultat i punës së Qeverisësë kaluar që…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot vazhdon seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re me mandatar për kryeministër Hristijan Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së. Pas përfundimit të debatit dhe fjalimeve të deputetëve, deri vonë në mesnatë pritet të votohet Qeveria e re, për të cilën duhet 61 nga 120 vende deputetësh në Kuvendin e RVM-së, përcjell INA. Por, koalicioni i formuar qeveritar numëron 78 deputetë dhe përbëhet nga 58 deputetë të VMRO-DPMNE-së, 14 nga koalicioni VLEN dhe 6 deputetë nga partia ZNAM. Programi i punës së Qeverisë 2024-2028, i dorëzuar në Kuvend nga mandatari Hristijan Mickoski, është paraqitur në gjashtë shtylla…
Fondi i Shëndetësisë do të kursej të paktën gjysmë milioni euro për një vit nëse ministi i shëndetësisë, Arben Taravari e përmbush premtimin në ditën e parë të punës. Ky kursim është vetëm nga heqja e pozitës së drejtorit organizativ nëpër klinika, sepse përpos tyre nuk do të ketë shpenzime për sekretare, automjete zyrtare, telefona dhe udhëtime jashtë vendit që këta zyrtarë kanë përdorur deri më tani. Taravari njoftoi shkarkimin e menjëhershëm të atyre që janë në detyrë, dhe drejtorët me kontrata menaxheriale do të presin ndryshimet në ligj, ku do të hiqet ky funksion. “Të hënën nëse unë marr…
Kim Mehmeti Ne, si gjithë të tjerët, këto ditë kemi hallin e të nxehtit jo të rëndomtë për këto hapësira si dhe, atë të kampionatit evropianë të futbollit. Gjë që i bënë të largëta pamjet rrëqethëse të fëmijëve të djegur e të masakruar palestinezë nga bombat izraelite, si dhe ato të trupave të tyre të njomë të deformuar nga etja dhe uria. Në të vërtet, jo vetëm tani, por gjithmonë, kjo botë ka qëndruar mbi themelet e kontradiktave dhe asnjëherë e askush nuk ka mundur t’ua mbyll dyert as të mirave as të këqijave që i takojnë asaj. Apo thënë…
“Maqedonia e Veriut do ndryshim.” Ky nuk ishte thjesht slogani ynë për të siguruar mandate apo për t’u kyçur në ekzekutiv. Kjo është bindja jonë. Koalicioni VLEN do të jetë pjesë e qeverisë, jo duke pasur qytetarët në funksion të politikës, por duke vënë politikën në shërbim të qytetarëve. Ne do të votojmë për besimin ndaj Qeverisë së propozuar dhe do të jemi pjesë e saj, duke përfaqësuar, duke dëgjuar dhe duke nderuar besimin e mijëra motrave dhe vëllezërve që na dhanë votën dhe të atyre që u deyruan të mos na votojnë, por që duan po me aq vendosmëri…
Aleanca Demokratike Boshnjake (BDS) dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak (BNV) përmes avokates Edina Zeqiroviq Fazlagiq, ka paraqitur kallëzim penal kundër Ivan Stojiljkoviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni, i cili me rastin e vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë për të bashkësponsorizuar Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për ta shpallin 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebenicë, e ka quajtur gjenocidin DISNEYLAND NEKROFILIK. Vlerësohet se ky lloj i gjuhës së urrejtjes është i paligjshëm për të gjithë qytetarët, veçanërisht për boshnjakët, dhe për këtë, dhe siç njoftuan në konferencën për media përmes së…
Kanë vazhduar edhe sot aktivitetet në kuadër të “Javës Çame”, e organizuar nga shoqata kulturore “Vizion-M”. Në kuadër të kësaj jave, në mënyrë të organizuar është bërë nisja për në Shqipëri, ku në Kllogjër do të vizitohen varrezat çame. “Java Çame”, e cila ka filluar nga dje, ku disa pjesë të Shkupit u zbukuruan me banderola “I love Çamëria”, do të zgjasë 7 ditë. Ndërkohë janë paraparë një sërë aktivitetesh tjera. Siç njoftojnë organizatorët, në ditën e diel dhe të hënë do të mbahet një turnir i futbollit dhe basketbollit, ndërsa të martën, do të bëhet prezantimi i librit nga…
“Më shumë ministri dhe më pak gra, staf i Gruevskit, shumë fjalë e pak të thënë, të gjitha gënjeshtra të zbuluara, ky është vlerësimi i Programit dhe i përbërjes së Qeverisë së re. Është pak hipokrite të flitet për interesat strategjike të vendit dhe kandidati për ministror të jetë mbështetës i regjimit të Putinit“, tha sot deputetja e LSDM-së Slavjanka Petrovska në seancën e votimit të Qeverisë. Ajo tha do të fillojnë me demaskimin e gënjeshtrave të VMRO-DPMNE-së që shërbyen vetëm për të ardhur në pushtet.
Hristijan Mickoski do të jetë kryeministri i 13-të dhe do të udhëheqë qeverinë e 20-të që nga shpallja e pavarësisë së vendit. Qeveria e re e propozuar nga Mickoski do të ketë 24 anëtarë. Përveç kryeministrit do të jenë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve kanë portofol. Në qeverinë e re do të jenë 20 burra dhe vetëm tre gra. Mosha mesatare e anëtarëve të qeverisë është 47 vjeç. Më i madhi është 66 vjeç dhe më i riu 33. Pesëmbëdhjetë anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, gjashtë nga koalicioni Vlen dhe dy…

